HomeFokus Tipi ISFP
spot_img

Artikuj të ngjashëm

 Tipi ISFP

Ndryshe njihet edhe si AVENTURISTI

Unë ndryshoj gjatë ditës. Kur zgjohem jam një person dhe kur shkoj të flej e di sigurt që jam dikush tjetër. Bob Dylan

Personalitetet ISFP janë artistë të vërtetë, por jo patjetër në kuptimin e mirëfilltë ku ata pikturojnë drunjë të vegjël. Edhe pse shpesh ata janë plotësisht të aftë për këtë. Më shumë, është se ata e përdorin estetikën, dizajnin e madje edhe zgjedhjet dhe veprimet e tyre për të tejkaluar normat shoqërore. ISFP-të pëlqejnë të përmbysin besimet tradicionale me eksperimente në bukuri dhe sjellje- ka gjasa që ata e kanë thënë më shumë se një herë frazën “mos më burgosni!”

 

Të lumtur që janë ata që janë

ISFP-të jetojnë në një botë sensuale plot me ngjyra, të inspiruar nga lidhjet me njerëzit dhe idetë. Personalitetet ISFP kënaqën në riinterpretimin e këtyre lidhjeve duke zbuluar dhe eksperimentuar me veten e tyre dhe perspektivat e reja. Asnjë tip tjetër personaliteti nuk eksploron më shumë në këtë mënyrë. Kjo krijon një ndjenjë spontaniteti, duke i bërë ISFP-të të duken të paparashikueshëm madje edhe shokëve më të ngushtë dhe njerëzve më të dashur. Pavarësisht gjithë kësaj, ISFP-të janë definitivisht Introvertë (I), dhe i befasojnë shokët e tyre akoma më shumë kur ata largohen nga qendra e vëmendjes per të mbushur bateritë duke qëndruar vetëm. Fakti që qëndrojnë vetëm nuk do të thotë se njerëzit me personalitetin ISFP rrinë kot- ata e shfrytëzojnë këtë kohë për të analizuar veten, duke caktuar parimet e tyre. Në vend se të mendojnë për të kaluarën apo të ardhmen, ISFP-të mendojnë se kush janë ata. Ata kthehen nga ky manastir, të transformuar. ISFP-të jetojnë për të gjetur mënyra si t’i nxisin pasionet e tyre. Sjelljet më të rrezikshme si bixhozi dhe sportet ekstreme janë më përhapura me këtë tip personaliteti se sa me të tjerë. Fatmirësisht, familjarizimi me momentin dhe ambientin u lejon atyre të arrijnë më shumë se të tjerët. ISFP-të gjithashtu pëlqejnë të lidhen me të tjerët dhe kanë një sharm të parezistueshëm.

ISFP-të gjithmonë dinë të zbusin me kompliment zemrat e atyre që janë gati t’i quajnë të pamatura dhe papërgjegjshme rreziqet që ata ndërmarrin.

Sidoqoftë, nëse ka ndonjë kritikë atëherë mund të përfundoj keq. Disa ISFP mund të përballojnë komentet e thëna ëmbëlsisht duke i vlerësuar ato si një perspektivë tjetër që u ndihmon për të shtyrë pasionet e tyre në drejtime tjera. Por nëse komentet janë më thumbuese dhe më pak të matura, personalitetet ISFP mund të humbasin qetësinë në mënyrë spektakulare. ISFP-të janë të ndjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve dhe vlerësojnë harmoninë. Kur përballen me kritika, mund të jetë sfiduese për njerëzit me personalitetin ISFP të largohen nga ajo situatë për kohë të mjaftueshme sa për të mos reaguar sa janë të nervozuar. Pasi që të jenë qetësuar, ISFP-të zakonisht e quajnë të kaluarën e kaluar dhe ecin përpara sikur asgjë s’ka ndodhur.

