HomeFokusTipi ENFP
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Tipi ENFP

Ndryshe njihet edhe si PERKRAHESI

Personaliteti ENFP është një shpirt i lirë. Janë shpesh jeta e festave, por për dallim nga Eksploruesit, ata janë më pak të interesuar në kënaqësinë dhe ngazëllimin e çastit e më shumë në shijimin e lidhjeve shoqërore të cilat i krijojnë me të tjerët. Tërheqës, të pavarur, energjik dhe të mëshirshëm. 7% e popullsisë që ata përbëjnë, padyshim mund të dallohen në çdo turmë.

Ju mund të ndryshoni botën me vetëm një ide.

Më shumë sesa njerëz të shoqërueshëm që ia bëjnë qejfin të tjerëve, ENFP-të, si të gjithë kushërinjtë Diplomatë, janë të formuar nga intuita e cila u mundëson atyre të lexojnë mes rreshtave me kurreshtje dhe energji. Ata janë të prirur të shohin botën si enigmë komplekse ku çdo gjë është e lidhur me njëra-tjetrën- por për dallim nga Analistët të cilët priren të shohin enigmën si një seri të vazhdueshme intrigash, ENFP-të e shohin përmes prizmës së emocionit, mëshirës dhe misticizmit. Ata janë gjithmonë në kërkim të një kuptimi më të thellë.

ENFP-të janë tejet të pavarur. Ata dëshirojnë kreativitet dhe liri më shumë se stabilitet e siguri.

Shumë tipe të tjera mund t’i konsiderojnë këto cilësi si të parrezistueshme. Nëse kanë gjetur shtysën e imagjinatës së tyre, ENFP-të do të përçojnë një energji që shpesh i vendosë në qendër të vëmendjes, të ngritur lart nga shokët si një lider apo guru. Megjithatë, ky nuk është vendi ku ENFP-të liridashës dëshirojnë të jenë. Akoma më keq nëse e gjejnë veten të rrethuar me detyra administrative dhe rutinën e përhershme që karakterizon pozita e udhëheqësit. Vetëbesimi i tyre varet nga aftësia për të sjellur zgjidhje sa më origjinale dhe duhet ta dinë se kanë lirinë për të qenë inovativ. Ata shumë lehtë mund ta humbasin durimin dhe të hidhërohen në qoftë se mbesin te ngujuar në një detyrë të mërzitshme.

 

Mos e humbisni “shkëndinë e çmendurisë”

Fatmirësisht, ENFP-të dinë të çlodhen dhe janë në gjendje të shndrrohen nga një idealist i pasionuar në vendin e punës në një shpirt të lirë, entuziast e imagjinar në pistën e vallëzimit dhe kjo mund të ndodhë aq papritur sa t’i habis madje edhe shokët më të ngushtë. Një aftësi e tillë shpesh ju ndihmon të lidhen emocionalisht me të tjerët dhe të depërtojnë në atë çfarë i motivon shokët dhe kolegët e tyre. Ata besojnë se çdokush duhet të shfrytëzoj kohën e nevojshme për të njohur dhe shprehur ndjenjat e tyre dhe empatia e afrueshmëria e tyre e bën këtë një temë bisede të natyrshme. Megjithatë ENFP-të duhet të jenë të kujdeshëm në qoftë se mbështeten shumë në intuitën e tyre dhe supozojnë apo parashikojnë shumë rreth motivimeve të shokëve, pasi që ata mund të mos i kuptojnë drejt shenjat dhe ngatërrojnë gjërat kur në fakt një qasje e thjeshtë mund ta bënte më të leht. Ky lloj stresi është gogoli që i mban Diplomatët të zgjuar natën. ENFP-të janë shumë emocional dhe të ndjeshëm dhe kur padashje lëndojnë dikë, të dytë e ndjejnë atë. ENFP-të shpenzojnë shumë kohë duke eksploruar lidhjet shoqërore, ndjenjat dhe idetë para se të gjejnë diçka që ju duket e vërtetë. Por, kur më në fund e gjejnë vendin e tyre në botë imagjinata, empatia dhe kurajo e tyre sipas gjitha gjasave do të kenë rezultate të pabesushme.

