HomeArtikujKompleksetPse ia japin çdokujt të drejtën për t’u pasuruar?
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Pse ia japin çdokujt të drejtën për t’u pasuruar?

Gjatë një leksioni, ku profesori i ekonomisë po shpjegonte modelet e grumbullimit të pasurisë ai u ndesh me një pyetje të pazakontë, saqë u detyrua ta ndryshonte krejtësisht temën e leksionit.

Një student nga auditori e ndërpreu dhe e pyeti:

Profesor, pse ia japin çdokujt të drejtën për t’u pasuruar? Disa nuk e meritojnë pasurimin dhe disa të tjerë nuk e duan atë?

Profesori mesa duket nuk ishte hera e parë që dëgjonte këtë pyetje, ja përgjigjja e tij:

Mund të thuhet çfarëdo për lavdërimin e varfërisë, por prapë mbetet fakti se nuk është e mundur të jetohet jeta që është vërtet e plotë apo e suksesshme nëse njeriu nuk është i pasur.

Asnjë njeri nuk mund të ngritet në lartësinë e tij më të madhe të mundshme në zhvillim të talentit apo të shpirtit nëse nuk ka mjaft para; sepse për ta shpalosur shpirtin dhe për ta zhvilluar talentin ai duhet të ketë shumë gjëra në përdorim, dhe nuk mund t’i ketë ato gjëra nëse nuk ka para me të cilat i blen ato.

Njeriu zhvillohet në mendje, shpirt, dhe trup duke përdorur gjëra, dhe shoqëria është e organizuar ashtu që njeriu duhet të ketë para në mënyrë që të mbetet posedues i gjërave; prandaj, baza e tërë përparimit për njeriun duhet të jetë shkenca e pasurimit.

Synimi i tërë jetës është zhvillimi; dhe gjithçka që jeton ka të drejtë të patjetërsueshme për tërë zhvillimin të cilin ka aftësi ta arrijë.

E drejta e njeriut për jetë domethënë e drejta për të pasur përdorje të lirë dhe të pakufizuar të të gjitha gjërave që mund të jenë të nevojshme për shpalosjen e tij më të plotë mendore, shpirtërore, dhe fizike; apo me fjalë të tjera, e drejta për të qenë i pasur.

Në këtë leksion, nuk do të flas për begatinë në mënyrë figurative; të jesh vërtet i pasur nuk domethënë të jesh i kënaqur me pak nëse ai është i zoti të përdore dhe të shijojë më shumë.

Qëllimi i Natyrës është përparimi dhe shpalosja e jetës; dhe secili njeri do të duhej ta ketë tërë atë që mund të kontribuojë në fuqinë, elegancën dhe bukurinë, dhe begatinë e jetës; të jesh i kënaqur me pak është mëkat.

Njeriu që i posedon të gjitha që i do për ta jetuar tërë jetën që është i zoti ta jetojë – është i pasur; dhe asnjë njeri që nuk ka mjaft para nuk mund t’i ketë të gjitha që i do.

Jeta ka shkuar kaq larg, dhe është bërë kaq komplekse, saqë edhe burri apo gruaja më e zakonshme kërkon sasi të madhe të begatisë për të jetuar në një mënyrë që deri diku i afrohet plotësisë.

Secili person natyrshëm dëshiron të bëhet krejt çka është i zoti të bëhet; kjo dëshirë për t’i realizuar mundësitë e brendshme të linduara është në thelbin e natyrës njerëzore; nuk mund t’i ikim dëshirës të jemi.

Suksesi në jetë është të bëhesh çka dëshiron të jesh; ti mund të bëhesh ç’ka dëshiron të jesh vetëm duke i përdorur gjërat, dhe mund të kesh përdorje të lirshme të gjërave vetëm ndërsa bëhesh mjaft i pasur që t’i blesh ato.

Ta kuptosh shkencën e pasurimit është prandaj më esencialja nga të gjitha dijet.

