spot_img

Artikuj të ngjashëm

Potenciali Personal

Njerëzit e dinë se çfarë potenciali kanë, por sfida është ta çojnë deri në fund këtë proces. Përmirësimi i vetes është art; do kohë dhe durim. Të kërkon të dalësh nga zona e rehatëisë dhe të sfidosh veten. Gjithsesi, sfida më e madhe kur flasim për përmirësim të vetes është vetë procesi. Njerëzit kanë më së shumë vështirësi me rrugën dhe gjithë kthesat e papritura që përmban, jo një pengesë të vetme të madhe. Por nëse ecën në rrugën e përmirësimit të vetesh, do kuptosh disa të vërteta të cilat të ndryshojnë jetë.

  1. Çdo dështim mund të konsiderohet si mësim nëse e shikon nga një perspektivë tjetër

Për disa njerëz, kur një projekt shkon keq ose një miqësi mbaron, e shohin si dështim. Për dikë tjetër, nuk është asgjë më shumë se thjesht një mësim gjatë rrugës. Duke parë gabimin në një këndvështrim mësimi, do marrësh diçka nga kjo eksperiencë dhe do vazhdosh tek një projekt apo përvojë e re.

  1. Konsistenca është më e rëndësishme se fitoret e vazhdueshme

Shumë shpesh, njerëzit duan të ndërtojnë Romën në një ditë të vetme. Një shembull i qartë i kësaj është një person që nuk shkon në palestër gjatë gjithë javës, dhe të shtunën kalon tre orë aty. Kjo nuk do bëjë diçka të madhe për ta në një pamje afatgjate. Është më mirë të shpenzosh dhjetë minuta në diçka çdo ditë, sesa të shpenzosh disa orë por në mënyrë jokonsistente.

  1. Komuniteti shpejton dukshëm procesin e rritjes

Nëse realisht dëshiron të ndryshosh diçka për veten ose për jetën tënde, duhet të rrethosh veten me njerëz që ose mbështesin totalisht atë çfarë dëshiron të arrish ose po ndjekin një qëllim të ngjashëm me tëndin. Bashkë, të gjithë do rriteni shumë më shpejt – pasi merrni këshilla dhe eksperienca nga njëri-tjetri.

  1. Çdo përgjigje vjen në kohën e duhur

Në vend se të ndiheni “të mbytur” nga gjithçka që ndodh gjatë rrugës, kupto që gjithçka që po kërkon do shpaloset pikërisht ashtu si duhet. Kjo nuk do të thotë që duhet të uleni në divan dhe të shpresoni që gjithçka do rregullohet vetë, por do do të thotë të keni durim dhe të vazhdoni të ecni në drejtimin e qëllimeve tuaja.

  1. Nuk mund të krahasoni veten me askë tjetër

Çdo person ecën në rrugën e vet. Edhe pse të tjerët mund të jenë një barometër i mirë për vendin ku dëshiron të arrish, nuk mund të krahasosh veten me askë tjetër. Thjesht janë shumë variabla që duhen konsideruar. Thjesht fokusohuni në veten tuaj (dhe ndihmoni të tjerët ta bëjnë të njejtën gjë).

  1. Si i bën gjërat ka më shumë rëndësi se çfarë gjëje bën

S’ka rëndësi nëse je atlet profesionist, një shef kuzhine i dedikuar, apo ke hobi thurjen e pulovrave – mësimët më të rëndësishme të jetës mund të merren nga çdo lloj aktiviteti. Ajo çka ka më shumë rëndësi është mënyrë se si i qasesh punës tënde. Thjeshtësia, dedikimi, disiplina, dhe liria kreative janë karakterisitika më të vlefshme se vetëbesimi i rremë, narcisizmi apo zilia.

  1. Duhet të dashurohesh me procesin

Që të kesh sukses, duhet të adhurosh praktikimin më shumë se adhuron fundin e synimit apo shpërblimin. Mënyra se si e kupton nëse me të vërtetë je i destinuar për diçka është nëse praktikimi i asaj gjëje çdo ditë është arsyeja pse e bën. Nëse qëllimi është fundi i rrugës, atëherë asnjëherë nuk do arrish potencialin tënd maksimal. Gjej gjërat të cilat kur i bën, përfshihesh totalisht në procesin e mësimit. Zhvillimi i vetes është udhëtim. Nuk është një test që e bën, një titull që e merr, apo një mënyrë për t’u pranuar nga shoqëria. Zgjat përgjithmonë.

Akordohu me procesin, dhe pjesa tjetër do zgjidhet vetë.

Previous article
Next article

Të fundit