2.PIKAT E FORTA DHE TË DOBËTA TË ENFP-VE

Pikat e forta të ENFP-ve

Kurioz– Kur është fjala për ide të reja, ENFP-të nuk u pëlqen të qëndrojnë në një vend-ata duan të dalin dhe të provojnë gjërat dhe nuk hezitojnë të dalin nga zona sigurisë për ta arritur atë. ENFP-të janë njerëz imagjinar dhe mendjehapur të cilët shohin çdo gjë si pjesë të një enigme të madhe dhe komplekse të quajtur jetë.

Vëzhgues-ENFP-të besojnë se çdo veprim lidhet me tjetrin, se çdo ndryshim në ndjenja, çdo lëvizje dhe çdo ide është pjesë e diçkaje më të madhe. Për ta përbushur kuriozitetin e tyre ENFP-të provojnë të vërejnë të gjitha këto gjëra dhe të mos humbasin asnjë gjë.

Energjik dhe entuziast– Gjate kohës që vëzhgojnë dhe formojnë lidhje dhe ide të reja, ENFP-të s’do të ndalen së foluri. Ata janë të ngazëllyer me gjetjet e tyre dhe i ndajnë me këdo që pranon t’i dëgjoj. Ky entuziazëm ngjitës ka edhe të mirën tjetër që ua jep shancin ENFP-ve të krijojnë më shumë lidhje shoqërore. Poashtu u jep atyre një burim të ri informacioni dhe përvoje gjatë kohës që ata fillojnë t’i bashkojnë mendimet e shokëve të tyre me idetë e tyre ekzistuese.

Komunikues të shkëlqyer– Mirë që ENFP-të kanë aftësi të mëdha me njerëz në të kundërtën ata kurrë nuk do t’i shprehnin këto ide. ENFP-të shijojnë njësoj si bisedat e thjeshta ashtu dhe bisedat e thella dhe me kuptim, të cilat për ta janë anët e të njëjtës monedhë. Ata janë të aftë të drejtojnë bisedat drejt temave që dëshirojnë në atë mënyrë që duket krejtësisht e natyrshme.

Dijnë si të relaksohen– Jo çdo diskutim me ENFP-të është rreth “natyrës së kozmosit”, njerëzit me këtë lloj personaliteti e dijnë se nganjëherë asgjë s’është më e rëndësishmë sesa të bësh qejf dhe të shijosh kënaqësitë e jetës. Tipari intuitiv ju lejon ENFP-ve të dinë kur është koha të shkundin gjërat. Këto shpërthime të egra të energjisë entuziaste mund t’i habisin madje edhe shokët më të ngushtë.

Shumë të famshëm dhe të shoqërueshëm– Gjithë kjo përshtatshmëri dhe ky spontanitet krijojnë një person i cili është i afrueshëm, interesant dhe emocionues me një shpirt bashkëpunues dhe altruist si dhe me natyrë të shoqërueshme dhe empatike. ENFP-të kanë marredhënie të mira me gati të gjithë dhe rrethi tyre i shoqërisë është shumë i gjerë.

Dobësitë

Aftësi të dobëta praktike– Kur është fjala për të sjellur ide dhe për të filluar projekte e sidomos kur duhet përfshirë njerëz të tjerë- ENFP-të kanë talent të jashtëzakonshëm. Por, fatkeqësisht, ju mungon talenti për mirëmbajtje, administrim dhe vazhdim të atyre projekteve. Pa praninë e personave të tjerë të cilët do t’i shtyjnë në vazhdimin e këtyre gjërave, idetë e ENFP-ve do të mbesnin vetëm ide.

E kanë problem të koncentrohen-ENFP-të janë eksplorues të natyrshëm të lidhjeve ndërpersonale dhe filozofisë, por kjo dështon kur ajo çka ata duhet të bëjnë është një raport. Është e vështirë për ENFP-të të ruajnë interesimin kur një detyrë shkon drejt rutinës, çështjeve administrative dhe larg koncepteve më të gjera.

