Është shumë mirë të jesh i zgjuar, por inteligjenca është diçka e vështirë për tu përcaktuar. Në shumicën e rasteve, përshtypja që krijoni te njerëzit e tjerë është po aq e rëndësishme sa zgjuarsia që mbartni në vetvete. Siç rezulton, inteligjenca shpjegon vetëm 20 për qind të asaj që ju bëni në jetën tuaj ndërkohë që pjesa e mbetur 80 për qind i përket inteligjencës emocionale. Inteligjenca emocionale është një aftësi shumë e rëndësishme ku sipas statistikave rezulton se 90 për qind e punëtorëve me performancë të mirë në punë kanë një inteligjencë emocionale të lartë. Ju ndoshta nuk jeni në gjendje të ndryshoni gjenetikën tuaj, por ekzistojnë disa strategji të provuara që ju ndihmojnë të dukeni të zgjuar.
- Besoni në vetvete
Asgjë nuk tregon inteligjencë më të lartë se sa besimi në vetvete. Kur ju besoni në veten tuaj, tregoni se jeni inteligjent mjaftueshëm dhe jeni të sigurt në atë çka bëni apo thoni. Nëse ju nuk besoni në veten tuaj, si mund të prisni që të tjerët të besojnë në ju? Kaq mjafton për të treguar rëndësinë që ka besimi në veten tuaj, në perceptimin e të tjerëve për ju.
- Shkruani thjeshtë
Nëse jeni vërtetë të zgjuar, nuk është e nevojshme të përdorni fjalë të mëdha për të vërtetuar inteligjencën tuaj. Inteligjenca e vërtetë nuk ka nevojë për fjalë, kështu që nuk është e nevojshme të tregoni fjalorin tuaj të zgjeruar. Kështu që nëse doni të dukeni inteligjent, mjaft studiuat fjalorin por fokusohuni në komunikimin efektiv.
- Shprehni vetveten
Eksperti i komunikimit, Leonard Mlodinow tregon rastin kur dy njerëz shprehin ekzaktësisht të njëjtën gjë, personi që përdor shprehi të caktuara në shprehjen e vetvetes perceptohet si më inteligjent, nga ana tjetër kur një person flet shpejt dhe me një ton pak më të lartë nga zakonisht, perceptohet si energjik. Siç mund të kuptoni mënyra se si ne zgjedhim të shprehim vetveten është pikërisht mënyra se si na perceptojnë të tjerët.
- Veshja është e rëndësishme
Kjo nuk është diçka e re, studimet e thella kanë treguar se mënyra se si visheni ndikon në atë që të tjerët mendojnë për ju. Veshja e përshtatshme ju bën të dukeni më inteligjent. Duhet të kuptoni se veshja jo e përshtatshme apo paksa e zbuluar ju bën të dukeni më pak inteligjent dhe e drejton vëmendjen e njerëzve në trupin tuaj e jo në kapacitetin tuaj.
- Ecni me turmën
Sigurisht që kjo shprehje është në mënyrë metaforike, edhe pse mund të duket budallallëk një studim i kryer në universitetin e Bostonit tregon se është e vërtetë. I referohet tendencës për të treguar inteligjencë të lartë, bazuar në atribute mendore, të tilla si ndërgjegjja apo qëllimet, në njerëzit që i bëjnë gjërat në të njëjtën shpejtësi si gjithë të tjerët. Nëse doni të dukeni të zgjuar duhet të ndaloni të ecni ngadalë e në një drejtim të caktuar e gjithashtu duhet të ndaloni së bëri hapa të shpejtë e të vegjël si një robot i dalë nga kontrolli.