HomeFokusHumbja e prindërve
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Humbja e prindërve

Të gjithë e dimë se vdekja është një proces natyral dhe pjesë e pashmangshme e jetës, por dhe pse e dimëkëtë fakt, prapë humbja e një prindi, nuk është e lehtë për t’u përballuar. Është e vështirë të mësosh tëjetosh pa ta, si në rastet kur kanë ndërruar jetë të moshuar, si kur kanë vdekur të rinj.  Sido të jetë marrëdhënia e ndërtuar me prindërit, humbja e tyre lë një dhimbje të madhe përbrenda. Nëse ke humbur njërin prind së fundmi, dije se zemrat tona janë me ty dhe të urojmë shumë forcë për të ecur përpara. Mos u acaro me veten tënde. Është në rregull të ndjesh inat përbrenda për çfarë ndodhi, por asnjëherë mos u inatos me veten.

 

Ja çfarë ndodh me ne, kur humbasim ndonjë prej prindërve tanë.

1. Ndiejmë ankth dhe depresion.
Çdo gjë e rutinës së përditshme na duket e kotë pas humbjes së një prindi. Edhe gjërat e vogla na sjellin në mëndje një sërë kujtimesh të lidhura me babanë ose mamanë e humbur. Ndonjëherë ndjen sikur ke bërëgjëra të gabuara, ose sikur vendimet e tua po i largojnë të tjerët nga jeta jote. Kërkimet tregojnë se humbja e një prindi të bën më të prirur të vuash nga ankthi, depresioni dhe abuzimi me substancat.

 

2. Ndjen inat brenda vetes.
Ndjesia e inatit mund të shkaktojë ndryshime fizike. Mund të duket e çuditshme, por trupi sëmuret fizikisht nga ndjesia e inatit prej humbjes së njërit prej prindërve. Kjo për shkak se në kushtet e stresit, bie shumë imuniteti i trupit duke na bërë më të prirur të sëmuremi fizikisht. Është vënë re se meshkujt janëmë të predispozuar ndaj ndryshimeve të tilla, krahasuar me femrat. Mundohu gjithmonë të kujdesesh për veten.

 

3. Acarohesh kur të tjerët ankohen për prindërit e tyre.
Shumë njerëz ankohen për prindërit e tyre, por kjo nuk do të thotë se ata nuk i duan mjaftueshëm. Mirëpo ankesa të tilla të acarojnë kur vetë nuk e ke njërin prind, pasi të duken si padrejtësi të bëra ndaj tyre. Ështënormale të ndihesh kështu, apo të ndihesh xheloz që të tjerët i kanë prindërit dhe mund të ankohen për ta. Edhe ti dëshiron t’i kishe dhe të mund të ankoheshe në po të njëjtën mënyrë.

 

4. Mëson të jetosh me trishtimin.
Asnjëherë nuk mund të mësohet plotësisht se si është të jetosh pa njërin prind. Vetëm se një ditë të caktuar mëson ta pranosh faktin se ata nuk janë më. Do të kalosh ditë të mira dhe ditë të këqija, por do tëvazhdosh përpara. Nëse dhimbja nuk kalon dhe fillon të ndërhyjë në aktivitetin tënd të përditshëm, mundohu të kërkosh edhe ndihmë mjekësore apo psikologjike.

 

5. Festat nuk janë të njëjtat.
Shumica e festive dhe mënyra se si ato festohen, janë krijuar nga prindërit tanë. Këto tradita vazhdojnë tërespektohen edhe sot. Festat e para që do të kalosh pa prindërit mund të të duken ndryshe. Do të ndihesh i vetmuar, i mërzitur, ose do të mundohesh të evitosh disa tradita që ta kujtojnë prindin tënd më tepër. Por me kohën do të mësosh se si t’i japësh kuptim festave përsëri, edhe pse nuk do të ndihen po njësoj.

 

6. I fal ata.
Si fëmijë, prindërit të duken të pamposhtur. Të duket sikur ata dinë gjithçka, sikur mund të ndreqin gjithçka dhe se janë heronjtë e jetës sonë. Por me kalimin e viteve, fillojmë t’i shohim si njerëz normalë, si vetja. Ata kanë të meta dhe bëjnë gabime. Nuk janë perfektë. Por me humbjen e tyre, fillon dhe i pranon më lehtë të metat dhe ia fal gabimet që mund të kenë bërë, por që ty mund të kenë shkaktuar dhimbje.

 

7. Emocionet që ndjen janë të komplikuara.
Nuk ndihesh thjesht i mërzitur, ndihesh i acaruar. Ndjen nga pak për çdo gjë. Mund të ndihesh fajtor, ose i frikësuar. Është normale të kesh brenda vetes ndjenja negative. Kjo është pjesë e procesit të shërimit. Ndjeji ndjenjat e tua, cilatdo qofshin ato.

 

8. Marrëdhënia me vëllezërit apo motrat e tua ndryshon.
Nëse ke qenë apo jo i afërt me vëllezërit apo motrat përpara ndarjes nga jeta të prindit tënd, nuk ka rëndësi. Humbja e një prindi përgjithësisht i bashkon më tepër njerëzit, edhe ata që kanë pasur prej kohësh inate me njëri tjetrin. Kjo sepse askush nuk arrin t’i kuptojë ndjenjat e tua në ato momente, mëmirë se sa vëllezërit apo motrat e tua që po përjetojnë të njëjtat ndjenja.

 

9. Mund të harrosh dhe t’i telefonosh ata.
Kjo ndodh zakonisht në ditët e para, kur të del nga mendja se ata janë larguar nga kjo botë dhe i telefonon apo i shkruan pa e menduar se ata kanë ndërruar jetë. Ky është një zakon që kërkon kohë të zbehet. E mira është t’i fshini kontaktet që keni me ta, pasi kështu dhimbja do të ndihet përherë e freskët dhe procesi i kalimit të një sfide të tillë do të jetë edhe më i vështirë.

 

10. Do të mësosh se sa e fortë është dashuria.
Edhe pse ndonjë prej prindërve të tu është larguar, ke për ta kuptuar se dashuria që ndjen për ta dhe dashuria që të kanë falur, vazhdon të ekzistojë në këtë botë. Ajo qëndron në kujtimet që ke për ta. Ajo qëndron në traditat që keni ndërtuar. Kjo ndjesi e të diturit se dashuria për ta vazhdon, mund t’ju sjellë mëshumë rehati brenda vetes suaj dhe kjo gjë të ndihmon shumë, sidomos në ditët e para pas humbjes së tyre.

Previous article
Next article

Të fundit