I stërmendojnë gjërat– ENFP-të nuk i marrin gjërat siperfaqësisht, ata kërkojnë për motive të padukshme madje edhe në gjërat më të vogla. Nuk është e pazakontë për një ENFP të mbes pa gjumë duke pyetur veten pse dikush veproi ashtu, çfarë mund të thotë ajo ose si të veprojë në lidhje me atë gjë.

Stresohen lehtë– Gjithë ky stërmendim i gjërave nuk është vetëm për të mirën e tyre, ENFP-të janë shumë të ndjeshëm dhe brengosen shumë për ndjenjat e të tjerëve. Pasojë e popullaritetit të tyre është se të tjerët vazhdimisht kërkojnë udhëzim dhe ndihmë nga ta, gjë e cila merr kohë, andaj është lehtë e kuptueshme pse ENFP-të trullosen sidomos kur nuk mund t’i përgjigjen pozitivisht çdo kërkese.

Tepër të ndjeshëm– Përderisa të shprehurit e ndjenjave është e shëndetshme dhe e natyrshme, tek ENFP-të edhe pse ata e shohin si pjesë kryesore të identitetit te tyre ato mund të vijnë aq fortë sa t’u shkaktojnë atyre problem. Sidomos gjatë stresit, kritikës dhe konfliktit, ENFP-të mund të përjetojnë shpërthime emocionale të cilat më e pakta që mund të shkaktojnë është antiproduktivitet.

Tejmase të pavarur– ENFP-të urrejnë të jenë nën kontroll dhe të kufizuar nga rregulla të ashpra- ata duan të shihen si tepër të pavarur dhe drejtues të jetës së tyre, madje zotërues të një mençurie altruiste që shkon përtej ligjeve të ashpra. Sfidë për ENFP-të është se jetojnë në një botë të kontrollimit dhe bilancit, gjë të cilën ata e pranojnë më vështirësi.

 

Lidhjet e ENFP-ve

Kur është fjala për lidhje, vështirë se ka ndonjë person që është më i ngazëllyer se sa ENFP-të për të ndarë me partnerin begatinë e ideve dhe eksperiencave syçelëse që jeta ofron. Për njerëzit me këtë lloj personaliteti, lidhjet janë procese të gëzueshme të eksplorimit dhe imagjinatës së përbashkët, një mundësi për tu lidhur me një shpirt tjetër. ENFP-të i marrin lidhjet seriozisht dhe njihen për përkushtimin e pakufizuar dhe të palëkundshëm ndaj njerëzve të cilëve ua kanë dhënë zemrat. ENFP-të kanë përparësinë e të pasurit joshje të parezistueshme kur është fjala për të tërhequr një partner- ngrohtësia, ngazëllimi dhe pasioni i tyre të bën lehtë për vete.

Në fillim të lidhjes- nëse ENFP-të durojnë këto procese formale- ata do t’i shfaqin këto cilësi duke i mbuluar të dashurit e tyre me dashuri dhe do të bëjnë çdo gjë që është e mundur për të ndërtuar një lidhje të fortë, duke demonstruar përkushtimin dhe besnikërinë e tyre me çdo gjë që kanë.

