Vizualizimi është një prej atyre termave që të tjerët ose nuk e dinë se çfarë është kur e thua, ose të shohin si “hipi” i çmendur.
Por, shkenca ka filluar ta mbështesë këtë teori. Edmund Jacobson, një doktor në Harvard, ishte i pari që e zbuloi këtë link. Jacobson zbuloi që nëse thjesht imagjinon veten duke ngritur një objekt, do fillosh të nxisësh aktivitetin elektrik korrespodues në muskujt që do mbanin këtë objekt.
Studimet e tij janë përsëritur disa herë të tjera, duke gjetur lidhje të reja mes vizualizimit dhe performanxës më të mirë. Çdo gjë nga dhënia e një fjalimi, deri te prezantimi në një mbledhje, apo pikturimi i një pikture, përmirësohet përmes procesit të vizualizimit.
Kjo mund të jetë gjithashtu arsyeja pse njerëzit marrin kënaqësi të menjëhershme thjesht nga një ide biznesi, dhe më pas imagjinojnë veten duke e ndërtuar, por kjo në fakt nuk ndodh asnjëherë në jetën reale – duke e vizualizuar ata bëjnë veten të besojë që tashmë ka ndodhur.
Gjithsesi, nëse do mundmim të vendosnim këtë vizualizim në praktikë? Po flasim për magji. Kur truri yt fillon të normalizojë një detyrë, tashmë beson që mund ta bëjë. Çfarë do të thotë kjo për ne? Fillo vizualizo atë që do të të ndodhë!
Ke një fjalim të rëndësishëm që duhet të japësh? Imagjino veten duke ja dalë, përfytyro reagimet e çdokujt, përfytyro veten duke performuar më së mirë – dhe do shtosh shansat që të ndodhë diçka e tillë.
Gjëja kryesore këtu është që truri yt nuk e di diferencën mes vizualizimit dhe veprës. Duke vizualizuar ne bindim trurin tonë që jemi duke vepruar. Kjo lejon trurin të fillojë të vendosë së bashku gjithçka që të duhet për të përfunduar detyrën, dhe më pas punon në sfond që të të ndihmojë të arrish synimet që ke.
Kështu që, çkado që do të arrish në jetë – vizualizoje. Vizualizoje veten duke thyer të pamundurën në copa realistike dhe më pas merruni me to një nga një, deri sa e pamundura të bëhet realitet.
Nuk është magji – është shkencë.