Sipas disa studimeve nëse keni disa miq të ngushtë, një familje të madhe e me dashuri, apo lidhje të forta me komunitetin, ju jeni më të lumtur. Babai i psikologjisë pozitive Martin Selingman ka nxjerrë teorinë se ndërsa 60 për qind e lumturisë përcaktohet nga gjenet tona dhe nga mjedisi, 40 për qindëshi i mbetur është në dorën tonë. Kjo formulë ka joshur edhe një tjetër psikolog të njohur, Filip Zimbardo, i cili këtë formulë e ka përfshirë në librin e tij “The time paradox” . Të dy psikologët bien dakord se në qoftë se të lindurit përsëri dhe të marrit gjene të reja është e pamundur, në vend të kësaj ju mund të punoni në atë 40 për qind që është në dorën tuaj për të qenë i lumtur. Shkenca sugjeron të paktën 5 rrugë.
Kaloni (të paktën) 20 minuta në ditë jashtë
Sipas një sërë studimesh të publikuara në vitin 2010 nga Journal of Environmental Psychology , dalja në natyrë jo vetëm që na ndihmon për të pasur një humor të mirë, por edhe na përmirëson kujtesën. Gjatë këtyre daljeve na bëjnë mirë veçanërisht rrezet e diellit, edhe në një ditë me re dhe ajër të freskët.
Përpiquni të jenë të lumtur
Dy studime të publikuara në Journal of Positive Psychology kanë konfirmuar se kur njerëzit në mënyrë aktive kërkojnë të jenë të lumtur dhe përpiqet të përmirësojnë gjendjen e tyre shpirtërore, ata ndihen më të lumtur se personat që nuk e bëjnë këtë gjë. Në një prej studimeve, pjesëmarrësit kanë dëgjuar një gamë këngësh të gëzuara gjatë dy javëve. Atyre që iu ishte kërkuar të përqendroheshin në lumturinë e tyre, shënuan një përmirësim në gjendjen shpirtërore.
Zbuloni pikat e forta dhe përpiquni t’i përdorni ato
Libri The Happiness Advantage i Shawn Akor-it, psikolog në Harvard, raporton një eksperiment me mbi 577 vullnetarë, të cilët janë ftuar të zgjidhni një nga pikat e forta të tyre dhe t’i përdorin ato në një mënyrë të re çdo ditë për një javë rresht. Rezultati ishte i pritshëm. Në fund pjesëmarrësit në eksperiment janë ndjerë shumë më të lumtur dhe më pak të stresuar se grupi i kontrollit. Kjo nuk është e gjitha: avantazhet e kësaj mënyre jetese zgjatën edhe pas përfundimit të eksperimentit: niveli i tyre i lumturisë ka mbetur kështu për një muaj të tërë.
Bëni rregullisht ushtrime fizike
Ushtrimet fizike bëjnë që në tru të çlirohet endofinë, e cila përmirëson gjendjen shpirtërore. Nëse stërvitja është e qetë, gjendja shpirtërore pozitive shtrihet edhe në ditët në vijim. Kjo është konfirmuar nga kërkimet në Universitetin e Bristolit .
Jepini një kuptim jetës suaj
Hulumtuesit në Universitetit Tohoku në Japoni kanë bërë një studim shtatë-vjeçar ku mbi 43.000 e të rriturve të moshës mes 40 dhe 79 vjet janë pyetur në qoftë se ata kishin ikigai (një fjalë japoneze që do të thotë “rrugë e jetës”). Pas kësaj pyetjeje studiuesit kanë monitoruar gjendjen e shëndetit të pjesëmarrësve në eksperiment. 95 për qind e të anketuarve të cilët kanë raportuar se kanë dhënë një kuptim të jetës së tyre ishin të gjallë shtatë vjet pas hetimeve paraprake kurse rreth 83 për qind e atyre që nuk kishin raportuar ndonjë arsye të mirë për të jetuar nuk jetonin më. Mungesa e “rrugës së jetës”, sipas studiuesve, është e lidhur sidomos me vdekje për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.
Qëndroni në shoqëri të hareshme pasi lumturia është ngjitëse
Kush mendon se miqtë na ndihmojnë vetëm për të kaluar një mbasdite të këndëshme e ka gabim. Studiuesit e fushës së psikologjisë janë shprehur se miqtë janë një faktor shumë i rëndësishëm në lumturinë tonë. Sipas këtyre studimeve lumturia është ngjitëse prandaj bëjmë mirë të zgjedhim shoqëri të hareshme. Po sipas këtyre studimeve edhe puna vullnetare ndikon në gjendjen tonë shpirtërore duke ulur shanset e depresionit. Studiuesit japin tre këshilla për të rritur lumturinë:
Kaloni kohë me persona të lumtur…ose me miqtë e tyre
Sipas një studimi të publikuar në statistikat e mjekësisë nga Universiteti i Harvardit dhe Universiteti i Kalifornisë, lumturia është ngjitëse. Studiuesit zbuluan se kur një person bëhet i lumtur, një mik i cili jeton në afërsi të tij ka një probabilitet prej 25 për qind për të bërë edhe ai i lumtur. Bashkëshortja e personit të lumtur ka një rritje prej 8 për qind për të qenë e lumtur, dhe fqinjët kanë një probabilitet prej 34 për qind. Por, nuk mbaron këtu: studiuesit kanë kryer një rishikim të studimeve të mëparshme, dhe kanë gjetur se marrëdhëniet e caktuara janë më të prekura nga lumturia, në nderim të një teorie të quajtur “teoria e ngjitjes sociale” ose “tre gradët e ndikimit”. Sipas kësaj teorie kur një person është i lumtur, efekti mund të përhapet në tre gradë, deri te miqtë e shokët.
Ndërtoni marrëdhënie të forta sociale
Nëse ju keni disa miq të ngushtë, një familje të madhe e me dashuri, apo lidhje të forta me komunitetin, ju jeni më të lumtur. Në mesin e shumë studiuesve që e konfirmojnë këtë, është edhe psikologu Shawn Akorit. Në studimin që realizoi në mes të 1.600 studentëve të Harvardit, ai tregoi se mbështetja sociale është një burim i lumturisë dhe se faktorë të tillë ndikojnë më shumë se të ardhurat e familjes, rezultatet në kolegj, mosha, gjinia ose përkatësia etnike.
Kujdesuni për të tjerët
Njerëzit të cilët kalojnë kohë çdo muaj për të ndihmuar të tjerët (ky kujdes mund të jetë për një kafshë, për njerëz të tjerë ose për mjedisin) janë më të lumtur. Një kërkim i doktoreshës Suzanne Richards në Universitetin e Exeter Medical School, Britania e Madhe, shqyrtoi 40 studime në 20 vitet e fundit për të zbuluar një lidhje mes vullnetarizmit dhe shëndetit, duke vënë në dukje se personat që punojnë si vullnetarë janë më pak të lidhur me rastet e depresionit. Duke mos qenë në depresion shëndeti shpirtëror, mendor dhe fizik i tyre është më i mirë duke ulur kështu rastet e vdekjeve.