Nuk mund të jetoni pa pasion

Lidhjet në distancë nuk janë të pazakonta tek ENFP-të, ata e shohin largësinë fizike vetëm si një ide e cila nuk përbën problem për dashurinë. Kjo u jep mundësinë të tregojnë përkushtimin e tyre duke qëndruar besnik pavarësisht ndarjes fizike si dhe me orvatjet për të befasuar partnerët e tyre duke e kaluar atë distancë saherë të duan. Këto janë provë e misterit, idealizmit dhe emocioneve të thella të ENFP-ve dhe përpjekje të tilla shpesh bëjnë që zjarret e një lidhjeje të zgjasin gjatë. Njerëzit me personalitetin ENFP i shprehin këto ideale edhe seksualisht, duke eksploruar fizikun me imagjinatë dhe pasion, duke parë këto momente së bashku si një mundësi që i lejon ndjenjat për njërit-tjetrin të ndriçojnë, si dhe duke shfaqur dashurinë dhe dhembshurinë. ENFP-të me dëshirë do të eksperimentojnë me të dashurit e tyre, madje dhe në fillim të lidhjes. Mirëpo ata në mënyrë të çuditshme mund të bëhen edhe perfeksionist duke besuar se aktet fizike janë përfaqësues i dashurisë së tyre të thellë dhe si e tillë nuk duhet kryer pa kujdes. Ky perfeksionizëm është gjithashtu reflektim i ndjeshmërisë së tyre dhe dëshirës për të mos zhgënjyer. Jo të gjithë mund të përballojnë ngazëllimin, nevojën e papritur për dashuri dhe qetësim, si dhe uljet dhe ngritjet emocionale që kjo filozofi merr me vete, pa marrë parasysh a është lidhje në distancë, lidhje afatgjatë, mistike apo fizike. ENFP-të vazhdimisht eksplorojnë ide dhe përmirësime të reja, fantazojnë për mundësi të së ardhmes, dhe në lidhje kjo prirje për të shikuar të mundshmen në vend të së tashmes mund të jetë mposhtëse për ta. Spontaniteti i tyre e bënë akoma më të vështirë të qëndruarit të përqëndruar në synimin e tyre përfundimtar për një lidhje afatgjate. Nëse partnerët e tyre nuk janë në gjendje t’ua kthejnë këto akte të ngazëllimit dhe përkushtimit, ENFP-të mund të përfundojnë të palumtur dhe të pakuptuar.

 

Pra, ti mendon se më njeh?

ENFP-të japin çdo gjë në lidhje, dhe nëse lidhja dështon pavarësisht përpjekjeve të tyre, ata mund të përfundojnë të ndjekur nga pyetjet se pse dështoi ajo dhe çfarë mund të kishin bërë ndryshe, këto mendime mund të shkatërrojnë vetëbesimin e ENFP-ve gjatë kohës që zhyten në depresion. Është e rëndësishme për personalitetin ENFP si dhe për të gjithë personalitetet të kujtojnë që lidhjet janë gjithmonë të përbashkëta- interes i përbashkët, rritje e përbashkët dhe përgjegjësi e përbashkët- pra ata nuk janë përgjegjësit e vetëm. Pas një gjyqi të tillë, ENFP-të mund të ngurrojnë të hapen dhe të besojnë. Mund të marr vite për një partner të lundrojë në intensitetin dhe thellësinë e tyre trullosëse, duke menduar gabimisht që entuziazmi dhe çiltërsia e jashtme e tyre do të thotë që ata shprehin çdo gjë. Realiteti është që spontaniteti i ENFP-ve, paqëndrueshmëria dhe çoroditja në dukje që syri i patrajnuar sheh, nuk është një produkt i tekave apo mungesës së thellësisë, por e kundërta- është një përpjekje për të shprehur ide rreth një energjie mistike dhe gjithëpërfshirëse. Në kafazin e botës fizike dhe në themel të gjithë këtyre gjërave ndodhet parimi bashkues i dashurisë, i shprehur në të gjitha mënyrat, por i palëkundur dhe i pafund deri në palcë.

MIQËSITË

ENFP-të si shokë

Si shokë, ENFP-të janë gazmorë dhe mbështetës, gjithmonë duke ndarë dhe formuar ide, duke qëndruar mendjehapur si dhe duke kuptuar ndjenjat dhe mendimet e të tjerëve. Kjo ngrohtësi dhe ky sinqeritet i bën njerëzit me personalitetin ENFP mjeshtër në nxjerrjen e njerëzve nga guaskat e tyre, dhe si rezultat ata priren të kenë një rreth të gjërë shokësh. Njejtë si me lidhjet e tjera, ENFP-të shohin shoqëritë e tyre si një mundësi për të përjetuar jetën prej një pikëpamje tjetër të universit dhe priren të mbushin shoqëritë e tyre me kualitet serioz dhe idealist.

Një aventurë emocionuese

Tipet më të shoqërueshem natyrisht do të tërhiqen drejt tyre, por ENFP-të gjithashtu do të bëjnë çmos dhe çuditërisht të jenë këmbëngulës në përpjekjet e tyre për të njohur personalitetet më të mbyllur. Aftësia për tu akorduar me të tjerët dhe për të folur gjuhën e tyre me entuziazmin ngjitës që i karakterizon ju ndihmon në këtë aspekt. Misteri joshës që tipet e mbyllura, sidomos introvertet intuitive ofrojnë, do e mbaj gjallë kurreshtjen e ENFP-ve për shumë vite. Këto personalitete mund të mos jenë në gjendje kurrë që t’ia kthejnë gjerësinë e interesave njerëzore të ENFP-ve por do të vlerësojnë perpjekjet e tyre.

