Dy fjalët më të fuqishme të çdo gjuhe janë “Unë jam”. Nëse beson, ti je i fuqishëm. Nëse mendon se je i aftë të arrish gjëra të mëdha, ke për t’i arritur ato. Nëse i flet vetes me vendosmëri se duhet të arrish gjithçka, do të jesh në gjendje të përballesh dhe të përballosh çdo gjë. Lërë fuqinë e fjalëve “Unë jam” të përcaktojë jetën tënde në mënyrat më të fuqishme. Çfarë beson pas “Unë jam”, do të kontrollojë vendimet e tua dhe do të përcaktojë jetën tënde.
Nëse beson se je i fuqishëm, nëse beson se vlen, ke për t’ia dalë mbanë. Përsëriti vetes përditë mesazhet e tipit :
“Unë jam i fuqishëm. Unë jam i fortë. Unë jam i suksesshëm. Unë jam një triumfues. Unë jam i pasur. Unë jam i vendosur. Unë jam i fokusuar. Unë jam i disiplinuar. “Unë jam”. “Unë jam””.
“Unë jam i bukur. Unë jam i zgjuar. Unë jam i aftë për çdo gjë. Unë jam dikush që i bëj gjërat të ndodhin. Unë jam një krijues i fuqishëm. Unë jam i mbushur me besim. Unë jam i bekuar. Unë jam mirënjohës. Unë jam një mrekulli. Unë jam më shumë se thjesht një trup. Unë jam një shpirt i fuqishëm. Unë jam një luftëtar. Unë jam më shumë se mjaftueshëm. Unë jam një fitues. Unë jam një kampion”.
Këto fjalë nuk duhet thjesht t’i thuash. Duhet t’i ndjesh dhe t’i besosh. Përsëriti ato çdo ditë. Lëri ato të rrjedhin në nënndërgjegjen tënde. Lëre fuqinë të bëhet një me ty. Ali tha “Unë jam më i madhi” dhe ai u bë më i madhi. A je ti gati të jesh i madh? “Unë jam”.
Zëvendësoje “Unë dua” me “Unë jam”. Në vend të thuash “Unë dua të jem i pasur”, thuaj “Unë jam i pasur”. Thuaje. Ndieje derisa ta besosh.
Mendimet janë fuqi. Mendimet të çojnë në veprime. Veprimet me kohën bëhen zakone. Dhe zakonet të drejtojnë në rezultate që zgjasin gjatë në kohë.