HomeFokus Tipi ENFJ
spot_img

Artikuj të ngjashëm

 Tipi ENFJ

Ndryshe njihet edhe si PROTAGONISTI

Çdo gjë që bën tani paraqitet jashtë dhe ka ndikim te të gjithë. Qëndrimi yt mund të ndriçojë zemra ose të shkaktojë shqetësim. Fryma jote mund të rrezatojë dashuri ose të mbulojë dhomën me depresion. Shikimi yt mund të shkaktojë gëzim. Fjalët e tua mund të inspirojnë liri. Çdo akt i yti mund të hapë zemra dhe mendje. David Deida

Protagonistët janë udhëheqës të lirë, të mbushur me pasion dhe karizëm. Përbëjnë rreth dy përqind të popullësisë dhe janë shpeshherë politikanët, trajnerët dhe mësuesit tonë që arrijnë të inspirojnë të tjerët të bëjnë botën vend më të mirë. Me një vetëbesim të natyrshëm që sjellë ndikim, Protagonistët gjejnë kënaqësi dhe krenari kur udhëzojnë të tjerët të punojnë bashkë që të përmirësojnë veten dhe komunitetin e tyre.

Njerëzit tërhiqen nga personalitetet e forta dhe Protagonistët rrezatojnë origjinalitet, interesim dhe altruizëm e nuk kanë frikë të ngrisin zërin e të thonë atë që mendojnë se duhet të thuhet. Atyre iu duket i lehtë dhe i natyrshëm komunikimi me të tjerët, sidomos personalisht. Tipari i tyre Intuitiv (N) i ndihmon njerëzit me këtë lloj personaliteti të arrijnë t’i afrohen çdo mendjeje, qoftë me fakte dhe logjikë ose me emocion. Protagonistët lehtë shohin motivet e njerëzve dhe ngjarjeve që duken të shkëputura dhe janë në gjendje t’i bashkojnë këto ide e ti shprehin ato si një qëllim të përbashkët me një mënyrë të të shprehurit që është mëse e mrekullueshme. Interesimi që ENFJ-të e kanë për të tjerët është i sinqertë, ndoshta edhe pak i tepruar- kur ata besojnë te dikush përfshihen shumë në problemet e personit tjetër dhe kanë shumë besim tek ta. Fatmirsisht, ky besim ka gjasa të jetë një profeci përmbushëse për ta, sepse altruizmi i Protagonistëve dhe origjinaliteti i tyre i inspirojnë njerëzit që duan të bëhen verzione më të mira të vetes. Por, nëse ata nuk janë të kujdesshëm, mund ta rrisin shumë optimizmin e tyre, ndonjëherë duke i shtyer të tjerët më larg sesa që munden ose duan të shkojnë.

ENFJ-të janë të rrezikuar poashtu edhe nga një kurth: ata kanë një kapacitet të pamasë për të reflektuar dhe analizuar ndjenjat e tyre, por nëse përfshihen shumë në telashin e dikujt tjetër atyre do u krijohet një lloj hipokondrie emocionale dhe do i shohin problemet e njerëzve tjerë te vetja dhe do mundohen të rregullojnë diçka që s’është e prishur. Nëse arrijnë në një pikë ku janë të penguar nga kufizimet që dikush tjetër po përjeton, ata nuk e kanë aftësinë të shohin përtej dilemës apo të japin ndihmë. Kur kjo ndodh, është e rëndësishme për Protagonistët që të tërhiqen dhe ta përdorin atë vetëreflektim për të dalluar çka po ndjejnë në të vërtetë dhe çka është një çështje e veçuar që duhet të shikohet prej një perspektive tjetër.

… Pengesat nuk duhet të na largojnë nga mbështetja e një çështjeje që besojmë që është e drejtë

Protagonistët janë njerëz të sinqertë dhe të dashur që flasin atë që duhet thënë dhe bëjnë atë që duhet bërë si dhe asgjë nuk i bën më të lumtur sesa të udhëheqin një detyrë, të bashkojnë dhe motivojnë ekipin e tyre me entuziazëm ngjitës.