Sidoqoftë, interesimi i ENFP-ve për të tjerët mund të jetë thikë më dy teha- ky idealizëm i pastër vjen me pritshmëri të caktuara dhe shpesh ENFP-të ngrisin shokët e tyre në një piedestal, duke pritur prej tyre të mbajnë rrjedhën e përhershme të ideve dhe përjetimeve që ata i konsiderojnë si pjesë përbërëse të jetës. ENFP-të japin gjithë zemrën e tyre në shoqëri, dhe mund t’ju vijë si shok kur kuptojnë se shokët e tyre nuk janë aq të përkryer sa ata mendonin që janë. A është thjesht lodhje shoqërore apo fokusimi në fiziken dhe praktiken në vend të mistikes, njerëzit me personalitetin ENFP mund ta gjejnë veten të zhgënjyer nga çfarë ata e konsiderojnë si mungesë të substancës nën sipërfaqe.

ENFP-të priren të përfshihen thellë në jetët e të tjerëve duke bërë çdo gjë që është e mundshme për të qenë njerëz altruist, të kujdesshëm dhe përkrahës  dhe gjatë kësaj kohe harrojnë të kujdesen për veten, si në aspektin e nevojave bazë siç janë stabiliteti financiar dhe pushimi ashtu dhe nevojat emocionale siç ështe të kuptuarit dhe reciprociteti i dyanshëm. ENFP-të priren të japin nga vetja shumë më shumë se sa të tjerët janë në gjendje t’ua kthejnë. Ky lloj çekuilibri nuk është i pranueshëm pasiqë bujaria e njëanshme shpesh çon në kritika dhe pakënaqësi nga të dyja palët.

E bëjnë jetën madhështore

Fatmirësisht, ENFP-të janë mjaft mendjehapur dhe të sinqertë në shoqëritë e tyre dhe lidhen me personat që i njohin dhe i kuptojnë mjaftueshëm sa për të ditur se jo të gjithë e pasqyrojnë vetveten në mënyra të njëjta dhe se kjo nuk paraqet problem. Ndjeshmëria e tyre e bën shumë të vështirë të merren me personalitete argumentues dhe kritikues siç janë tipet Mendje (T) dhe Gjykues (J). Sidoqoftë, ata e vlerësojnë, madje e duan, shoqërinë e shumicës së personave që e vlerësojnë shoqërinë e tyre dhe aventurat e përvojat qe i kanë bashkë janë gjërat me të cilat krijohet një jetë e mirë.

ENFP-të si prindër

Nëse ka diçka që i bën ENFP-të prindër të mrekullueshëm, ajo është ndjenja e çudisë që ata kanë për çdo gjë të re dhe të bukur, një ndjenjë që ata do të jenë në gjendje ta ndajnë me fëmijët e tyre gjatë kohës që mësojnë dhe rriten. Gjatë jetës së fëmijëve të tyre, ENFP-të ofrojnë një kombinim me dashuri dhe përkrahje trullosëse, dhe një ambient të çrregullt që sillet rreth lirisë dhe kreativitetit. Kjo aspak nuk do të thotë që ENFP-të do t’i lënë fëmijët e tyre të bënë çfarë të duan pa udhëzimin e tyre- me saktë, ENFP-të prindër duan të marrin pjesë në perspektivat e fëmijëve të tyre, të bëjnë pjesë në një botë pa limite.

ENFP-të si prindër janë të gjallë dhe të ngrohtë dhe duan të shohin fëmijët e tyre të emocionuar, duke luajtur dhe eksperimentuar në botën rreth tyre. Është e mundshme që ENFP-të të inkurajojnë këto lojëra dhe rritje duke propozuar aktivitete dhe mësime. ENFP-të do të përqafojnë dhe inkurajojnë interes produktiv gjatë kohës që rriten, duke larguar kukullat dhe dinozaurët kur interesimi kalon tek oqeanet dhe duke fshirë peshqit kur shijet ndërrojnë prapë, këtë radhë tek yjet.

