HomeFokusShprehitë tona të kqija
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Shprehitë tona të kqija

Ka shumë zakone të këqija që luftohen nga psikologët në të gjithë botën, si të folurit keq për veten ose shqëtësimi për fatkeqësitë para gjumit. Ato bëjnë të ndihemi të pasigurtë dhe të pakënaqur. Ne mblodhëm ato gabime që minojnë besimin tonë.

 

Shqetësimi për papërsosmëritë tuaja

Perfeksionizmi është rezultat i vetëbesimit të ulët dhe ankthit për shkak të të cilit ju nuk mund të ndjeheni krenar as për arritjet më të mëdha. Çfarë duhet të bëni: Kur kritika juaj e brendshme fillon t’ju fajësojë, përpiquni të analizoni se të kujt janë ato pritshmëri në të vërtetë dhe përse duhet të jetoni me to. Filloni një ditar të vetë-pranimit, shkruani 3 shënime me arritjet tuaja çdo ditë dhe lexojini ato herë pas here.

 

Krahasimi i vetes me të tjerët

Ne synojmë të krahasojmë tiparet tona më të këqija me të mirat që shohim tek të tjerët, duke harruar se gjithkush është unik në mënyrën e vet. Çfarë të bëni: Krahasojeni veten tuaj sot vetëm me veten tuaj dje dhe mësoni nga të tjerët në vend që të bëni paralelizma. Frymëzohuni mus u frustroni.

 

Nënvlerësimi i vetes në bisede

Kundërshtimi i vetes është ose një mënyrë e pavetëdijshme për të marrë shumë komplimente ose një përpjekje e dobët për të justifikuar një dështim të ardhshëm që jeni të sigurt që do të ndodhë. Çfarë të bëni: Mos harroni, janë dobësitë tona që na bëjnë unike. Pranojini ato dhe kështu do të bëjnë edhe të tjerët. Përndryshe, njerëzit në një moment do të mendojnë se jeni vërtet po aq të këqinj sa thoni se jeni.

 

Shihni pengesat në vend të mundësive

Të gjitha pengesat që duhet të kapërceni për të arritur qëllimet tuaja janë një justifikim i çalë për të mos bërë asgjë fare dhe për të mos qortuar veten për këtë. Çfarë duhet të bëni: Nuk ka përvoja fatkeqe, vetëm të vlefshme. Dështimi është një arsye për të ndryshuar qasjen tuaj dhe jo për të hedhur poshtë plotësisht qëllimin tuaj.

 

Mendoni se askush nuk do ta bëjë më mirë se ju

Paaftësia për të deleguar çdo lloj pune tek një tjetër për shkak të frikës nga një punë e keqe, thonë psikologët, është gjithashtu rezultat i pasigurisë dhe i një tendence për të kontrolluar gjithçka. Çfarë duhet të bëni: Delegimi i një pune tek të tjerët është një shenjë e besimit dhe kjo nuk përfshin domosdoshmërisht punën në vetvete. Të jeni në gjendje të dërgoni burrin tuaj për të blerë sende ushqimore pa e kontrolluar tërësisht atë bën pjesë në këtë kategori gjithashtu. Çlirojeni veten nga përgjegjësia për të gjitha dhe gjithçka.

 

Të jeni të shqetësuar për të ardhmen tuaj

Imagjinimi i skenarit më të keq të mundshëm në çdo situatë është një mënyrë e mirë për të humbur shumë energji dhe vetëbesim. Çfarë duhet të bëni: Mendoni pozitivisht dhe mbani mend se jo çdo gjë në realitet ndodh ashtu siç ndodh në imagjinatën tuaj. Ju keni parë këtë të ndodhë.

 

Kërkimi për miratim nga njerëzit e tjerë

Një person i vetëdijshëm gjithmonë do të dojë të dëgjojë miratimin e meritave të tij nga të tjerët, duke mos e ditur se kjo kërkesë për lavdërim nuk do t’u sjellë ndonjë kënaqësi. Çdo kritikë do të jetë e barabartë me fundin e botës. Çfarë duhet të bëni: Mësoni t’i kuptoni vetë vlerat tuaja. Bëhuni miku më i mirë i vetes.

 

Humbja e kohës në zbavitje të padobishme

Nëse i mbytni dështimet tuaja në pazare ose në show televizive, thjesht harxhoni kohë dhe energji që mund ta kishit shpenzuar për përmirësimin e vetes. Çfarë të bëni: Më mirë t’i ktheni ndjenjat tuaja negative në energji për të ndryshuar jetën tuaj. Studioni, krijoni ide në fushat që ju interesojnë dhe do ta merrni veten në kohë.

 

I jepni shumë rëndësi dështimeve të mëparshme

Duke u endur në gabimet tuaja të kaluara dhe në atë se sa të dështuar vazhdoni të jeni në sytë e të tjerëve për shkak të atij projekti të dështuar të rëndësishëm në vitet ’90 nuk do t’ju sjellë ndonjë besim. Çfarë duhet të bëni: Pranoni faktin se e keni bërë atë që mund të kishit bërë në këto rrethana. Analizoni progresin tuaj deri tani. Dhurojini vetes pak dashuri dhe simpati. Jini të sigurt se njerëzit i kanë harruar gabimet tuaja për shkak se ata kryesisht mendojnë për veten e tyre.

Të fundit