“Diskutimet e thella” janë bërë shumë të famshme së fundmi. Këto janë ato çfarë mund të quhen biseda filozoike mes miqsh, një mënyrë e re komunikimi e cila ju ndihmon të njihni më mirë personin që keni përballë.
Këto janë 8 pyetje interesante që mund t’ja bëni një miku për të filluar një diskutim rreth gjërave që ata me shumë mundësi nuk i kanë menduar asnjëherë. Këto pyetje kërkojnë përgjigje të detajuara, kështu që “po” dhe “jo” nuk mund të përdoren si përgjigje.
- A do e hapje një zarf i cili përmban datën tënde të vdekjes brenda? Me përgjigjen e kësaj pyetjeje, ti mund të kuptosh nivelin e fatalizmit që ka një individ dhe sjelljen e tyre ndaj jetës në përgjithësi.
- A do doje ta kishe veten si mik? Këtu mund të kuptosh vetë-vlerësimin e një personi, anët e tyre të forta dhe të dobëta, si dhe sa interesant janë.
- Nëse do kishe mundësi të shikoje një shkallë matëse mbi kokat e njerëzve, çfarë do doje të paraqiste? Statusin e tyre në shoqëri, nivelin e tyre të lumturisë, pasurinë, etj.? Me përgjigjen e kësaj pyetje, ti do kuptosh vlerat dhe prioritetet e një personi.
- Cila është gjëja që e bën ndryshe nga gjithë njerëzit që njeh? Këtu mund të kuptosh vetëbesimin e personit, sensin e tyre të humorit, nivelin e “çmendurisë” së tyre, dhe sa personalitet unik kanë.
- A e merr ndonjëherë ndjenjën sikur dita e tanishme është përsëritur 100 herë? Me përgjigjen e kësaj pyetjeje, ti do kuptosh se si një person e jeton jetën dhe nëse jet aka kuptim për ta apo jo.
- Nëse burrat dhe gratë do jetonin në 2 planete të ndryshme, çfarë do ndodhte në këto dy planete? Këtu mund të kuptosh nëse dikush është nëse ky person priret ndaj mendimeve stereotipike dhe sa të logjikshëm janë.
- Nëse kryen një krim për të ushqyer një fëmijë të urritur, a je një person i keq apo krimi të justifikohet? Kjo tregon standardet morale të nje personi dhe sjelljen ndaj familjes.
- Nëse lumturia do ishte para, cila do ishte puna jote? Këtu mund të kuptosh shpresat dhe ëndrrat e një personi, dhe çfarë i duket se po i mungon në jetë,
Ekzistojnë shumë pyetje dhe dilemma të tjera. Mund t’i përdorësh në një festë ose si një mënyrë për të njohur dikë më mirë.
Cilat pyetje do i bëje ti?