Njerëzit me këtë lloj personaliteti janë altruistë të pasionuar, ndonjëherë edhe më shumë se që duhet. Ata nuk kanë frikë të heqin keq përderisa mbrojnë njerëzit dhe idetë në të cilat besojnë. Nuk është çudi që shumë Protagonistë të famshëm janë ikona kulturore ose politike- ky lloj personaliteti do të udhëheq rrugën drejt një të ardhme më të ndritur, qoftë duke e udhëhequr një komb në përparim ose duke udhëhequr ekipën e tyre të vogël të ligës së softballit drejt fitores së merituar.

Pikat e forta dhe të dobëta 

Pikat e forta

Tolerant – Protagonistët janë persona që vërtetë dinë të punojnë në grup dhe ata e dinë se kjo do të thotë që duhet të dëgjojnë mendimet e të tjerëve edhe nëse ato janë në kundërshtim me të tyret. Ata e pranojnë që nuk i kanë të gjitha përgjigjet dhe janë shpesh pranues të kundërshtimit për aq kohë sa është i dobishëm.

Të besueshëm – Gjëja që i inatos Protagonistët më së shumti është idea e të lënit në baltë një person ose çështje në të cilën besojnë. Nëse është e mundur, gjithmonë mund të mbështetesh te Protagonistët për ndihmë gjatë kohërave të vështira.

Karizmatik – Sharmi dhe popullariteti janë cilësi që Protagonistët i kanë me shumicë. Ata instiktivisht e dinë si të kaplojnë audiencën dhe të kuptojnë disponimin dhe motivimin në mënyra që i lejon ata të komunikojnë me arsye, emocion, pasion, përmbajtje- çfarëdo që kërkon situata. Imitues të talentuar, Protagonistët janë të aftë të ndryshojnë tonin dhe sjelljen për tu përshtatur me audiencën, duke i qëndruar besnikë zërit të tyre.

Altruistë – Bashkimi i këtyre cilësive është dëshira e palëkundur e Protagonistëve të bëjnë mirë për komunitetin e tyre, qoftë kjo në shtëpinë e tyre ose në skenën globale. Të ngrohtë dhe bujarë, Protagonistët sinqerisht besojnë se vetëm nëse mund t’i bashkojnë njerëzit do krijojnë një botë të mirë.

Udhëheqës të natyrshëm – Më shumë sesa kërkojnë autoritet për vete, ENFJ-të shpesh përfundojnë në role udhëheqësie nga kërkesa e të tjerëve, të shtyrë nga admiruesit e shumtë të personalitetit të tyre të fortë dhe vizionit pozitiv.

Dobësitë

Tepër idealistë– Njerëzit me këtë lloj personaliteti mund të zihen në befasi kur e kuptojnë që për shkak të një keqkuptimi të thjeshtë njerëzit luftojnë kundër tyre, edhe nëse e kanë qëllimin e mirë. Më shumë ka gjasa që ata të ndjejnë dhembshuri sesa zemërim për këtë kundërshtim dhe mund të fitojnë një reputacion si naiv.

Shumë altruistë– Protagonistët mund të fundosen në premtimet e tyre, duke i ndjerë problemet e të tjerëve si të tyret dhe duke u munduar shumë të mbajnë fjalën. Nëse ata nuk janë të kujdesshëm, mund të zgjerohen shumë dhe të mos jenë në gjendje të ndihmojnë askënd.

Shumë të ndjeshëm– Përderisa i pranojnë kritikat, duke i parë ato si vegël për të udhëhequr një ekip më të mire, është e lehtë për Protagonistët t’i marrin ato pak si shumë afër zemrës. Ndjeshmëria e tyre ndaj të tjerëve do të thotë që Protagonistët ndonjëherë i ndjejnë problemet që nuk janë të tyret dhe mundohen të ndreqin gjëra që nuk ndreqen duke u brengosur se nuk po bëjnë mjaftueshëm.

