Ne psikologji ashtu si ne kontekstin me te perbashket, individi dallohet nga nje tjeter ne baze te sjelljes dhe komunikimit te tij. Sjelljen mund ta perkufizojme si menyren e te vepruarit dhe te reaguarit te nje subjekti i gjendur ne relacione me nje”tjeter”. Individi e kushtezon sjelljen ne base te personalitetit te tij. Ky i fundit do te formonte dhe tre tipe personash:
I pari eshte personi POHUES (The assertiveness)
Sjellja e tij relacionale i drejtohet vetes se vete dhe te tjereve; ne respektimin dhe vlersimin e vlerave te veta dhe te vlerave te te tjerve. Ky person realizohet duke perkrahur dhe ndihmuar rritjen reciproke.
Si sillet nje person Pohues?
Nuk kushtezohet nga te tjeret.
Eshte i vemendshem dhe i kujdeshem me veten dhe me te tjeret.
Perdor metoda motivuese dhe shperblyese.
Objektivi: suksesi personal
Cilat jane rezultatet e ketij personi(pohues)
Beson ne vetvete, dhe tek tjetri.
Jep zgjidhje autonome(te pavarur)
Krijon dinjitet ne vetvete.
Eshte i kujdeshem ne konsideracionin e tjetrit
Arrine te eliminoj emocione dhe kognicione te cilat shfaqin pasiguri dhe ansia.
I dyti eshte personi AGRESIVE
Sjellja e ketij personi i drejtohet ekspluzivisht vetes se vet, per te arritur(permbushur) kenaqesine e nevojave personale pa limit. Mund te perdor cdo mjet apo forme qofte shkaterrimi, dhune, shfrytezimi etj, te cilat do ta ndihmonin ne vendosjen e hegjemonis se tij dominuese.
Si sillet nje person Agresive?
Perdore menyra shkaterruese.
Eshte i kujdesshem vetem per veten
Kerkon gjithmon te jete mbi te tjeret dhe ti shfrytezoj ata.
Objektivi: fuqi personale e sociale
Cilat jane rezultatet e ketij personi(agresive)
Krijon ndjenjen e fajsise dhe si rrjedhim ate te mbrojtjes personale.
Perulje dhe zhvlersimin e tjetrit.
Modifikimin e dinjitetit te tjetrit, etj.
I treti eshte personi PASIV
Sjellja e ketij personi eshte e kushtezuar nga faktore, te cilet kerkojn te arrijne nje piksynim personal. Keto piksynime apo forma projekesh deshiruese dhe te nevojshme, ne shumicen e rasteve nuk mund te marrin forme. Ato mund te realizohen vetem atehere kur rezultojn me pozitive per te tjeret sesa per veten.
Si sillet nje person Pasiv?
Eshte i kujdeshem vetem per te tjeret.
Eshte i kushtezuar dhe i influencuar nga te tjeret.
Ky person peson, eshte gjithmon i nenshtruar.
Shfaq nje nivel ansie sociale teper te larte.
Nuk kundershton.
Objektivat: mirqenia e te tjerve dhe shmangia e konflikteve.
Cilat jane rezultatet e ketij personi (pasiv)
Modifikimi i dinjitetit te tij personal.
Ansia, sensi i fajit, frustrimi, shmangia.
Dhunimi di botes se tij te brendshme.
Formimi i nje personaliteti i cili nuk eshte vetvendoses ose i nje personaliteti mazokist, (ketu nuk i referohem interpretimit te botes se tij seksuale)