HomeArtikujKompleksetTerapia Rrëfyese
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Terapia Rrëfyese

Jeta juaj është një tregim i treguar dhe ritreguar nga shumë perspektiva të ndryshme dhe nga njerëz të ndryshëm – skema, personazhe dhe subjekte – si në ndonjë film, libër, tregim historik ose fabul legjendare. Në këtë artikull do të njihemi shkurtimisht me terapinë rrëfyese dhe se si mund të përdoret ajo në mënyrë efektive nga konsulentët për të ndihmuar individët që të përmirësojnë jetën e tyre.

Bazat e terapisë rrëfyese

Terapia rrëfyese është një formë këshillimi që i bën njerëzit si ekspertë në jetët e tyre. Kjo terapi synon t’i shohë problemet si realitete të ndara për njerëzit duke pretenduar që qëndrimet e aftësive të individëve, përvoja dhe pozicionimi i mendjes do t’i ndihmojë ata të pakësojnë ndikimin e problemeve gjatë jetës. Kjo hyrje terapeutike synon ta vërë individin në të dyja rolet, të protagonistit edhe të autorit, duke ndryshuar pamjen nga një perspektivë e ngushtë tek një qëndrim më sistematik dhe më i përkulshëm.

Qëndrim sistematik dhe i përkulshëm?

Po, qëllimi është për t’ i ndihmuar klientët të kuptojnë cilat forca po ndikojnë jetët e tyre dhe për t’u fokusuar tek aspektet pozitive të lojës. Në shumë ngjarje të jetëve tona, ne përpiqemi të fokusohemi në gjërat e veçanta dhe të shpërfillim të tjerat. Duke analizuar jetët tona si një lojë, një sistem na ndihmon të kuptojmë forcat e ndryshme dhe rolet që ndikojnë sjelljen tonë. Kjo, në kthim, na jep në përkulshmëri për të nxitur ndryshimet për përmirësim. “Produktet e skemave tona rrëfyese” janë të pranishme kurdoherë në jetë tona ato mbulojnë mjedisin ton kulturor dhe social. Ne sajojmë tregime krijuese për veten tonë dhe të tjerët rreth veprimeve tona të shkruara dhe për të zhvilluar tregime historike që i japin kuptim sjelljes së të tjerëve. Gjithashtu, ne përdorim skemën rrëfyese për të bërë të ditura vendimet tona duke ndërtuar skenarë imagjinarë të tipit “çfarë ndodh, në çoftë se..?” Në fund, ne përballemi në mënyrë të vazhdueshme me historitë gjatë bashkëbisedimeve tona dhe takimeve me medien e shkruar dhe pamore. Ne na kanë treguar fabula të këndshme që fëmijë, na kanë lexuar dhe treguar histori në shkollë (Polkinghorne, 1988.) Duke bashkuar një grup ngjarjesh familjare (jeta) me një strukturë familjare (histori rrëfyese) krijohet një strategji e dobishme. Perspektivat emocionale, konjitive dhe shpirtërore të një personi zakonisht gërshetohen që të kapin kuptimin e një ngjarjeje. Në shumë raste, një ose dy perspektiva do të mbizotërojnë mbi të tjerat dhe kjo do të varet nga një skenar i veçantë dhe tiparet e personalitetit të individëve. Si shembull mund të krahasojmë perspektivën e dy njerëzve që kanë nivele të ndryshme të inteligjencës emocionale. Sipas Coleman (1998) – “Inteligjenca intelektuale dhe emocionale shpreh veprimtarinë e pjesëve të ndryshme të trurit Intelekti bazohet vetëm në punët e neokorteksit ­ shtresat më të përfshira kohët e fundit në majë të trurit. Qendrat emocionale janë më të ulëta në tru, në subkorteksin më të vjetër.” Prandaj, individët me inteligjencë emocionale të ndryshme, nxjerrin përfundime të ndryshme dhe të sillen ndryshe në gjendje të njëjta. Ky është vetëm një shembull i pabarazive të mundshme në perceptim dhe vendimmarrje.

