Në fëmijëri, na dukej se kur të rritemi, do të kemi një mundësi për të bërë atë që ne vërtetë dëshirojmë.
Megjithatë, në të vërtetë, rezulton se të gjithë njerëzit përreth nesh kanë një interes në jetën tonë, prindërit kërkojnë që ne të kemi nipër e mbesa sa të martohemi, miqtë të japin këshilla për hapjen e biznesit, ndërsa prodhuesit e mallrave të ndryshme duan që ju të mbani një rrobë me dizajn leopardi dhe të blini smartphone-in e fundit këtë sezon.
Dhe çdo person tjetër është i gatshëm të na tregojë se si duhet ta jetojmë jetën sepse “është e rëndësishme” ose sepse “të gjithë ashtu bëjnë”.
- “Një person i suksesshëm duhet të ketë një makinë, një apartament dheiPhone-in më të fundit”.
Shoqëria e sotme e promovon vazhdimisht jetën për hir të kënaqësisë që duhet të merret kryesisht nga konsumimi: blerja e pajisjeve të reja, parfumeve e rrobave të modës apo tiganëve që nuk ngjitin. Në të njëjtën kohë, ajo na imponon një model për sjelljen e fëmijëve tanë, të cilët dëshirojnë të marrin nga një lodër të re herë pas here. Dhe nuk ka rëndësi që sapo të blini iPhone-in e fundit, s’do të keni me çfarë të ushqeheni për 6 muaj dhe se makina e shtrenjtë do të qëndrojë kryesisht në garazh, sepse nuk do të keni para të mjaftueshme për ta furnizuar me karburant apo për t’i kryer shërbimet.
- “Pse duhet të ndihem inferior kundrejt një personi të famshëm?”
Sot, psikologët e përshkruajnë këtë fenomen si imitim i stilit të jetesës së grupeve të tjera sociale. Me fjalë të tjera, këto janë përpjekje për të imituar yjet e televizionit dhe biznesmenët të cilët kanë para për t’i plotësuar vetes çfarëdo teke.
Por një vajzë nga një qytet apo periferi rurale ndoshta nuk do të ketë para të mjaftueshme për një fustan vërtetë haute couture, pushime në Maldive ose për një zmadhim të gjoksit në një klinikë të shtrenjtë zvicerane. Problemi qëndron në faktin se ajo do ta konsiderojë veten në mënyrë të nënndërgjegjshme në inferioritet me disa nga divat që dalin në kopertinat e revistave dhe do të krijojë një kompleks të jashtëzakonshëm të inferioritetit.
- “Unë nuk mund të jetoj pa Instagram”
Situata është mjaft e thjeshtë këtu, sa shumë foto të bukura të keni në mediat sociale, aq më e suksesshme dhe më e mirë do të duket jeta juaj. Së paku kjo është ajo që do të mendojnë njerëzit që nuk kanë bërë pushime jashtë vendit këtë verë ose nuk kanë para të mjaftueshme për një restorant të shtrenjtë.
Psikologët kanë një mendim tjetër për këtë: ata besojnë se njerëzit që duan të tregojnë jetën e tyre në këtë mënyrë kanë zhvilluar karakteristika narcisistike, ndërsa vizitorët në llogaritë e tyre mund të fillojnë të vuajnë nga zilia dhe madje të zhyten në një depresion.
- “Unë po bëj më të mirën për të qenë një nënë e mirë.”
Nëse nuk jeni të rraskapitura, nuk jeni një nënë e mirë. Kjo është motoja e jetës që shumë gra përshtasin pasi kanë një fëmijë. Sidomos në qoftë se ata duan të shohin nëpër revistat magjepsëse ku me mijëra rekomandime jepen se si të rrisni fëmijët. Sidoqoftë, këto nëna të përsosura shpesh përfundojnë pa pasur kohë për veten e tyre. Psikologët dhe mësuesit tashmë ndihen të alarmuar nga kjo, duke theksuar se për shkak të prindërve që sot janë supermbrojtës, fëmijët e këtij brezi nuk do të jenë në gjendje të marrin vendime të pavarura ose të përqendrohen në studimet e tyre.
- “Është turp të bëhesh një kuzhinier ose një rrobaqepës”.