Përderisa ata shpejt e pranojnë rëndësinë e të qenët të organizuar dhe të parashikueshëm, ENFP-të prindër ka pak gjasa të kenë zemër (ose mungesë të zemrës siç e quajnë ata) t’i vendosin vetë këto limite. Ata mund të varen nga partnerët e tyre t’i japin udhëzimet dhe diciplinën e nevojshme kohë pas kohe, por ENFP-të prindër gjithmonë do të kenë si përparësi natyrën empatike dhe mendjehapur, që i bën ata jo vetëm prindër por shokë me të cilët fëmijët e tyre do të ndihen rehat të flasin për shqetësimet e tyre. Ata nuk kanë nevojë për femijët e tyre që të hapin një temë, pasiqë ENFP-të kanë aftësi të natyrshme në të dalluarit e gjendjes emocionale jostabile dhe jorehatinë fizike tek të tjerët.

Kur fëmijët e tyre i afrohen kohës së adoleshencës, gjithë ky emocion dhe vëmendje do të filloj t’i mërzis dhe mund të kërkojnë një pavarësi më private. Kjo mund të jetë një sfidë për prindërit me personalitetin ENFP pasiqë ata kanë emocione të forta dhe i investojnë ato emocione së tepërmi në gjërat dhe njerëzit që i duan. Përderisa ata nuk janë të fortë për të përdorur ide të vërtetuara, ENFP-të duan të shohin nëse idetë e tyre funksionojnë dhe kjo aplikohet edhe në mendimet prindërore gjithashtu. Gjatë kohës që fëmijët e tyre adoleshentë largohen, ata lënë një mister të pazgjidhur që mund të zgjasë me vite, duke lënë prindërit ENFP duke pyetur veten nëse idetë e tyre rreth rritjes së fëmijëve funksionojnë dhe rezultojnë në të rritur të lumtur, të pavarur dhe kreativ. Për fat të mirë, për aq kohë sa ata i rrisin femijët me një ndjenjë të frytshme të pavarësisë në vend të një antipatie jashtë normales, ENFP-të do të shohin se fëmijët e tyre kanë zhvilluar një ndjenjë të fuqishme të vetës dhe vlerës së tyre, shkojnë me vetëbesim në botën e madhe e të gjerë duke ecur me ritmin dhe stilin e tyre, duke ditur se ata mund të mbështetën në veten dhe prindërit e tyre ENFP.

Karriera e ENFP-ve

A mund të jem pilot i helikopterëve dhe një oqeanograf i cili shkruan këngë dhe gatuan? Është një botë e madhe, madje shumë e madhe dhe ENFP-të janë të magjepsur nga idetë e reja, në aspektin e zhvillimeve në fushat që kanë njohuri si dhe kur vijnë tema të reja. Qëllimi i njerëzve me këtë lloj personaliteti është t’a shfrytëzojnë këtë kualitet, këtë çudi me gjerësi dhe detaje të mahnitshme në botë dhe ta përdorin për të çuar veten më larg dhe më thellë se sa të tjerët duan apo janë në gjendje të shkojnë. Nëse ka ndonjë sfidë që ENFP-të përjetojnë është të zgjedhin një profesion, jo se kanë mungesë të talentit, opcioneve apo dëshirave, është shkaku që ka shumë gjëra të mira për të bërë.

 