Vetëbesim të luhatshëm – Protagonistët e definojnë vetëbesimin e tyre nga ajo nëse janë në gjendje t’u përmbahen idealeve të tyre dhe ndonjëherë duan të dëgjojnë kritika më shumë nga pasiguria sesa vetëbesimi, gjithmonë duke vrarë mendjen nësë mund të punojnë më mirë. Nëse ata dështojnë të përfundojnë një synim ose të ndihmojnë dikë që u kanë premtuar ndihmë, vetëbesimi i tyre do pësoj rënie të sigurt.

E kanë problem të marrin vendime të rëndësishme – Nëse e gjejnë veten në mes një dileme, Protagonistët mund të mbesin si të ngrirë, duke i imagjinuar të gjitha pasojat e veprimeve të tyre, sidomos nëse ato pasoja janë njerëzore.

LIDHJET E PROTAGONISTËVE

Njerëzit që kanë këtë personalitet ndihen më së miri kur janë në lidhje dhe pak lloje të tjera janë më të etur të tregohen të përkushtuar ndaj partnerëve që kanë zgjedhur. Protagonistët i marrin lidhjet seriozisht, duke i zgjedhur partnerët që kanë synim lidhje të gjata më tepër se të afruarit e zakonshëm që priten nga llojet e grupit Explorer. Vërtetë që nuk ka gëzim më të madh për Protagonistët sesa të ndihmojnë në synimin e dikujt që ata duan dhe ndërlidhja e jetëve që një lidhje serioze përfaqëson është mundësia e përkryer për të bërë atë.

Eci ngadalë, por asnjëherë nuk kthehem prapa

Edhe në fillim të lidhjes, njerëzit me këtë lloj personaliteti janë të gatshëm të tregojnë përkushtimin e tyre duke harxhuar kohë për të paraqitur veten si partner të besueshëm dhe të qëndrueshëm.

Tipari i tyre Intuitiv (N) i ndihmon ata që të jenë në hap me ndryshimet e shpejta të disponimit që janë të zakonshme në fillim të lidhjeve, por Protagonistët prapë do mbështeten në bisedat për ndjenjat e përbashkëta, duke kontrolluar pulsin e lidhjes e duke pyetur sesi janë gjërat dhe nëse ka diçka që mund të bëjnë ata. Përderisa kjo mund të ndihmoj në shmangjen e konfliktit, të cilin Protagonistët e urrejnë, ata do rrezikojnë që të duken imponues. Protagonistët duhet mos harrojnë që ndonjëherë e vetmja gjë e keqe është të pyesësh shpesh se çfarë është keq.

ENFJ-të nuk kanë nevojë për shumë gjëra për të qenë të lumtur, thjesht të dinë se partnerët e tyre janë të lumtur dhe që ata të shprehin këtë lumturi përmes gjesteve të dukshme. T’i ndihmojnë të tjerët me synimet e tyre është meraku tyre kryesor dhe ata do bëjnë të pamundurën të ndihmojnë partnerët që t’i realizojnë ëndrrat. Mirëpo, nëse nuk janë të kujdesshëm, ky mision për t’i bërë partnerët të lumtur s’do u lë kohë të kujdesen për nevojat e veta dhe është e rëndësishme që të mbajnë mend që edhe ata të shprehin nevojat e tyre, sidomos në fazat e hershme të lidhjes.

