HomeFokusBëhu Kreativ
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Bëhu Kreativ

Me pak praktikë dhe kujdes, mund të trajnosh veten që të bëhesh më kreativ.

Kreativiteti nuk është i nevojshëm vetëm për punët “kreative”. Në një studim nga IBM, rreth 60% e CEO-ve përmendën kreativitetin si kualitetin më të rëndësishëm për lidership, krahasuar me 52% për integritetin dhe 35% për të menduarit global. Pse? Sepse kreativiteti i jep aftësinë njerëzve të zgjidhin probleme, t’u përgjigjen sfidave dhe të dalin me ide inovative. Nxitja e kreativiteti është e mundur. Nuk është një aftësi me të cilën thjesht lind; me pak praktikë dhe kujdes, mund të trajnosh veten që të bëhesh person më kreativ.

Provo gjëra të reja

Shpeshherë, të mungon një sens kreativiteti pasi ngec në një rutinë përsëritëse për një kohë shumë të gjatë. Nëse dëshiron të rrisësh kreativitetin, është e rëndësishme që të bësh gjëra të ndryshme. Provo diçka që nuk të mërzit dhe të detyron të rritesh. Zgjero horizontet tua; lexo një libër për një temë të panjohur për ty, apo merr një kurs online për të shtuar një aftësi të re në raftin tënd. Sa më larg zonës tënde të rehatisë të shkosh, aq më shumë do mësosh. Edhe pse temat që mëson mund të të duken sikur s’kanë lidhje me karrierën tënde, gjërat që mëson mund të të nevojiten edhe në fusha të tjera.

Fantazo pak më shumë

E ke dëgjuar ndonjëherë shpehjen, “Zbrit me këmbë në tokë?” Shumë njerëz dekurajohen nga fantasia pasi shihet si një aktivitet që të bën joproduktiv dhe më pak të fokusuar. Por, fantazia është e domosdoshme nëse duam të nxjerrim në pah kreativitetin tonë të brendshëm. Kur jemi të lirë të fantazojmë, mund të na vijnë ide nga më të ndryshmet. Kështu që, shpenzo më shumë kohë duke fantazuar dhe ëndërruar. Kur jeni të mërzitur dhe gjeni veten duke hapur telefonin për argëtim, ndaloje veten dhe lëre mendjen të shëtisë pa asnjë shpërqendrim. Kur fokusohesh në fantazi, do zbulosh një botë të tërë të re plot idesh dhe zgjidhjesh kreative.

Shkruaji idetë e tua

Që të nxjerrësh anën tënde kreative, duhet t’i sjellësh mendimet nga brenda trurit tënd, jashtë në një letër. Shkruaji të gjitha idetë e tua në një letër, pa marrë parasysh sa të pakuptimta tingëllojnë. Edhe pse mund të kesh 100 ide të këqija në një faqe, patjetër që ndër to ke edhe disa të mira. Për më tepër, thjesht praktika e shkrimit të ideve do ndihmojë aftësinë e mendimit kreativ. Procesi i shkrimit të ideve trajnon trurin që të dalë me ide të reja.

Rretho veten me njerëz kreativë

Thuhet se kreativiteti është ngjitës. Në fakt, sipas ScienceDaily, “liderët mund të mbushin vartësit e tyre me konfidencë dhe kreativitet thjesht duke vepruar si shembuj vetë.” Kështu që, nëse dëshiron të zhbllokosh kreativitetin e brendshëm, duhet të rrethosh veten me njerëz kreativë. Duke shpenzuar kohë me njerëz kreativ vazhdimisht, mendimet dhe sjelljet e tyre do fillojnë të pasqyrohen edhe tek ti. Më këo këshilla dhe pak praktikë, kreativiteti yt do fillojë të lulëzojë. Dhe kur kjo të ndodhë, do zbulosh aftësitë dhe talente të cilat nuk i dije se i kishe.

Previous article
Next article

Të fundit