HomeFokusPuna në Ekip
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Puna në Ekip

Ekipet e mira përbëhen nga njerëz me aftësi dhe njohuri të ndryshme, të cilët e shohin dhe iu qasen botës në mënyra shumë të ndryshme. Ana tjetër e kësaj monedhe është që kur njerëzit bashkohen duke patur paradigma të ndryshme për parjen e gjërave, mund të bëhet e vështirë që të gjithë të kenë idenë e njejtë për mënyrën se si duhet të bëhen gjërat. Kjo e bën punën në ekip të vështirë. Por, kur arrin të krijosh një urë për këtë ndarje, merr diçka shumë të rëndësishme mbrapa.

Kur të gjithë janë në një linjë, ndajn të njejtin këndvështrim për rezultatin final që duan të arrijnë, puna në ekip bëhet e lehtë. Njerëzit bëjnë pjesën e tyre dhe sjellin përpara forcat e tyre. Kur ekipeve i mungon ky element, kur qëllimet e tyre nuk përputhen, punojnë në probleme të ndryshme, apo madje fokusohen në statusin individual (egon) mbi synimet e përbashkëta të grupit.

E kam mësuar këtë shumë herët, kur isha rremtar në kolegj. U bë shumë e qartë që t’i bësh tetë njerëz të lëvizin njëkohësisht me 90% të kapacitetit të tyre individual, mundësonte që varka të shkonte shumë më shpejt se nëse të gjithë jepnim 110%.

Kanotazhi nuk është shembulli më i mirë i punës në ekip sepse nuk bën dot asgjë vetëm; nuk mund ta ngresh varkën, ta drejtosh, ta lëvizësh, duhet të kesh patjetër njerëz të tjerë.

Plot faktorë të ndryshëm ndikojnë që ekipet ta harrojnë këtë në një ambient pune: mospajtueshmëri për qëllimin, rrethana që ndryshojnë dhe bëjnë qëllimet e fundit të duken jo-relevante, ndryshimi i përmbajtjes së ekipit, të gjitha këto mund të pengojnë një ekip që gjërat t’u shkojnë si duhet.

Zgjidhja është një rifokusim i vazhdueshëm për qëllimin e përbashkët dhe parime të ngjashme. Kjo do sigurojë që ekipet gjithmonë të qëndrojnë në një linjë.

Të fundit