Nuk mund tu ikësh përgjegjësive të së nesërmes duke i shmangur ato sot

Prirja e Protagonistëve të shmangin çdo lloj konflikti, ndonjëherë edhe duke sakrifikuar parimet e tyre që të mbajnë paqe, mund të shkaktojnë probleme afatgjate nëse fshehin problemin kryesor. Në anën tjetër, njerëzit me ketë lloj personaliteti ndonjëherë aq shumë provojnë të parandalojnë konfliktet sa kjo i bën të duken nevojtarë dhe të pasigurtë. ENFJ-të investojnë të gjitha ndjenjat në lidhjen e tyre dhe janë aq të etur t’i kënaqin të tjerët sa mund të çoj në dështimin e lidhjes. Kur kjo ndodh, ata përjetojnë ndjenja të forta faji dhe tradhtie sepse i shohin tërë përpjekjet e tyre që po u rrëshqasin nga dora. Sidoqoftë nëse partnerët potencialë i vlerësojnë këto cilësi dhe u kthejnë këto të mira Protagonistët do gëzojnë një lidhje me pasion, të gjatë e të lumtur. Protagonistët njihen si të dashuruar që janë të interesuar më shumë në rutinë dhe stabilitet sesa në spontanitet në jetët e tyre seksuale, por gjithmonë të dedikuar ti ndihmojnë partnerët. Përfundimisht, Protagonistët besojnë se lumturia e vetme është lumturia e përbashkët dhe këto janë gjërat që përbëjnë një lidhje të suksesshme.

MIQËSITË

PROTAGONISTËT SI SHOKË

Kur dalim te miqësitë, Protagonistët janë çdo gjë përvec pasiv. Përderisa disa lloje personalitetesh mund të pranojnë të mirat e të këqijat e miqësive, ndjenjat e tyre që shtohen dhe zbehen me kohë, Protagonistët do bëjnë përpjekje të mbajnë këto lidhje duke i parë si thelbësore dhe të rëndësishme, jo diçka që e lënë tu ikë nga pakujdesia apo përtacia.

Filozofia e një lidhjeje të sinqertë është thelbësore për ENFJ-të dhe përderisa është e dukshme në vendin e punës dhe në romancë, është edhe më e qartë në miqësi.

Gjithë jetën time jam munduar të shkul gjemba dhe të mbjell lule, kudo qe lulet mund te rriten

Njerëzit me këtë lloj personaliteti u pëlqen t’i njohin të tjerët dhe nuk e kanë problem të flasin me persona të çfarëdo personaliteti, me persona që kanë mendime të tjera. Edhe në mosmarrëveshje, perspektivat e tjera janë magjepsëse për Protagonistët- edhe pse si shumica e njerëzve ata më së miri komunikojnë me njerëz me të cilët kanë parime dhe ideale të përbashkëta. Tipet e grupit të Diplomatëve dhe Analistëve janë më së miri në gjendje të kuptojnë pikëpamjen e Protagonistëve që është shumë idealistike për shumicën. Janë këta shokë të afërt me të cilët ENFJ-të vërtetë hapen duke i mbajtur lidhjet e shumta të tjera në një fushë më pak serioze, por me të njëjtën mbështetje dhe inkurajim.

Të tjerët vërtetë i çmojnë shokët ENFJ, duke vlerësuar ngrohtësinë, mirësinë dhe optimizmin e sinqertë dhe gëzimin që ata sjellin. Protagonistët duan të jenë miqtë më të mirë të mundshëm dhe kjo shihet në mënyrën sesi ata nuk janë të interesuar vetëm në interesat sipërfaqësore të miqve të tyre, por në pasionet, shpresat dhe ëndrrat. Asgjë nuk i bën ata më të lumtur sesa t’i shohin mirë njerëzit që ata duan dhe janë mëse të gatshëm të ndajnë kohë dhe energji për t’i ndihmuar miqtë.

Ne duhet të jemi shumë të mëdhenj që të mos ndikohemi nga ofendimet dhe shumë fisnikë për të ofenduar dikë

