Çfarë di të bëj më së miri?

Pyetja e parë që duhet t’i bëni vetes për të ndryshuar jetën tuaj dhe për të gjetur qëllimin tuaj është:  “Në cilën fushë jam më i mirë?” Arsyeja është sepse ju bën të shfrytëzoni talentin tuaj të dhënë, ose atë të vetë-zhvilluar. Pra, shpesh, arsyeja pse njerëzit ndihen sikur nuk po ecin në rrugën e duhur në jetë është sepse në fakt nuk janë duke ecur në rrugën e duhur. Ata injorojnë apo neglizhojnë vetë gjërat që mund të ndryshojnë jetën e tyre – dhuratat, talentet ose aftësitë që kanë. Nëse ndiheni të humbur dhe po kërkoni të ndryshoni jetën tuaj, filloni duke u mbështetur në pikat tuaja më të forta.

 

Çfarë dua të bëj?

Pyetja e dytë që duhet t’i bëni vetes nëse jeni gati të ndryshoni jetën tuaj është: “Çfarë dua të bëj?” Për shumë njerëz, të pranojnë se janë të mirë në diçka është një luftë e vërtetë. Gjithashtu, ju mund të jeni vërtet të mirë në diçka, por nuk doni t’i kaloni ditët tuaja plotësisht të përkushtuara për të bërë vetëm atë. Mendoni se çfarë është ajo që nuk do të lodheshe kurrë duke bërë ose mësuar. Çfarë është diçka që do të ishit të gatshëm të vini në mëngjes herët ose në netët e vona në mënyrë që të përfshiheni? Të kuptosh se çfarë dëshiron të bësh mund të të çojë një hap më thellë në ndryshimin e jetës tënde.

 

Çfarë i duhet botës?

Ne jemi krijesa komunale. Do të thotë se, ne kemi për qëllim të jemi në marrëdhënie me njerëz të tjerë. Qëllimi juaj, pra, do të jetë diçka që ju lejon të ndikoni pozitivisht tek të tjerët. Kjo është arsyeja pse një pyetje e rëndësishme që duhet t’i bëni vetes kur jeni duke u përpjekur të ndryshoni jetën tuaj dhe të gjeni qëllimin tuaj është: “Çfarë i duhet botës?”