Nuk ka asgjë të keqe në të dëshiruarit për t’u bërë i pasur. Dëshira për begati është realisht dëshira për jetë më të pasur, më të plotë, dhe më të begatshme; dhe ajo dëshirë është për t’u lavdëruar.

Njeriu që nuk dëshiron të jetojë më begatshëm është jonormal, dhe prandaj njeriu që nuk dëshiron të ketë mjaft para për t’i blerë të gjitha ato që i dëshiron është jonormal.

Janë tri motive për të cilat jetojmë; jetojmë për trupin, jetojmë për mendjen, jetojmë për shpirtin.

Asnjëra nga këto nuk është më e mirë apo më e shenjtë se tjetra; të gjitha janë të dëshirueshme njësoj, dhe asnjëra nga këto të tria – trupi, mendja, apo shpirti – nuk mund të jetojë plotësisht nëse cilado nga tjetra pengohet nga të jetuarit dhe nga të shprehurit e plotë.

Nuk është e drejtë apo fisnike të jetohet vetëm për shpirtin dhe të refuzohet mendja apo trupi; dhe është e gabuar të jetohet për intelektin dhe të refuzohet trupi apo shpirti.

Të gjithë jemi në dijeni të pasojave të neveritshme të të jetuarit për trupin dhe të refuzuarit e mendjes edhe të shpirtit; dhe e shohim se jeta e vërtetë domethënë shprehje e plotë e tërë asaj që mund ta japë njeriu përmes trupit, mendjes, dhe shpirtit.

Çkado që mund të thotë, asnjë njeri nuk mund të jetë vërtet i lumtur apo i kënaqur pos nëse truri i tij jeton plotësisht në secilin funksion, dhe pos nëse e njëjta është e vërtetë për mendjen dhe shpirtin e tij.

Kushdo që ka mundësi të pashprehur, apo funksion të papërmbushur, ka dëshirë të paplotësuar. Dëshira është mundësi që kërkon shprehje, apo funksion që kërkon përmbushje.

Njeriu nuk mund të jetojë plotësisht në trup pa ushqim të mirë, veshje të rehatshme, strehë të ngrohtë; dhe pa lirinë nga puna e tepruar rraskapitëse. Edhe pushimi dhe rekreacioni janë të nevojshme për jetën fizike.

Ai nuk mund të jetojë plotësisht në mendje pa libra dhe kohë t’i studiojë ato, pa shansin për udhëtim dhë vëzhgim, apo pa shoqëri intelektuale.

Për të jetuar plotësisht në mendje ai duhet të ketë rekreacione intelektuale, dhe duhet ta rrethojë veten me të gjitha objektet e artit dhe bukurisë që është i zoti t’i përdorë dhe t’i çmojë.

Për të jetuar plotësisht në shpirt, njeriu duhet të ketë dashuri; dhe dashuria është shprehje e refuzuar nga varfëria.

Lumturia më e lartë e njeriut gjendet në dhurimin e të mirave atyre që ai i do; dashuria e gjen shprehjen e vet më natyral dhe më spontane në dhënie.

Njeriu që nuk ka asgjë për të dhënë nuk mund ta përmbushë vendin e tij si burrë apo baba, si qytetar, apo si njeri.

Pikërisht në përdorimin e gjërave materiale njeriu e gjen jetën e plotë për trupin e vet, e zhvillon mendjen e vet, dhe e shpalos shpirtin e vet. Prandaj është me rëndësi supreme për të që të jetë i pasur.

Është përsosmërisht e drejtë të dëshirosh të jesh i pasur; nëse je burrë apo grua normale nuk und t’i ikësh kësaj.

Është përsosmërisht e drejtë që t’ia kushtpje vëmendje më të mirë Shkencës së Pasurimit, sepse është më fisnikja dhe më e nevojshmja nga të gjitha studimet.

Nëse e shpërfill këtë studim, je i braktisur në obligimin tënd ndaj vetes, Zotit dhe njerëzimit; sepse nuk mund t’i ofrosh Zotit dhe njerëzimit shërbim më të madh sesa duke nxjerrë më të mirën nga vetja.

Të fundit