Ka kuptim në çdo aspekt të jetës

Sfida më e madhe me të cilën ISFP-të ballafaqohen është të planifikojnë të ardhmen. Gjetja e idealeve të dobishme dhe vendosja e qëllimeve që krijojnë parime pozitive nuk është punë e thjeshtë. Për dallim nga tipet tjera Sentinel, ISFP-të nuk i planifikojnë të ardhmet e tyre në terma të pasurisë dhe pensionimit. Më shumë, ata i planifikojnë veprimet dhe sjelljet që kontribojnë në identitet, duke ndërtuar një portfolio të përvojave e jo parave. Nëse këto qëllime dhe parime janë të ndershme, ISFP-të mund të veprojnë me një altruizëm dhe bamirësi të shkëqyeshme- por mund të ndodhë që njerëzit me personalitetin ISFP të krijojnë një identitet më egocentric duke vepruar me egoizëm, manipulim. Është e rëndësishme për ISFP-të të mbajnë mend që të bëhen vazhdimisht personat që duan të jenë. Të zhvillosh dhe mbash një zakon të ri mund të mos vij natyrshëm, por marrja e kohës së mjaftueshme çdo ditë për të kuptuar motivet e tyre u lejon ISFP-ve të përdorin fuqitë e tyre për të ndjekur çdo gjë që duan.

PIKAT E FORTA DHE TE DOBETA TE ISFP-VE

Tërheqës– Njerëzit e personalitetit ISFP janë të qetë e të ngrohtë dhe qëndrimi i tyre shumë tolerant i bën ata natyrshëm të pëlqyeshëm dhe popullor.

Të ndjeshëm ndaj të tjerëve– ISFP-të mund t’i kuptojnë lehtë ndjenjat e të tjerëve gjë që u ndihmon për të krijuar harmoni dhe vullnet të mirë si dhe të minimizojnë konfliktet.

Imagjinues– pasi që janë në dijeni të ndjenjave të personave të tjerë, personalitetet ISFP e përdorin kreativitetin e tyre për të krijuar ide të guximshme që përshtaten me mendimet dhe ndjenjat e të tjerëve. Megjithëse është e vështirë ta shpjegosh këtë cilësi në rezume, kjo imagjinatë e zhvilluar dhe shpirti eksplorues u ndihmon ISFP-ve në shumë mënyra.

Pasionant– Nën turpin dhe qetësinë e ISFP-ve rreh një zemër që ndjenë shumë thellë. Kur njerëzit me këtë lloj personaliteti hutohen pas diçkaje interesante dhe ngazëllyese, ata mund të harrojnë gjithçka tjetër.

Kurioz– Idetë janë të mira por ISFP-të duhet t’i shohin dhe eksplorojnë vetë nëse ato u duken të përshtatshme. Punët që kanë të bëjnë me shkencë mund të duken si zgjidhje jo e duhur për këto cilësi, por një vizion i guximshëm human dhe artistik është shpesh ajo çfarë duhet të bëhet- nëse ISFP-të kanë lirinë atëherë ata duhet të veprojnë kështu.

Artistik– ISFP-të janë të aftë të shprehin kreativitetin e tyre në shumë mënyra më një bukuri mahnitëse. Qoftë duke shkruar një këngë, duke pikturuar një emocion apo duke prezantuar një statistikë në grafikë, ISFP-të kanë aftësinë që të përfytyrojnë gjërat në mënyrë që bën jehonë në publik.

 

Dobësitë e ISFP-ve

Tmerrësisht të pavarur– Liria e shprehjes është shpesh prioriteti kryesor i ISFP-ve. Çdo gjë që e pengon atë, si traditat dhe rregullat e ashpra, krijon një ndjenjë të shtypjes tek personalitetet ISFP.  Kjo mund të bëjë sfidues mësimin dhe punët që janë më shumë të strukturuara.

Të paparashikueshëm– ISFP-të nuk pëlqejnë premtimet dhe planet afatgjata. Kjo prirje për të shtyrë vazhdimisht planifikimet për të ardhmen mund të shkaktoj probleme në lidhjet romantike dhe vështirësi financiare të mëvonshme.