Teknikat dhe objektivat

“Teknikat që përdoren nga terapistët rrëfyes kanë të bëjnë me rrëfimin e historisë.” Ata mund të ekzaminojnë histori dhe të shohin për mënyra të tjera për ta treguar atë ndryshe ose për ta kuptuar atë në mënyra të tjera. Duke vepruar kështu, ata e zhvendosin problemin jashtë individit. Ata kërkojnë ngjarjet pozitive që janë në kontrast me një histori problematike (Sharf, 2004). Në terapinë rrëfyese, problemi bëhet antagonisti i historisë. Sjellje të tilla bazohen në karakteristika të veçanta të pashëndetshme ose të padëshiruara, si mungesa e durimit, agresiviteti etj. Prandaj ato konsiderohen jo si pjesë e klientit por si një forcë e kundërt, e cila duhet të shkatërrohet. Një shembull mund të jetë një fëmijë që ka temperament shumë të keq dhe priret të jetë agresiv ndaj fëmijëve të tjerë në shkollë dhe me prindërit e tij. Fëmija mund të ndjehet fajtor për temperamentin e tij dhe t’i vijë turp për veten (Nuk e di, por kështu jam). Këshilluesi do të punojë me të për t’ ia izoluar atë tipar të padëshiruar (agresivitetin) duke ia paraqitur atë si një tipar të jashtëm, jo si një karakteristikë të individit. Kjo strategji i ndihmon klientët të rindërtojnë historitë e tyre në një mënyrë e cila do të ulë rrëfimin e problemit me qëllim që të eliminojë rezultatet negative dhe të riforcojë zhvillimin personal dhe arritjen. Protagonist bëhet vetë autori dhe rishkruan historinë në mënyrë pozitive.

Rezultatet unike

Nëse një histori është plot me probleme dhe ngjarje negative, këshilluesi do të përpiqet të identifikojë rezultatet e veçanta pozitive. Kur eksploron rezultate unike pozitive në histori, këshilluesi e ndihmon klientin në ri-zhvillimin e tregimit me një fokus mbi ato rezultate unike. Kjo e ndihmon klientin në fuqizimin e tij duke krijuar një nocion që ato rezultate unike mund të triumfojnë mbi problemet.

Mendo rreth kësaj analogjie

“Ju jeni një shkrimtar. Ju jepet një roman për ta parë dhe publikuar në mënyrën që pëlqeni ju. Ju e lexoni dhe iu duket përgjithësisht i varfër, por kishte disa ide interesante që ju pëlqyen. Ju zgjidhni këto ide dhe rishkruani romanin mbi to. Mund të krijoni një histori të re dhe të bëheni në shitës i mirë.”

Rrëfimet alternative

Qëllimi i terapisë rrëfyese është eksplorimi i fuqive dhe aspekteve pozitive të një individi përmes rrëfimit të tij. Prandaj objektivi kryesor i kësaj hyrje terapeutike është përmirësimi i perspektivës së personit nga brenda (reflektive) dhe nga jashtë (drejt botës dhe të tjerëve). Rrëfimet alternative janë një mënyrë e thjeshtë për t’u lidhur me këtë koncept. Kjo teknikë funksionon në kombinim me rezultatet unike. Si? – Individi do të rindërtojë një histori personale duke përdorur rezultate unike, duke u fokusuar në aspektet pozitive të një historie të mëparshme me qëllim që të arrijnë një rezultat të kënaqshëm. Ky proces bazohet mbi premisën që ndonjë person mund të riaktivizon vazhdimisht dhe aktivisht jetën e tij. Duke krijuar perspektiva alternative mbi një tregim (ose ngjarje brenda tregimit) këshilluesi është në gjendje të ndihmojë klientin të sjellë një tregim të ri i cili do ta ndihmojë “të luftojë problemet” . Kjo është e ngjashme me terapinë konjitive bihevjorale meqë synon të krijojë një perspektivë pozitive të një ngjarjeje.

Kufijtë e terapisë rrëfyese

Pavarësisht nga hyrja e gjerë e përdorur, veçanërisht kur kombinohet me hyrje të tjera terapeutike, terapia rrëfyese ka disa kufizime. Në shumë raste, klientë të ndryshëm mund të presin që terapisti të veprojë si një ekspert në vend që të futet vetë në bashkëbisedim. Për këtë arsye, terapi a rrëfyese mund të jetë sfiduese kur individi nuk rrëfen. Mungesa e besimit, paaftësia intelektuale dhe çështje të tjera gjithashtu mund të shkatërrojnë shprehinë e individit përmes një rrëfimi. Një tjetër kufizim i terapisë rrëfyese është mungesa e recetës, agjendës (rendit të ditës) ose formulës. Kjo hyrje mbështillet ose rrethohet me një kornizë filozofike dhe, nganjëherë, mund të bëhet një proces i veçantë subjektiv ose proces i gjerë interpretues.

Roli udhëheqës

Aspekti më i rëndësishëm i terapisë rrëfyese është t’i japë fuqi të plotë klientit, duke e konsideruar atë si një ekspert dhe duke kuptuar historinë e tij në vend të përpjekjes për ta parashikuar atë. Ky këndvështrim qarkon shumë aspekte të komunikimeve ndërpersonale të mira si shfaqja e kujdesit, interesit, kureshtjes së respektueshme, çiltërsisë, simpatisë e tërheqjes. Sapo kjo marrëdhënie bashkëpunuese të jetë vendosur, këshillues i dhe klienti mund të lëvizin përpara e të punojnë se si të përmirësojnë rezultatet e rrëfimit: “Njëherë e një kohë … ishte një person optimist, i kënaqur dhe produktiv”…

Të fundit