Të hapësh një derë mund të jetë një moment jashtëzakonisht i lumtur

Një prej talenteve më të mëdha të ENFP-ve është aftësia e tyre me njerëz, një cilësi që është bërë më e vlefshme se kurrë më parë. Madje edhe në bastionet e Analistëve siç janë inxhinieria, sistemet analitike dhe shkencat, aftësia e ENFP-ve për të lidhur dhe përshtatur stilet e komunikimeve të audiencës do të thotë që edhe gjatë kohës që ata eksplorojnë sfida të reja për veten, prapë do të jenë në gjendje të punojnë me të tjerët, eksplorojnë perspektivat e të tjerëve dhe të grumbullojnë mendime të reja në projektet e tyre. Shumica e përparimit modern buron nga të përfshirit studimet e tjera në fushat e përjashtuara dhe askush s’është më i pajisur për të bashkuar interesat e gjerë sesa ENFP-të e talentuar, energjik dhe vizionare. Dhe përderisa tipet Mendje (T) mund të jenë më të mirë në aplikimin e logjikës në sisteme dhe makina, ENFP-të janë në gjendje ta aplikojnë të njëjtën logjikë në ndërveprimet dhe ligjet njerëzore duke përdorur një perceptim shoqëror të pazakontë për të gjetur së çfarë i motivon njerëzit. Kjo u jep ENFP-ve një pikëmbështetje të sigurtë në çfarëdo shkence shoqërore apo shërbim, prej psikologjisë, këshillimit, mësimdhënies e deri tek politika, diplomacia dhe puna si detektiv. Gjithë këto fusha kanë një tjetër ngjashmëri të rëndëshishme: ato janë në zhvillim të përhershëm, duke lëvizur, prezantuar pikëpamje dhe qasje të reja. Është e pamundur të jesh i mirë në këto fusha dhe i kënaqur me mënyrë si janë gjërat dhe ky është vendi ku ENFP-të shkëlqejnë vërtetë.

Vendi ku ENFP-të nuk shkëlqejnë janë sistemet me rregulla dhe hierarki rigoroze siç janë shërbimi ushtarak. ENFP-të lulëzojnë kur kanë mundësinë të vënë në dyshim gjendjen ekzistuese dhe të eksplorojnë alternativat dhe nëse kjo cilësi është jo veç e papranuar por edhe e dënuar, kjo jo vetëm që do t’i bëj të palumtur por mund ta rrezikoj stabilitetin e tyre emocional. Përsëritja, parashikueshmëria, monotonia…përderisa disa tipe Sentinel mund ta vlerësojnë parashikueshmërinë dhe hierarkinë e qartë, për ENFP-të këto janë jo atraktive. Njerëzit me këtë lloj personaliteti duhet të ndihen sikur po i thyejnë kufijtë dhe eksplorojnë ide, dhe duhet të fokusohen në profesione që e inkurajojnë atë.

Shumë profesione të tjera i plotësojnë këto nevoja, jo vetëm ato shkencore- shkrimi, gazetaria, aktrimi dhe raportimet televizive. Të gjitha këto japin ENFP-ve mundësinë të eksplorojnë diçka të re çdo ditë dhe të kënaqen duke bërë probleme gjatë kësaj kohe. Por ka mundësi që mënyra e vetme që ENFP-të ta tregojnë veten është si ndërmarrës dhe këshillues, duke krijuar shtigjet e tyre dhe marrë cilindo projekt që është më interesant. Për aq kohë sa ata i përdorin aftësitë më njerëz, identifikojnë e arrijnë synimet e tyre dhe inspirojnë kolegët e simpatizantët e tyre, ENFP-të do të jenë të lumtur.

ENFP-të në vendin e punës

Janë dy gjëra themelore që ENFP-të i kërkojnë në vendin e tyre të punës: mundësia për të eksploruar ide të reja dhe mundësia të përçojnë këtë eksplorim së bashku me njerëzit e tjerë me të cilët e ndajnë këtë entuziazëm. Edhe pse të ngjashëm me personalitetet tjera Diplomatë, ENFP-të preferojnë që të mos ketë hierarki fare. Njerëzit me këtë lloj personaliteti posedojnë ngrohtësi, kreativitet dhe janë shumë mendjehapur gjë që i bën ata dëgjues të shkëlqyer. Nëse këto cilësi njihen nga punëdhënësit e tyre, ata gjithmonë do të llogarisin në punëtorët e tyre ENFP për të sjellë risi dhe për t’i ngritur moralisht.

