spot_img

Artikuj të ngjashëm

Më Mungon Motivimi

Kur ndiheni të mbingarkuar, të hutuar, apo ju mungon energjia; rikthejuni këtyre ideve themelore. Shpesh ndihemi sikur kemi ngecur. Nuk jemi të vëmendshëm, na mungon motivimi, dhe nuk bëjmë më të mirën tonë në punë. Kur ndiheni kështu, rikthejuni të vërtetave thelbësore të jetës. Pyet veten: çfarë e bën një jetë të mirë? Ajo çfarë do zbulosh është që ti tashmë e di përgjigjen. Problemi kryesor është që e injoron, pasi e vërteta nuk është e rehatshme. Ja 15 prej tyre.

  1. Njerëzit janë vetjakë – Askujt nuk i pëlqen ta pranojë, por secili mendon për veten e vet. Dhe kjo nuk është gje e keqe. Kështu bëhemi të fortë, dhe mund t’i ndihmojmë të tjerëve.
  2. Nuk dimë të bëjmë shumë gjëra – Mos provo të ndjekësh çdo mundësi të vetme që të del rrugës. E vërteta është që nuk jemi aq të zotë sa mendojmë. Por ky nuk është një lajm aq i keq!Kjo do të thotë që mund të fokusohesh tek gjërat që di t’i bësh mirë. A nuk është çliruese?
  3. Shumica e njerëzve nuk do të të kuptojnë – Dhe s’ke pse të shqetësohesh për këtë gjë. S’kanë nevojë të të pëlqejnë të gjithë. Nuk ke nevojë për aprovimin e askujt përveç vetes tënde.
  4. Forcohesh vetëm duke bërë gjëra të vështira – Nëse jeta jote është e thjeshtë, do jesh i dobët. Gjithmonë bëj gjëra që kërkojnë përpjekje. Vetë përpjekja të përmirëson. S’ka rëndësi cili është rezultati. Edhe nëse dështon, ke fituar sepse në fund je më i fortë.
  5. Liria financiare vjen pas disa vendimesh të vështira – Të gjithë duhet të mendojmë për paratë. Dhe duhet të bëjmë zgjedhje të vështira me mënyrën si e shpenzojmë kohën. A do lexojmë një libër apo do dalim për një pije diku? A do harxhosh një orë më shumë në punë apo do shkosh të shohësh një film? Zgjedhja është e jotja.
  6. Mendo për veten tënde të ardhshme – Ndoshta do jesh këtu ku je, pas 10, 20, 40, apo edhe 40 vite më vonë. Si do doje të jetoje tani, në këtë moment?
  7. Është e lehtë të ngecësh – Jeta është e vështirë dhe shpesh na dalin para pengesa. Janë të pashmangshme. Kështu që, bën mirë të mësohesh me këtë fakt.
  8. Është e vështirë të dalësh nga kjo gjendje ngecjeje – Kur jeta i godet, shumica e njerëzve nuk çohen më. Është e lehtë të dorëzohesh: “Nuk dua ta kaloj prapë të njejtën situatë kështu që do ndaloj së provuari.” Në anën tjetër, të rimëkëbesh është shumë e vështirë, dhe askush s’ka për ta bërë për ty. Duhet ta bësh ti.
  9. Nuk vlerësojmë atë që kemi – Gjithmonë fokusohemi në gjërat që nuk i kemi. Por, a nuk do ishte më mirë të shohim vërdallë dhe të fokusohemi në ato që kemi? Shpesh, ato mjaftojnë. A do më shumë? Ndiqe. Por mos harro ato që ke.
  10. Mbajtja e marrëdhënieve do punë – Asnjëherë mos i nënvlerëso njerëzit. Shumë lehtë mund të ikin nga jeta jote.
  11. Njerëzit pozitivë të japin shumë energji – Përpiqu të rrish afër njerëzve pozitivë dhe me humor të mirë. Kur je i rrethuar me disa njerëz të caktuar, të japin energji. Kërkoji vazhdimisht.
  12. Mos ki frikë nga të qenit vetëm – Nuk duhet të jesh i rrethuar me njerëz 24/7. Gjithashtu, nuk ke pse të jesh miq me budallenj. Apo të martohesh me dikë të papërshtatshëm. Ji në paqe me veten tëne fillimisht.
  13. Mësimi është përgjigja ndaj gjithçkaje – Njohuria dhe kurioziteti do të të emociojnë përsëri. Riktheju aq sa mundesh.
  14. Padurimi është toksik – Nëse gjithmonë je duke vrapuar, harron çfarë ke përpara. Mos e jeto jetën në të ardhmen. Ki durim. Me përpjekjen dhe energjinë e duhur, do i plotësosh të gjitha dëshirat.
  15. Liria personale ja vlen – Të jesh i lirë të bësh atë çfarë do dhe të shpenzosh kohën me njerëz që pëlqen është forma më e lartë e suksesit në jetë. Nuk të duhet shumë në jetë për të arritur këtë synim. Por liria ka një çmim. Duhet të japësh gjithçka që të bën jo të lirë.

Këto nuk janë të gjitha. Në fakt, ekziston një sasi e pafundme e mençurisë për të cilën ne nuk dimë. Por duhet të vazhdojmë të jetojmë dhe të mësojmë. Kjo është rruga drejt një jete të lumtur, të lirë, dhe të dobishme.

Previous article
Next article

Të fundit