Me kalimin e viteve, shoqëria jonë ka formuar idenë se një person pa arsim të lartë i përket një “kaste të ulët”, ndërsa marrja e një diplome automatikisht i bën ata specialistë të përsosur për të cilin dyert e të gjitha kompanive prestigjioze janë të hapura. Si rezultat, ne pothuajse plotësisht kemi humbur respektin për punën e thjeshtë. Nuk ka pothuajse asnjë nxënës sot që mund të deklarojë haptazi se do të bëhet rrobaqepës/e ose elektricist/e. Përveç kësaj, nëse keni lindur në një familje doktorësh, atëherë nuk duhet t’ju shkojë në mendje të bëheni berber sipas qejfit tuaj.
- “M’i bëj gati milionat e para”.
Shumë prej nesh nuk janë të gatshëm që dalëngadalë të ngjiten në shkallët e karrierës dhe të fitojnë reputacionin e një specialisti të kalitur. Është shumë më e lehtë të marrësh pjesë në një nga trajnimet e zakonshme ku njerëzit do të flasin se keq është të punosh për dikë dhe do të të këshillojnë që t’i shpëtosh punës së zyrës për të marrë më në fund lirinë që meriton. Për shkak të dëshirës për sukses të shpejtë të imponuar nga shoqëria, njerëzit kurrë nuk do të bëhen profesionistë në biznesin e tyre. Ata zhvendosen nga një punë në tjetrën duke shpresuar se diku ata më së fundi do të nderohen dhe do të bëjnë shumë para pa shumë përvojë.
- “2 orë para pasqyrës dhe makijazhi juaj natyral është gati…”
Gratë moderne janë mes 2 zjarresh. Nga njëra anë, është bukuria natyrale që është e modës tani dhe kërkon shumë pak kozmetikë. Nga ana tjetër, thuhet se të qenit e bukur do të thotë të jesh e vetëdijshme për tendencat e fundit dhe të jesh në gjendje të aplikosh makijazhin në nivelin e një artisti profesionist makijazhi. Kjo është arsyeja pse më shumë gra kanë refuzuar “tiraninë” e kozmetikës kohët e fundit, duke mos u ndjerë inferiore për bukurinë e tyre natyralee dhe duke kursyer kohën e tyre të çmuar duke mos shpenzuar orë para pasqyrës.
- “Ku udhëtuat këtë vit?”
Sa turp është të thuash sot që nuk ke shkuar askund, ose që i keni kaluar pushimet në plazhin afër qytetit ku banon për të pestën herë rradhazi. Ose që keni rezervuar paketë gjithpërfshirëse në një hotel turk përsëri. E gjithë kjo ndodh për shkak të një tendence në rritje në mënyrë të papritur drejt udhëtimeve dhe një konkurrencë të pashprehur rreth asaj se kush ka vizituar më shumë vende. Një palë pushime në Indi, një fundjavë në Francë, një udhëtim biznesi në Maldive, e gjithë kjo për të marrë shumën maksimale të pëlqimeve dhe të vendosni fotografi të bukura në Instagram. 9. “Gjëja kryesore është rehatia juaj. Problemet e njerëzve të tjerë nuk kanë lidhje me ju.”
Imagjinoni sikur keni rrëshqitur në një rrugë të akullt, keni rënë pikërisht në mes të një shtegu të zënë dhe keni plagosur krahun.
Tani provoni të mendoni se si do të reagojnë kalimtarët. Në rastin më të mirë, ata thjesht do të kalojnë para jush, në më të keqin, ata do të jenë fshehurazi (ose jo) duke ju filmuar. Dhe personi që vendos t’ju ndihmojë, do të shikojë përreth duke pyetur veten se përse ata nuk ju ndihmuan dhe nëse janë të gatshëm ta humbin kohën e tyre të çmuar për këtë person.
Mund të duket se nuk ka asgjë më të thjeshtë dhe më të natyrshme sesa dhënia e ndihmës një personi që ka nevojë, por koha e njerëzve të ndjeshëm dhe që reagojnë ka ikur dhe është pushtuar nga tendenca e njerëzve që janë indiferentë ndaj mjedisit të tyre.