Stresohen lehtë– ISFP-të jetojnë në të tashmen, të mbushur përplot me emocione. Kur situatat dalin jashtë kontrollit, njerëzit me këtë lloj personaliteti mund të mbyllen në vete, duke humbur sharmin dhe kreativitetin karakterizues të tyre.

Shumë garues– ISFP-të mund të zmadhojnë gjërat e vogla në gara të mëdha, duke lënë anash suksesin afatgjatë gjatë kërkimit për shkëlqim momentar dhe janë të palumtur kur humbasin.

Vetbesim të luhatshëm– Është kërkuar të numërohen aftësitë, por kjo është vështirë të bëhet me aftësitë ISFP-ve për ndjeshmëri dhe mjeshtëri. Përpjekjet e ISFP-ve shpesh humbasin, gjë që i godet dhe lëndon shumë ata, sidomos në fillim të jetës. ISFP-të mund të fillojnë tu besojnë komenteve negative pa pasur kurfarë fakti.

Lidhjet e ISFP-ve

ISFP-të janë mjaft misterioz dhe të vështirë për tu njohur. Megjithëse janë njerëz emocional, ata e mbrojnë këtë ndjeshmëri me kujdes, duke preferuar të dëgjojnë më shumë sesa të shprehen, në vend të kësaj njerëzit me personalitetin ISFP përqëndrohen në partnerët e tyre, me pak interes që të shohin një situatë me anë të ndjenjave të tyre. Megjithëse nganjëherë kjo mund të jetë irrituese, nëse ata pranohen për ata që janë, ISFP-të dëshmojnë se janë partner të ngrohtë dhe entuziastë.

Gjërat vështirë se mund të bëhen të mërzitshme- madje edhe partnerët më afatgjatë mund të befasohen nga sekretet që ISFP-të mbajnë.

Gjatë kohës që lidhjet e tyre rriten, partnerët ISFP fillojnë të shohin gjallërinë dhe spontanitetin si pjesë e rrugëtimit. ISFP-të mund të mos jenë planifikues afatgjatë, duke preferuar tua lënë partnerëve të tyre të marrin vendimet kur kanë të bëjnë me logjikë dhe strategji, por ata gati kurrë nuk mbesin pa diçka për të bërë. Gjithashtu të kujdesshëm dhe besnik, ISFP-të kënaqen në gjetjen e mënyrave për të befasuar partnerët e tyre. Ka një ndjenjë dobishmërie në paparashikueshmërinë e ISFP-ve- nëse ndokush do të anuloj udhëtimin për të qëndruar në shtëpi me partnerin i cili është sëmurë papritmas, si gjest dashurie, ata janë personalitetet ISFP. Kalimi i kohës me partnerët e tyre është diçka që ISFP-të e pëlqejnë dhe ata duan që partnerët e tyre ta dinë se janë të veçantë dhe kanë dikënd që do të kujdeset për ta. Është e rëndësishme për partnerët e tyre të bëjnë të qartë se kjo dashuri dhe vëmendje vlerësohet. ISFP-të kurrë nuk do të kërkonin një falenderim të tillë, por me të vërtetë do t’i lëndonte nëse nuk do tua thonin. Shprehje të tilla nuk kanë pse të jenë verbale- ISFP-të besojnë në vepra e jo fjalë- por është e domosdosshme të dijnë që ndjenjat e tyre janë të dyanshme. Në anën tjetër, ka pak tipe të cilët janë më të ndjeshëm ndaj konfliktit dhe kritikës dhe është e nevojshme të ipet një nivel i caktuar i mbështjetjes emocionale. Nëse ISFP-të ndihen të vlerësuar, ata janë mëse të lumtur të shprehin këtë në çdo mënyrë që dinë. Njerëzit me personalitetin ISFP janë shumë sensual dhe kjo nuk është më e qartë në asnjë aspekt të jetës së tyre sesa në jetët seksuale. Intimiteti është një mundësi për ISFP-të të kënaqin partnerët e tyre dhe ata përfshijnë çdo ndjenjë të mundshme që të shijojnë këto momente. ISFP-të mund të jenë të turpshëm në publik por kur janë vetëm me partnerët e tyre, maska e tyre largohet- pak njerëz arrijnë ta shohin këtë anë dhe është gjithmonë një befasi e këndshme.