ENFP-të si nënpunës

ENFP-të janë të orientuar drejt zhvillimit dhe si nënpunës ata do ti lënë mbresa menaxherëve të tyre me kreativitetin dhe përshtatshmërinë. Njerëzit me personalietin ENFP janë dëgjues të shkëlqyeshëm, janë në gjendje të analizojnë dhe kuptojnë perspektivat e tjera pa u munduar fare. Mesa duket është kjo cilësi që i bën ata jotolerant ndaj kontrollimit të tepërt- ata e kuptojnë se cfarë u është kërkuar dhe gjithçka që u nevojitet është liria për të përfunduar atë detyrë. Nëse kjo nevojë nuk plotësohet ENFP-të do të stresohen shumë shpejt. Sidoqoftë menaxhimi i drejtëpërdrejtë është i nevojshëm në një nivel të caktuar pasiqë ENFP-të njihen si persona që e lënë vëmendjen e tyre të kaloj prej një projekti në tjetrin pa e përfunduar atë. ENFP-të duan të eksplorojnë dhe mësojnë gjëra të reja dhe posa diçka të bëhet e zakonshme, zbehet dhe interesimi. Por nëse menaxherët janë në gjendje të ruajnë një frymë udhëzimi dhe shoqërie në vend të “drejtorllëkut”, do t’i kenë ENFP-të si nënpunës punëtorë

dhe të përkushtuar.

ENFP-të si kolegë

ENFP-të janë shumë të shoqërueshëm dhe kjo cilësi shfaqet më së miri mes kolegëve. Më shumë sesa kolegë, ENFP-të i shohin ata si shokë, njerëz për te cilët kanë interesim të madh, i ofrojnë mbështetje dhe i inkurajojnë kur janë të stresuar. Njerëzit me personalitetin ENFP janë të ngrohtë dhe optimist gjithmonë duke kërkuar dhe gjetur situata nga të cilat të gjithë dalin fitimtar.

Brainstorm në mes njerëzve të barabartë është pika e fortë e ENFP-ve, ata dëgjojnë pikëpamjet dhe propozimet e të tjerëve jo vetëm me tolerance, por me ngazëllim të sinqertë.

Aftësia e tyre për tu relaksuar dhe kënaqur do t’i bëj gjithmonë të famshëm por çfarë i dallon ENFP-të nga të tjerët është se ata mund ta zhvillojnë këtë popullaritet në një udhëheqësi të natyrshme, duke marrë instiktivisht motivimet e kolegëve të tyre dhe duke i bashkuar ekipet e tyre, si dhe duke i lëvizur para prapa drejt çfarëdo detyre që janë caktuar të bëjnë.

 

ENFP-të si menaxherë

ENFP-të nuk janë fansa të hierarkisë dhe byrokrasisë dhe kjo bëhet më së shumti e qartë kur ata marrin rolin e menaxherit. Si menaxherë, ENFP-të sillen ngjashëm sikur me kolegët- ata ndërtojnë shoqëri të vërtetë dhe përdorin popullaritetin e tyre të gjerë për të inspiruar dhe motivuar, duke marr rolin e liderit, duke punuar bashkë me nënpunësit e tyre në vend se të bërtasin prapa tavolinave të tyre. ENFP-të priren të besojnë në konceptin e motivimit të brendshëm, idenë se gjërat duhen bërë për hir të dashurisë që kemi ndaj tyre e jo shkaku i sistemit të ndëshkimeve dhe shpërblimeve.

Fatkeqësisht, jo të gjithë pajtohen me këtë filozofi- sfidat shfaqen kur ata përballen me nënpunës të cilët preferojnë të jenë të drejtuar për së afërmi, me objektiva dhe orare të caktuar qartë, me njerëz të cilët vetëm bëjnë punën e tyre. Akoma më sfiduese janë ato momentet e rralla kur një vërejtje është e nevojshme- ndërsa ENFP-të duan të përballen me mospajtimet butësisht dhe të përdorin kapacitietin e tyre të shkëlqyer për të ndjerë disponimin dhe gjendjen morale në mënyrë që të parandalojnë një akt të tillë akoma pa filluar. Nganjëherë duhet aplikuar dënime dhe kjo është gjëja më e vështirë për ta. Por kapaciteti i ENFP-ve për të përshtatur mënyrën e komunikimit tek gati të gjitha stilet do të shkëlqejë gjithmonë, duke ndihmuar që të zbuten gjërat dhe t’i përshtaten nevojave të skuadrës.

 

Previous article
Next article

Të fundit