Si krijesa sociale, njerëzit kanë krijuar një nivel ndërsjellje dhe angazhimi në marrëdhëniet e tyre. Ky është qëllimi në fund të fundit; përfitim i përbashkët. Shoqëria na ka kushëtzuar që t’i shohim marrëdhëniet si transaksionale, dhe t’i shohim ato me “shpërblimet” më të madhe (qofshin emocionale, materiale, apo të ndonjë lloji tjetër) si më të rëndësishme. Për ta vendosur në terme më të thjeshta, ne na pëlqen të rrimë me njerëzit që na bëjnë të ndihemi mirë për veten dhe nuk duam të rrijmë në marrëdhënie që janë të njëanshme. Për shkak të kësaj, ekziston një presion i padukshëm që bën njerëzit të angazohen në aktivitete që i bëjnë të ngjajnë më mirë, pavarësisht çdo parehatie që mund të shkaktojnë këto situata për individin. Kjo na bën të mendojmë që nëse nuk themi “po” çdo herë të vetme, do humbasim mundësi të shumta që përndryshe do na bënin më të pasur, më të lumtur, më të suksesshëm. Gjithsesi, ndonjëherë të thënit “po” mund të shkaktojë të kundërtën. Si ta evitojmë?
Frika se do lëndojmë dikë
Ky presion na bën të socializohemi në një mënyrë që na bën të ndihemi të përgjegjshëm për ndjenjat e njerëzve përreth nesh dhe mirëqenien e tyre. Na fut në kurth të një cikli të vazhdueshëm nderesh dhe zotimesh të cilat, në fund të ditës, nuk na përmbushin në asnjë mënyrë. Përfundojmë duke sakrifikuar kohën tonë, rehatinë, dhe përpjekjet tona që personi tjetër të jetë i kënaqur. Edhe pse nuk ka asgjë të keqe që të bëjmë diçka për një mik pa pritur asgjë mbrapa, është shumë toksike nëse shkojmë në kufinj absurdë thjesht për t’u siguruar që ndjenjat e tij nuk do lëndohen, duke harruar se sa shumë dëm na bën vetë ne.
Frika nga konfilkti
Nevoja për t’u parë pozitivisht vjen nga dëshira për t’u përshtatur dhe për t’u pranuar. Si fëmijë, na mësojnë t’u bindemi rregullave nga respekti dhe frika që kundërshtimi çon në kaos. Gjithsesi, kemi dhe lidhje emocionale me kundërshtimin; ata që thyejnë rregullat shpesh janë të përjashtuar nga shoqëria, dhe shihen si shkatërrimtarë dhe jobashkëpunues. Prandaj dhe kur themi “jo”, mendojmë që do refuzohemi, përjashtohemi, braktisemi, dhe përballemi me armiqësi.
Frika që do humbasim gjëra
Në realitet, fjala “jo” është e kundërta e asaj që pritet të thuhet nga ti. Kur dikush të pyet për diçka, ti tashmë ke thënë “po” në kokën e tyre. Për shkak të kësaj, dhe për shkak se kemi pritshmëri personale për veten tonë mbi ato që ka shoqëria për ne, ndihemi keq të themi “jo”. Fiksohemi me pyetjen “po sikur?” , dhe me mundësitë që kemi humbur, me mënyrën si do na shohim, pa kuptuar që këto mendime janë shumë joracionale dhe të shtyrë nga tendenca jonë për të menduar gjithmonë që të tjerët na gjykojnë dhe kritikojnë. Këto mendime na bëjnë të mendojmë negativisht për veten, situatën, dhe natyrën e marëdhënies, e cila na detyron të pranojmë rrethana dhe kushte të cilat përndryshe nuk do i pranonim.
Winston Churchill ka thënë, “Asnjëherë nuk do arrini destinacionin nëse ndaloni dhe gjuani me gurë gjithë qentë që lehin.” Të thuash “po” është po aq e rëndësishme sa të thuash “jo”, por nëse gjithçka që bën është pranimi i gjërave që nuk kanë rëndësi, nuk do të të mbetet më kohë për t’i bërë që realisht kanë rëndësi. hilja është të mësojmë se sit ë jetojmë me balancin delikat të këtyre të dyjave, dhe të mos ndjejmë presion për të dhënë një pergjigje të caktuar në mënyrë që dikush tjetër të përfitojë.