Dashuro me shpirt

Ndjenjat dhe emocionet mbështjellin çdo aspekt të lidhjeve të ISFP-ve së bashku me një nevojë për mundësi të reja. Personalitetet ISFP nuk duhet detyruar për të bërë diçka dhe nxitimi për zotime afatgjata sigurisht që do t’i largonte. Nëse ISFP-të nuk do të ndjehen të emocionuar duke menduar se “çfarë do të ndodhë më pas?” në çdo mëngjes, ata do ta gjejnë veten duke pyetur “A ja vlen?” Prapëseprapë, zhvillimi i disa aftësive planifikuese mund të jetë i shëndetshëm për rritjen e ISFP-ve. Të mësojnë të jenë më të lirë në shprehjen e ndjenjave të tyre dhe të komunikojnë më qartë është diçka me të cilën partnerët e tyre mund të ndihmonin. Në çdo rast, posedimi i tiparit Shqisor (S) nga partneri zakonisht ndihmon në zbutjen e aspekteve sfiduese të të kuptuarit të përbashkët dhe lidhjet me njerëzit që kanë tiparet Extroverert (E) dhe Gjykues (J) u ndihmon ISFP-ve të mësojnë dhe rriten.

ISFP-të si shokë

Në shoqëri, ISFP-të janë disa prej njerëzve më të rehatshëm. Të shkujdesur dhe tolerant, njerëzit me personalitetin ISFP s’do t’i bëjnë gjërat të mërzitshme me argument apo plane afatgjata. Argëtimet intelektuale siç janë debatet mbi politikat evropiane nuk do të mbajnë vëmendjen e tyre për një kohë të gjatë. E tashmja është e rëndësishme për ISFP-të dhe ata duan të kalojnë kohë me shokët e tyre duke bërë aktivitete argëtuese. Personalitetet ISFP besojnë në vepra e jo fjalë. Ata flasin për atë që është e jo për çfarë mund, duhet apo do të jetë dhe pastaj e bëjnë atë. Ky pasion për vepra është bekim për ISFP-të pasi që u ndihmon atyre të tejkalojnë ndrojtjen e tyre kur takojnë njerëz të ri. ISFP-të janë të ndjeshëm, shumë më shumë së të tjerët dhe u merr kohë për të krijuar besim të mjaftueshëm me shokët e tyre për tu hapur dhe ndjerë natyrshëm. Nëse personat e rinjë fillojnë të thonë “do të bëje më mirë nëse…”, vështirë se do të bëhen të afërt ndonjëherë- ISFP-të i marrin këto shprehje shumë afër zemrës. Njerëzit me këtë tip personaliteti duan kenë marrëdhënie të mira me të gjithë, por shokët potencial nuk duhet të jenë shumë gjykues dhe kërkues. Nëse shokët e tyre i bëjnë gjërat të shkujdesshme dhe përkrahëse, ISFP-të janë të lumtur tua kthejnë më ngrohtësi dhe qeshje. Kur ISFP-të janë me shokë të cilëve u besojnë, ata dinë si të relaksohen, duke hedhur anash rregullat, traditat dhe pritjet, thjesht duke shijuar veten. Sidoqoftë ata që preferojnë ambiente të sigurta dhe të strukturuara mund të hasin probleme në këto shoqëri, sidomos nëse u ligjërojnë ISFP-ve se si duhet jetuar jetët e tyre. Si me çdo kritikë tjetër, këta shokë janë të lirë të bëjnë gjërat që duan dhe të lënë ISFP-të të bëjnë të tyret. Qëndrimi i qetë dhe jogjykues i ISFP-ve e bën të lehtë për ta të kenë marrëdhenie të mira më të tjerët, por jo gjithmonë ndodhë e kundërta. Shumica e hapësirës personale dhe lirisë është esenciale për personalitetet ISFP dhe zakonisht janë tipet eksploruese të cilët ndajnë qëndrimin tolerant dhe kënaqësinë për të bërë gjëra ata që tërhiqen drejt ISFP-ve. Me të vërtetë nuk ka shokë më të mirë se ISFP-të për të lënë shtirjet dhe për të shijuar argëtimet jostresuese.

