HomeArtikujPsikologjia pozitiveZhvillimi Personal  
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Zhvillimi Personal  

Dëshira për t’u ndjerë “të finalizuar” është aq e fortë, sa një industri e tërë 10 miliardë dollarëshe ka lindur për ta suportuar. Por jeta nuk funksionon kështu. Zhvillimi yt personal asnjëherë nuk mbaron.

Duke u rritur, as nuk fiton pjekuri automatikisht, dhe as nuk të duhet një sasi e caktuar pjekurie. Nuk mund të rritesh plotësisht ndonjëherë, dhe të arrish potencialin tënd të plotë, sepse ky potencial asnjëherë nuk ndalon së rrituri.

Pse? Inteligjenca jote përgjithësisht do rritet në mënyrë konstante, por ky standard fillon të ulet me avancimin e moshës. Të gjithë impresionohen kur dëgjojnë një 2 vjeçar duke folur një gjuhë të huaj mirë; por nuk na bën përshtypje nëse një 60 vjeçar e bën të njejtën gjë. Hendeku mes pritshmërisë dhe asaj çfarë mund të bësh ngushtohet, që do të thotë, ke më shumë potencial kur je më i madh, jo kur je më i vogël.

Për më tepër, thjesht mund të bësh më shumë, sa më shumë që di. Shumë njerëzve iu duhen vite të tëra për të fituar atë që quhet “inteligjencë emocionale”, e cila përfshin aftësinë për të identifikuar mendimet dhe ndjenjat e tjetrit, për të parashikuar sjelljet e tyre, dhe për të reagur siç duhet nëse të befasojnë. Duke avancuar në moshë, bëhesh më emoionalisht inteligjent, dhe si rezultat je më i pjekur.

Gjithsesi, nuk do arrish asnjëherë kufirin e inteligjencës emocionale. Ekziston një arsye pse gjyshërit thjesht “i dinë gjërat”: janë shumë intuitivë dhe emocionalisht inteligjent. Nëse do jetonin përgjithmonë, ka shumë gjasa që gjithmonë do vazhdonin të përmirësoheshin.

Me të njejtën logjikë, aftësitë e tua personale do vazhdojnë të përmirësohen me moshëm. Praktika të bën profesionist, nuk do humbasësh ndonjëherë aftësitë nëse vazhdon t’i performosh. Kjo është një e vërtetë e hidhur për shumë punonjës të rinj të cilët janë rritur me idenë se e gjithë bota është e tyre, dhe koha e “më të rriturve” ka përfunduar.

Duke lënë anash gjeneralizimet, punonjësit më të vjetër do kenë më shumë eksperiencë dhe kanë më shumë mundësi të kenë sukses në situata profesionale, si punonjës ashtu edhe sipërmarrës.

Më në fund, nëse beson se je rritur plotësisht në një pikë të jetës tënde, do të thotë se je i lidhur nga qëllimet që i ke vendosur vetes, pa lënë hapësirë për ndryshim kur ndryshojnë prioritetet që ke ose të zhvillohen aftësitë. Pse duhet të jetosh jetën për një version të ardhshëm të vetes tënde, në vend se të përdorësh potencialin tënd aktual? Pse të varesh nga ndjenja e arritjes së qëllimeve në vend se të bazohesh në ndjenjat e tua dhe reflektimin personal? Dhe pse duhet të ndalosh tek ajo çfarë shoqëria e mendon si të suksesshme? Mundësitë janë të pafundme.

Previous article
Next article

Të fundit