Është mirë të ndjesh ato që ndjen.Mesohu t`í ndjesh emocionet e tua!
Kur shkon te psikiatri, psikologu, seanca nuk fillon me fjalët:‘A jeni i/e lumtur?”
Si rregull pyetjet janë rreth shqetësimeve: ‘A jeni i mërzitur? A ndiheni depresiv? Cfarë nuk shkon me ju?
Por asnjë terapist nuk përpiqet që të thotë se pas trajtimit me të ju do të jeni i/e lumtur.
Nga pacientët që trajtojmë rezulton se në varësi të problemeve që kanë përjetuar, të rëndesës së tyre, të tipareve të personalitetit që paraqet do të jenë dhe pritshmëritë për gjendjen e tyrë shpirtërore.
Ja një shembull: një vajzë 20 vjeçare nga Kosova që kishte qenë viktimë e abuzimit seksual gjatë krizës kosovare filloi të kishte atake paniku, dy aborte tre vjet me pas ngjarjes traumatike. Atëhere ajo filloi trajtimin me barna te psikiatri, trajtim të cilin e vazhdon edhe tani në moshën 40 vjeçare me qëllim rujatjen e shëndetit të saj mendor. Cfarë thotë ajo për lumturinë: “Lumturia është një kafshatë e madhe për t’u përtypur”. Ajo nuk zgjedh ta paraqesi mirëqënien e saj në terma të zymtë si psh. të jesh i lumtur ose jo, gjë e cila sipas saj mund t’i çojë individët me probleme të shëndetit mendor drejt ndjesisë së dështimit thotë ajo.
Kur shkojnë njerëzit në terapi?
Pak a shumë të gjithë mendojnë të fillojnë terapinë kur nuk janë të kënaqur me jetën. Një djalë i ri nga Tirana me çrregullim obsesivo-kompulsiv përgjatë terapisë shprehet: “Më lënë pa fjalë njerëz që më thonë: ore por t’i dukesh si një njeri shumë i lumtur”.
Pra duhet thënë se është normale që mund të kesh një çrregullim mendor dhe të kesh ditë të këqija, ashtu si dhe ditë të mira. Në jetën e përditshme edhe pse dikush e paraqet veten si të lumtur ose të palumtur, nuk do të thotë domosdoshmërisht ndonjë gjë të veçantë.
Ka një mit të famshëm se shëndeti mendor dhe lumturia janë anë të së njëjtës medalje. Depresioni në veçanti portretizohet si e kundërta e lumturisë – por, lumturia është një gjendje emocionale dhe e kundërta e saj është trishtimi. Pra njeriu ka caste që ndjet i lumtur dhe ka të tjera që ndjehet i trishtuar.
Njerëzit i quajnë antidepresivët si “kokrrat e lumturisë”, që për mjekun nuk është koncept që qëndron. Qëllimi i përdorimit të antidepresivëve nuk është lumturia por rikthimi i pacientit në nivelin bazë të funksionimit, pra siç ka qenë para se të sëmurej nga depresioni apo çrregullime të tjera.
William Davies është një shkrimtar anglez, teoricien politik dhe sociologjik. Ai fokusohet mbi çështje si konsumizmi, lumturia dhe ka shkruar midis të tjerash dhe një libër të titulluar “Industria e Lumturisë” (The Happiness Industry) dhe faktin se koncepte si lumturia dhe mirëqenia janë kapur nga bizneset e institucionet qeveritare për t`i kthyer këto koncepte në funksion të konsumit të një gamë të gjerë produktesh, idesh apo procedurash. Natyrisht, kleçka qëndron që për gjithë këtë energji të madhe të shpenzuar, ne po marrim gjithmonë e më pak lumturi.
Po si mendojnë njerëzit që jetojnë me çrregullime mendore, të cilët kanë më shumë gjasa që të përjetojnë lumturinë se sa bashkëqytetarët e tjerë të shëndetshëm, pasi popullata e zakonshme ka një qasjes së kufizuar ndaj kujdesit. Një vajzë shqipëtare që kishte emigruar për një kohë të gjatë në Itali e Greqi, vjen të vizitohet në Shqipëri pasi ankthi dhe paniku i qenë bërë të padurueshme. Ajo qëndroi disa vite nën trajtim mendikamentoz dhe terapi psikologjike pas një episodi tentative vetë-vraseje. Ajo një ditë thotë: “Unë nuk mbaj mend të kem patur ndonjëherë si synim lumturinë, dua të mbaj larg mendimin për vetë-vrasjen. Dua të vazhdoj jetën normale dhe të kem në kontroll shëndetin në përgjithësi”
Njerëzit, të cilët kanë marrë në një çast të jetës trajtim për shëndetin mendor mund të kenë më pak pritshmëri për këtë mirazh – që lumturia e zgjatur duhet të jetë gjendja jonë e paracaktuar – sepse ata janë mësuar që t’u qasen emocioneve si të qenësishme e domosdoshme për të gjithë, në një mënyrë që, le të themi, për sëmundjet kronike nuk është. Ka më pak pritshmëri se kur ju jeni në çdo kohë në kërkim të lumturisë.
Shëndet i mirë mendor nuk do të thotë të jesh i lumtur gjithë kohën, shëndet i mirë mendor është të jesh në paqe me veten dhe të tjerët, të jesh i hapur për të përjetuar me normalitet gjithë spektrin e emocioneve dhe ndjesive, është të ngjyrosësh me emocionalitetin e duhur të përditshmen tënde dhe të jesh gati ta identifikosh si të tillë.