ISFP-të si prindër

Kur vjen puna tek të qenët prindër, ISFP-të ndjehen shumë rehat. Megjithëse mund të thuhet se askush nuk është vërtetë i përgaditur për një detyrë të tillë, ngrohtësia e natyrshme e ISFP-ve, praktikaliteti dhe natyra e tyre e qetë u ndihmon atyre të vënë në vijë dhe vlerësojnë çdo moment të kënaqesisë dhe vështirësisë që vjen me rritjen e një fëmije. Pika më e fortë e ISFP-ve mund të themi se është kënaqësia që ata marrin në të ndihmuarit dhe qenët bashkë me më të dashurit e tyre. Që nga dita e parë ata kujdesen për nevojat praktike dhe fëmijët e ISFP-ve kanë çdo ditë diçka interesante për të bërë dhe mësuar. Njerëzit me personalitetin ISFP e duan argëtimin, aktivitetet fizike dhe gjatë kohës që fëmijët e tyre rriten ata shpesh inkurajohen të zgjedhin zbavitje të reja që kanë të bëjnë me këto aktivitete. Edhe kur këto aktivitete shtesë të rriten, ISFP-të shpesh e kundërshtojnë Introvertizmin (I) e tyre duke kaluar kohë me fëmijët e tyre dhe duke shijuar aktivitetet që bëjnë bashkë. Udhëtimet e ndërmarra aty për aty, projektet për të përmirësuar shtëpinë si përshembull rilyerja e dhomave të gjumit ose thjesht gatimi, sipas gjitha gjasave do të jenë kujtimet më dashura për fëmijët e ISFP-ve. Kjo nuk nënkupton që prindërit ISFP janë autoritar- në fakt, ata janë një prej personaliteteve më të qeta sa i përket të qenët prindër. ISFP-të besojnë që mënyra e vetme që fëmijët e tyre të bëhen mendjehapur dhe njerëz të matur është t’i lësh ata të ekplorojnë dhe përjetojnë gjëra të reja, të bëjnë gabime, të mësojnë prej tyre dhe të jenë gjithmonë në dijeni që ata mund të kthehen në shtëpi kur ato të mbarojnë.

Ndërhyrjet dhe kufizimet e ashpra nuk janë pjesë e stilit të ISFP-ve.

Liria që ISFP-të u japin fëmijëve të tyre mund të jetë e rrezikshme gjithashtu, pasiqë kjo ajo kërkon një nivel të caktuar të maturisë nga vetë fëmijët. Disa mësime janë më të vështira se tjerat. Këto mund të jenë gjithashtu mësime të vështira për njerëzit me personalitetin ISFP pasiqë ata janë shumë më të ndjeshëm se të tjerët kur u kritikohet mënyra e jeteses dhe sjelljes me fëmijë. S’ka asgjë më të të pakëndshme se “të kam thënë”. Planifikimi afatgjatë është një tjetër sfidë për ISFP-të prindër. Kur vjen puna për gjërat si ruajta e parave për shkollimin e fëmijëve të tyre, ISFP-të duhet të mbështeten në partnerët e tyre të cilët janë më të gatshëm të kujdesen për gjëra të tilla.