Përderisa Protagonistëve u pëlqen të zgjatin dorën për ndihmë, personalitetet tjera thjesht nuk kanë energjinë të jenë në hap me ta- duke krijuar lodhje të mëtejshme, njerëzit me këtë personalitet mund të ndihen të ofenduar që të tjerët nuk po ua kthejnë të mirat kur kanë mundësi. Përfundimisht, marrja dhe dhënia nga Protagonistët mund të bëhet mbytëse për tipat që janë më të interesuar në momentin e tanishëm sesa në të ardhmen ose ata me vetëbesim të lartë që janë të kënaqur me atë që janë andaj nuk kanë interesim për të përmirsuar veten dhe tu përmbahen synimeve të Protagonistëve. Kur kjo ndodh ENFJ-të mund të bëhen kritikues nëse u duket e nevojshme. Përderisa zakonisht me takt dhe shpesh të gatshëm për ndihmë, nëse miqtë irritohen nga përpjekjet e Protagonistëve për t’i shtyer përpara, ata do kundërshtojnë edhe më shumë. Nëse kjo ndodh Protagonistët nuk duhet ta marrin personalisht dhe të kenë një qëndrim më pak serioz.

Mirëpo përfundimisht, Protagonistët do e kuptojnë se entuziazmi dhe optimizmi i tyre i palëkundur do i shpërblej ata me lidhje të kënaqshme me njerëz që vlerësojnë dhe e ndajnë vizionin dhe origjinalitetin e tyre. Gëzimi që Protagonistët kanë për t’i shtyer gjërat përpara do të thotë që gjithmonë ka një lloj qëllimi pas miqësive të tyre dhe ata krijojnë lidhje që nuk thehen lehtë.

Si prindër

ENFJ-të prindër

Si udhëheqës të natyrshëm, Protagonistët janë prindër të shkëlqyer që mundohen të arrijnë një balancë mes të qenët miq inkurajues dhe mbështetës të fëmijëve të tyre e në të njëjtën kohë punojnë që t’ua mësojnë ndjenjën e përgjegjësisë. Nëse Protagonistët e kanë një pikë të fortë është që të ofrojnë mbështetje emocionale, nuk të tregojnë çfarë të bësh por të ndihmojnë dhe të inkurajojnë të ndjekësh zemrën.

Prindërit Protagonistë do inkurajojnë fëmijët e tyre të eksplorojnë dhe të rriten duke vlerësuar individualitetin e njerëzve që sjellin në jetë dhe i rrisin.

Protagonistët si prindër janë krenarë që ushqejnë dhe inspirojnë vlera të mëdha dhe kujdesen që baza e këtyre vlerave të vjen nga mirëkuptimi, jo nga bindja. Çfardo që u duhet fëmijëve të tyre për tu rritur e për të mësuar, Protagonistët harxhojnë kohë e energji për ta mundësuar atë. Përderisa në momente dobësie mund t’i dorëzohen ndonjë sjelljeje më manipulative, Protagonistët më së shumti mbështeten në sharmin dhe idealizmin e tyre të sigurohen që fëmijët vërtetë t’i pranojnë këto mësime. Pasi kanë mospëlqim ndaj konfliktit, Protagonistët si prindër mundohen që të sigurohen se shtëpitë e tyre të ofrojnë një ambient të sigurt dhe të qetë. Përderisa mund të tregohen kritikë, ajo nuk është pika e tyre e fortë dhe nuk u vjen natyrshëm të marrin masat e nevojshme për diciplinë. Mirëpo, ENFJ-të kanë standarte të larta për fëmijët, duke i inkurajuar ata të bëhen më të mirët që munden dhe kur konfrontimet ndodhin ata mundohen të paraqesin vetëm shembuj, mësime morale që shpresojnë që fëmijët e tyre t’i kuptojnë. Me të hyrë në periudhën e adoleshencës fëmijët e tyre fillojnë të marrin vendime vetë, ndonjëherë edhe kundër dëshirave të prindërve- përderisa Protagonistët e bëjnë më të mirën të pranojnë këtë me hijeshi dhe humor, ata mund të ndihen të lënduar krahas këtij rebelimi. ENFJ-të janë të ndjeshëm dhe nëse kritikohen nga fëmijët ata do mërziten shumë.

