spot_img

Artikuj të ngjashëm

Lojërat e Fatit

Varësia ndaj lojërave të fatit nuk është vetëm një fenomen social, por është një çrregullim i mirëfilltë, i cili e bën individin të paaftë t’i rezistojë impulsit për të vënë baste. Prevalenca e varësisë ndaj lojërave të fatit sa vjen e zgjerohet,dhe është treguar të jetë i pranishëm në 1.2-7.1% në popullatën e përgjithshme. Ky çrregullim mund të ndikojë rëndë në mirëqenien personale, profesionale, si dhe të çojë në probleme financiare.

Një individ i prekur nga kjo varësi prodhon emocione pozitive ndaj lojës, nga të cilat nuk mund të heqë dorë. Në një përpjekje për të rimarrë shumën e parave të humbura, individi futet në një rreth vicioz, duke luajtur shifra gjithnjë e më të larta.

Megjithë probabilitetin e largët për të fituar, kjo varësi nxit zonat e trurit të përfshira në sistemin e shpërblimit në një mënyrë të ngjashme me atë që bën alkooli ose substancat psikotike, duke ofruar ekzaltim dhe kënaqësi të menjëhershme dhe duke nxitur kërkimin përsëri dhe gjithnjë e më shumë të së njëjtës ndjenjë.

Ata që vuajnë nga varësia ndaj lojrave të fatit nuk mund ta kuptojnë atë (të paktën në një fazë të hershme) ose ia mohojnë vetes dhe të tjerët ekzistencën e problemit. Megjithatë, disa shenja dhe simptoma na lejojnë të kuptojmë nëse loja është vetëm kënaqësi e menaxhueshme ose nëse është kthyer në një problem që duhet trajtuar në mënyrë serioze dhe specifike.

Në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore V, Varësisa ndaj lojërave të fatit përfshihet në kategorinë e Varesive dhe Çrregullime të ngjashme.

Ky manual në përcaktimin e varësisë përfshin nevojën për të vënë baste me shuma gjithnjë e më të mëdha, përjetimin e shqetësimit ose nervozizëm kur kufizojnë lojrat e fatit, përsëritjen e pamundësisë për të kontrolluar ose ndaluar lojrat e fatit, përdorimi i lojërave të fatit për të mbuluar humbjet, të gënjyerit për shpeshtinë e përdorimit të lojërave të fatit, rrezikimin e marrëdhënieve, punës ose mundësive arsimore për shkak të lojërave të fatit, varësi financiare nga të tjerët për të lehtësuar presionet financiare në lidhje me lojërat e fatit. Diagnoza e varësisë ndaj lojërave të fatit plotësohet kur katër ose më shumë prej këtyre kritereve janë të pranishme në një periudhë dymbëdhjetë mujore.

Shkaqet dhe faktorët e riskut

Shkaku i saktë i bixhozit patologjik aktualisht është i panjohur. Sikurse me shumicën e varësive/crregullimeve psikologjike, besohet se fillimi lidhet me ndërveprimin e pafavorshëm të faktorëve psikologjikë, gjenetikë dhe mjedisorë. Shpërndarja e gjerë e ambjenteve të lojërave të fatit, kriza ekonomike dhe mungesa e punës, nga ana tjetër, pa dyshim kanë kontributin e tyre. Lojtarët më problematikë janë midis 20 dhe 50 vjeç. Gjithashtu, meshkujt kanë më shumë gjasa që gratë të rrezikojnë dhe të zhvillojnë varësinë.

Për më tepër, individët me vetëdije të dobët të bazës matematikore (jo njohës të teorisë së probabilitetit) kanë prirje më të madhe për të rënë pre e varësisë.

Terapia Konjitive e Sjelljes (CBT) në trajtimin e varësisë ndaj lojërave të fatit

Terapia Konjitive e Sjellje, individuale apo grupi është një qasje e përshtatshme në trajtimin e varësisë ndaj lojrave të fatit. