Cilat janë sinjalet që na tregojnë se një marrëdhënie nuk shkon më mirë?
Një marrëdhënie nuk mbyllet nga sot nesër, përveç në raste të rralla, por pas një periudhe reflektimi, bilanci, dyshimeve të ngatërruara që dridhen në vendimin që do të merret. Jo më pak e rëndësishme, ekziston edhe frika e një të ardhme krejtësisht të re që nuk e dini se çfarë rezervon. Ndihesh konfuz dhe të bëhet e vështirë për të vënë rregull në mendimet dhe prioritetet. Për këto arsye rrezikohet për të zgjatur vendimin deri në një datë të mëvonshme, pa marrë parasysh kohën e humbur të ndierit keq që rrjedh pashmangshmërisht.
Por kur është më mirë të mbyllim një marrëdhënie?
Megjithë vështirësitë në njohjen e tyre, por mbi të gjitha në pranimin e tyre, ka disa shenja shumë të sakta që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni se marrëdhënia juaj nuk shkon mirë dhe pavarësisht se i keni provuar të gjitha, ato qartë sugjerojnë që ta mbyllni. Prandaj do të përpiqem të rendis disa.
- Kjo është, ju nuk keni dëshirë për të bërë tjetrin/ën pjesëmarrës të
jetës tuaj dhe nuk jeni të inkurajuar për të përkëdhelur atë apo të
jeni të ëmbël ndaj tyre.
- Ndonjëherë ju ndjeheni të mërzitur nga prania e tjetrit/ës ose ndjeheni
se gjëja është e ndërsjelltë. Dhe gjithçka që është bërë ose thënë nuk
tolerohet më siç ishte dikur.
- Mungon tërheqja fizike nga njëra anë ose nga të dy.
- Ajo që ndjeni për personin tjetër nuk është më dashuria e dikurshme,
ose mbase nuk ka qënë kurrë në të vërtetë.
- Qëndroni me njëri-tjetrin, duke shpresuar se herët a vonë do të
ndryshojë pavarësisht dëshirës se doni të mohoni se ky iluzion i
mallkuar ka zgjatur shumë gjatë.
- E juaja është një garë e vazhdueshme drejt partnerit/es, gati lypje për
vëmendje dhe afeksion.
- Çdo herë që njëri bën një propozim, tjetri e pranon pa dëshirë.
- Momentet e gëzimit dhe ndarjes së gjërave me njëri-tjetrin janë vetëm një kujtim dhe realiteti i ka dhënë rrugë mërzisë, diskutimeve të vazhdueshme ose heshtjeve të pafundme.
Këto mund të jenë vetëm disa nga sinjalet, por shumë të tjera mund të ekzistojnë.
Ndoshta një pyetje themelore që duhet të shtrohet, përveç pyetjes se cilat janë ndjenjat në të vërtetë, është se për cilën arsye ju vazhdoni një marrëdhënie të pakthyeshme pavarësisht se nuk jeni të lumtur?
Unë e di se sa dhemb të mbyllësh një marrëdhënie, sa shpesh një ngjarje e tillë përjetohet si dështim, sidomos pas një kohe të gjatë kur ke provuar të investosh shumë për të, por të kalosh kohë të pakënaqur, të palumtur vetëm mund të rrisë zhgënjimin dhe bezdinë ndaj personit tjetër. Në afat të gjatë, ajo mund të bëhet jashtëzakonisht rraskapitëse. Po aq i lodhshëm, mund të jetë dyshimi se për çfarë tjetër e keni mohuar veten në jetë.
Kur partneri/ja juaj ju bën të ndiheni të papërshtatshëm ose ju diskreditojnë kur bëni një shaka, një batutë ose shprehni një opinion jo të përbashkët, do të thotë që nuk ka respekt/vlerësim për ju: nëse nuk mund të jeni vetëvetja me partnerin/en dhe nuk pranohesh për atë që je, cili është kuptimi i marrëdhënies?
Shumë herë ne e bëjmë veten të verbër, të shurdhër, analfabetë nga frika e humbjes së atyre që duam … pa e kuptuar se nëse tjetri nuk na do … tashmë e kemi humbur.
Të duash është dikush që të vjedh jorganin dhe gërhet, përplas dyert dhe ndonjëherë përdor fjalë të ashpra. Është të kthehesh në shtëpi tek i njëjti person çdo ditë që të njeh, të do dhe kujdeset për ty pavarësisht se e di se kush je vërtet.
- Është të qeshësh për herën e fundit që ke bërë diçka idiote.
- Është rrobat e oalara dhe krevatët e parregulluar.
- Është të ndihmoni njëri-tjetrin me punën e vështirë të jetës.
- Është të përgatitësh një vakt të kursyer dhe të uleni së bashku në një
orë të vonë sepse të dy keni pasur një ditë të çmëndur.
- Është kur ti ke një rënie emocionale, tjetri ulet pranë teje, të
përqafon dhe të thotë se gjithçka do të shkoj mirë. Dhe ti i/e beson
atë.
Të duash nuk është gjithmonë e lehtë, por është një nga gjërat më të bukura që mund të provosh.
Është e vërtetë, ka shumë frikë, dyshime, ndjenja për të bërë një hap drejt së panjohurës, frika e të qënit vetëm, por në vend që të kujdeseni për atë që ju jeni duke hequr dorë ju mund të filloni duke u përqëndruar në atë që ju mund të fitoni. Për shembull, liria juaj totale, por mbi të gjitha mundësia e të qënit në gjëndje të filloni me të vërtetë kultivimin e lumturisë së vërtetë.
Dalja jashtë nga një marrëdhënie e palumtur do të thotë të fusni farën e lumturisë në jetën tuaj.
Në studion time të psikoterapisë në Tiranë kryej seanca psikoterapie në çift që kanë si qëllim final të ndihmojnë çiftin që është duke përjetuar vështirësi për të kapërcyer momentet e krizës aktuale.
Psikoterapia është zgjidhja duke ju drejtuar psikologut që ndihmonë në rindërtimin e strategjive të duhura duke zëvendësuar strategjitë jofunksionale dhe të keq përshtatura.