Gjithcka që jam, ose dua të bëhem i detyrohem engjullit tim, nënës

Fatmirsisht, këto raste do jenë të rralla. Falë intuitës, Protagonisët janë të kuptushëm dhe pavarsisht nervozës momentale fëmijët e tyre do mbajnë mend ngrohtësinë e vërtetë, kujdesinë, dashurinë dhe inkurajimin që gjithmonë kanë marr nga prindërit ENFJ. Ata rriten me mësimet që u janë futur në karakter dhe e dinë se janë më mirë falë përpjekjeve të prindërve të tyre.

KARRIERA

Kur dalim te karriera, njerëzit me këtë lloj personaliteti ia vënë syrin asaj që duan më shumë- të ndihmojnë njerëzit e tjerë! Për fat të tyre, njerëzve u pëlqen kur ndihmohen dhe janë të gatshëm të paguajnë për këtë që do të thotë se Protagonistët nuk kanë shumë nevojë për inspirim në kërkim të një pune me kuptim.

Mos u brengos nëse nuk je i njohur, por përpiqu ta meritosh atë njohje

ENFJ-të tregojnë interesim të veçantë për njerëzit e tjerë, duke u afruar atyre me shoqëri të ngrohtë dhe ndihmë të sinqertë që rallë kalon pa u dalluar. Profesionet altruiste si puna sociale dhe fetare, mësimdhënia, këshillimi janë të gjitha rrugë të famshme për ta sepse u dhënë mundësi që të ndihmojnë të tjerët të mësojnë, të rriten e të bëhen më të pavarur. Ky qëndrim, bashkë me aftësitë e tyre shoqërore, intelegjencën emocionale dhe prirjen që të jenë “ai personi që i njeh të gjithë” i bën të përshtatshëm për një numër të madh profesionesh. Protagonistët mund të jenë administratorë të natyrshëm të burimeve njerëzove, kordinatorë të eventeve dhe politikanë- çfardo që i ndihmon një komuniteti ose organizate të funksionoj më mirë.

Duke i përmbledhur të gjitha këto, Protagonistët janë në gjendje të shprehin veten në mënyrë të sinqertë dhe kreative, duke u lejuar atyre tu afrohen pozicioneve si përfaqësues të shitjeve dhe këshilltarë reklamash nga një kënd i veçantë idealistik duke i kuptuar kërkesat dhe dëshirat e konsumatorëve në mënyrë intuitive dhe punojnë që t’i bëjnë ata të lumtur. Sidoqoftë, Protagonistët duhet të sigurohen që fokusi i tyre të jenë njerëzit e jo sistemet. Ata nuk janë të prerë për të marr vendime në pozicionet e qeverisjes në korporatë- do ndihen keq duke e ditur që vendimi i tyre u ka kushtuar dikujt vendin e punës ose që produkti i tyre i ka kushtuar dikujt jetën.

Pasi intuitën e kanë cilësinë kryesore do të thotë që karrierat si zbatimi i ligjit dhe shërbimi ushtarak do i lodhin shpejt Protagonistët. Përderisa të mrekullueshëm në organizimin e festave, në situatat e rrezikshme Protagonistët thjesht nuk do jenë në gjendje të mbajnë përqendrimin në gjërat që i rrethojnë.

Gjithmonë mbaj në mend se vendimi yt për të pasur sukses është më i rëndësishëm se çdo vendim tjetër

Është e kuptueshme që ENFJ-të të jenë ata që mbajnë këto shërbime vitale të organizuara mirë, duke i shfrytëzuar pikëpamjet e tyre afatgjata, aftësitë me njerëzit dhe idealizmin që të kenë sukses në situatat e rëndësishme, përderisa personalitetet tjera merren me krizat e momentit. Njerëzit me këtë lloj personaliteti gjithmonë janë të gatshëm për një sfidë- dhe asgjë nuk i emocionon më shumë sesa të ndihmojnë të tjerët. Por përderisa të gatshëm të trajnohen në aftësitë e nevojshme, Protagonistët gjithmonë do shprehin një preferencë për atë lloj ndihme që shkakton ndryshim afatgjatë.

Protagonistët duhet të ndjejnë vlerësimin dhe mirënjohjen e njerëzve që kanë ndihmuar në mënyrë që të jenë të lumtur.