 

Kurrë mos ndalo së dashuri

Gjatë kohës që fëmijët e tyre hynë në adoleshencë, edhe ISFP-të hasin probleme nganjëherë. Personalitetet ISFP kanë nevojë të dinë se puna dhe përpjekja e tyre vlerësohet, gjë të cilën adoleshentët kanë probleme ta shprehin. Mund të marrë shumë kohë që ISFP-të të mësojnë kontrollin e nevojshëm emocional që të mos reagojnë jashtë mase kur gjërat nuk shkojnë në drejtimin që ata duan. Fëmijët në këtë moshë provojnë të dictancojnë veten, por pa marrë parasysh a janë persona privat apo jo, ISFP-të kanë nevojë të dinë se të dashurit e tyre janë në anën e tyre. Sidoqoftë në fund, ISFP-të kanë më pak gjasa të krijojnë ato lloj ndarje që personalitetet më të ashpra krijojnë mes tyre dhe fëmijëve të tyre. Natyrisht se do të ketë probleme gjatë kohës që rriten por fëmijët e ISFP-ve kanë prindër kaq të ngrohtë dhe të kujdesshëm të cilët do t’i bëjnë të ndihen të sigurt duke ditur se kanë një shtëpi që i pret.

 

Karrierat e ISFP-ve

Kur vijmë të bota e karrierës, ISFP-ve u nevojitet më shumë se vetëm një punë. Pasuria, fuqia, përparimi dhe sigura nuk janë asgjë në krahasim me nevojën më të madhe të ISFP-ve: lirinë kreative. ISFP-të kërkojnë një rrugë të lirë për imagjinatën e tyre, një mundësi për të shprehur veten në mënyrë artistike. Ata që u kushtojnë më shumë rëndësi parashikueshmërisë dhe planifikimit afatgjatë kuptojnë që përpjekjet e tyre për t’i bërë ISFP-të të mendojnë njëjtë janë të pashpresa. Njerëzit me personalitetin ISFP janë eksperimentues pasionantë dhe të vetëdijshëm apo jo, ata vendosin se çfarë është në modë. Me perspektivën e tyre unike dhe dëshirën për të qenë vetvetja, ISFP-të janë artistë, muzikantë dhe fotografë të natyrshëm si dhe dizajnerë të të gjitha fushave.

 

Mos puno për të qenë i zakonshëm

ISFP-të urrejnë të qëndrojnë kot në ambiente të pandryshueshme. Ata janë shpirta të lirë dhe kanë nevojë për fleksibilitet, mundësi për improvizim dhe punë që angazhon çdo shqisë. Nëse ISFP-të kombinojnë këto nevoja me natyrën e tyre garuese, do të bënin atletë të jashtëzakonshëm. ISFP-të preferojnë të jetojnë momentin, duke besuar se e tashmja është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Kjo cilësi ka disavantazhin që nganjëherë bënë ISFP-të të pamatur dhe jolargpamës. Vëmendja në gjërat praktike dhe të qarta, objektet që mund të shihen dhe preken shpesh mund të çoj në injorimin e ideve më pak të qarta. ISFP-të shpesh ndjejnë se nuk kanë kontroll mbi proceset siç është planifikimi i pensionimit- ata nuk mund të parashikojnë të ardhmen kështu që brengosja nuk ndihmon asgjë.

 

Jeta është shumë e shkurtur për të mërzitur veten

Ky mentalitet mund t’i lërë prapa në profesionet ideale si psikologjia dhe mësimdhënja të cilat kërkojnë planifikim afatgjatë dhe shpesh çertifikata të shumta. Duhet një sasi e madhe e energjisë që ISFP-të të mbajnë përqëndrimin në një synim të tillë për një kohë të gjatë, por do tua bënte jetën e përditshme shumë më shpërblyese për gjithë jetën. Një rrugë më e lehtë do të ishte këshillimi apo puna freelance. Qoftë ajo organizimi i një mbrëmje humanitare, puna në spitale për të bërë qëndrimin e pacientëve aty sa më të këndshëm apo rregullimi i brendshëm i një shtëpie, ISFP-të me sa duket gjithmonë gjejnë një mënyrë për të bërë botën më të bukur dhe më emocionuese.