Profesionet e dhunshme do shqetësojnë mendjet dhe zemrat e ndjeshme të Protagonistëve, sidomos nëse kritikohen pavarsisht përpjekjeve të tyre. Në anën tjetër, Protagonistët janë një grup i gjithanshëm dhe i shkathët që i tërheq ata drejt punëve në administratë dhe politikë. Këto mund t’i ndihmojnë të përqendrohen kur janë në stresin e momentit, duke e ditur se çdo sekond i përpjekjeve që ata bëjnë kontribojnë në diçka më të rëndësishme se vetja.

ENFJ-TË NË VENDIN E PUNËS


ENFJ-të janë të mençur, të ngrohtë, idealistë, sharmantë, kreativë, të shoqërueshëm… me këto të mira, Protagonistët janë në gjendje të shkëlqejnë në shumë role të ndryshme, në çdo moshë. Për më tepër, ata thjesht u pëlqejnë njerëzve dhe kjo cilësi i ndihmon të kenë sukses kudo që punojnë me të tjerët.

 

Protagonistët si nënpunës

Si nënpunës, Protagonistët shpesh do nënvlerësojnë vetveten- sidoqoftë ata shpejt lënë përshtypje te menaxherët. Mësojnë shpejt dhe janë të shkëlqyeshëm në kryerjen e disa detyrave njëkohësisht. Njerëzit me këtë lloj personaliteti janë në gjendje të mbajnë përgjegjësi të shumta me aftësi dhe humor të mirë. ENFJ-të janë punëtorë, të besueshëm dhe të gatshëm për ndihmë- por kjo mund të jetë thikë me dy teha sepse disa menaxherë do mundohen të përfitojnë nga ta duke bërë shumë kërkesa dhe duke i mbingarkuar me punë shtesë. Protagonistët janë kundër konfliktit dhe mundohen të shmangin kritikat e panevojshme dhe sipas të gjitha gjasave do pranojnë këto detyra shtesë në mënyrë që të ruajnë përshtypjen pozitive dhe një ambient të qetë.

 

Protagonistët si kolegë

Si kolegë, dëshira e Protagonistëve për të ndihmuar dhe të bashkëpunuar është edhe më e dukshme sepse ata tërheqin kolegët në grupe ku të gjithë ndihen rehat të shprehin mendimet dhe sygjerimet e tyre, punojnë së bashku që të përfundojnë punën sa më mirë. Toleranca e Protagonistëve, fakti që janë mendjehapur dhe lehtë të shoqërueshëm e bën të lehtë për ta të kuptohen me kolegët, por poashtu e bën shumë të lehtë që të tjerët t’i kalojnë problemet te Protagonistët. ENFJ-të janë të ndjeshëm ndaj kërkesave të të tjerëve dhe roli i tyre si ndërlidhës shoqëror do të thotë që është e pamundur që atyre të mos u paraqiten probleme, kolegët gjithmonë do kërkojnë ndihmë nga ta.

 

Protagonistët si menaxherë

Përderisa shumë të aftë si nënpunës dhe kolegë, talenti i Protagonistëve është në grupet e menaxhimit ku kapaciteti i tyre si komunikues inspirues dhe ndjeshmëria ndaj nevojave të të tjerëve shihet vërtetë. Si menaxherë, Protagonistët i kombinojnë aftësitë e tyre për të njohur motivet individuale me sharmin e natyrshëm që kanë, jo vetëm që të shtyjnë grupin dhe projektet përpara, por të bëjnë që grupet e tyre të duan të shkojnë përpara. Ata ndonjëherë mund të përkulen para manipulimeve, alternativa tjetër të jetë konfrontimi direkt, por synimi i Protagonistëve është që gjithmonë të përfundojnë atë që kanë nisur në një mënyrë që i lë të gjithë të kënaqur me rolet dhe rezultatet e arrira bashkë.

 

 

Previous article
Next article

Të fundit