 

ISFP-të në vendin e punës

Në vendin e punës, ISFP-të kërkojnë pozita që u lejojnë sa më shumë hapësirë të luajnë dhe t’i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre. Ambientet e mbyllura që vërtiten rreth traditave të ashpra kanë pak gjasa të tërheqin personalitetet ISFP. Ata janë tërheqës, spontanë dhe shumë argëtues të cilët kërkojnë vetëm një mundësi – të shprehin këto cilësi të natyrshme dhe të dinë se përpjektjet e tyre vlerësohen.

 

ISFP-të si nënpunës

Njerëzit me personalitetin ISFP nuk pëlqejnë të kontrollohen dhe kjo bëhet mjaft e qartë në pozicionet si nënpunës. Në të njëjtën kohë, ISFP-të nuk njihen për përqëndrim afatgjatë por për adaptueshmërinë dhe spontanitetin e tyre.  Ata do të përdorin metoda të pazakonta, nganjëherë të rrezikshme dhe rregullat ekzistuese janë thjesht mënyrat e dikujt tjetër për të bërë gjërat. Prapë, ISFP-të gjejnë një mënyrë për t’i përfunduar gjërat. Për të menaxhuar suksesshëm personalitetet ISFP duhet të ketë synime të qarta ose liri të plotë. Nëse ky balancë arrin të krijohet, ISFP-të do të tregojnë se janë nxënës të etur dhe i zgjidhin problemet me pasion, sidomos nëse mund të punojnë me njerëz një-nga-një apo të zgjidhin vetëm një problem. Njerëzit me këtë personalitet janë modest, madje të turpshëm dhe me pak gjasa të dalin vullnetarë për ndonjë punë. Por ISFP duan të ndjehen të vlerësuar dhe nëse u caktohet një detyrë, ata do të punojnë fort për të merituar atë mirënjohje.

 

ISFP-të si kolegë

ISFP-të ndjehen më së shumti rehat mes kolegëve të tyre. Puna me njerëz të barabartë dhe dhënia e disa këshillave për të zgjidhur probleme praktike është vendi ku ISFP-të duan të jenë. Megjithëse mund të lodhen nëse detyra e tyre kërkon të kenë shumë bashkëveprim me të tjerë, në të kundërtën ata janë shumë tërheqës dhe kanë aftësi të shkëlqyera komunikuese. ISFP-të janë tolerant dhe të shoqërueshëm dhe zakonisht bëjnë atë që duhet bërë pa marrë parasysh nëse kolegët e tyre i ndajnë detyrat në mënyrë të ndershme. Tek e fundit, ISFP-të janë të ndjeshëm dhe kanë nevojë të dinë se përpjekjet e tyre vlerësohen- një kompliment me vend do tu ndihmonte shumë. ISFP-të i lënë synimet e tyre personale të ndikojnë në qasjen e tyre ndaj punës, gjë e cila mund t’i bëj ata pak të paparashikueshëm por kjo balancohet nga dëshira e tyre për harmoni dhe gadishmëria për të gjetur zgjidhje nga të cilat të gjithë dalin fitues.

 

ISFP-të si menaxherë

Pozita në të cilën ISFP-të ndjehen më së paku natyrshëm është menaxhimi. Ata nuk janë tip personaliteti dominues dhe nuk marrin kënaqësi në të ushtruarit kontroll ndaj të tjerëve, planifikimi afatgjatë ose diciplinimi i një sjellje jo të kënaqshme. Por vetëm pse duket e çuditshme nuk do të thotë që ISFP-të nuk janë të mirë në të. Ndjeshmëria e ISFP-ve u mundëson atyre të jenë dëgjues të shkëlqyeshëm, duke u ndihmuar që të radhisin motivet personale të nënpunësve të tyre me detyra. Ata gjithashtu u japin nënpunësve të tyre lirinë për të bërë çfarë duhet bërë për të zgjidhur atë që duhet zgjidhur në çfarë do dite dhe ISFP-të ka mundësi të gërmojnë në punë përkrah tyre. Kjo u jep menaxherëve ISFP një stil të veçantë inspirimi dhe bashkëpunimi.

Previous article
Next article

Të fundit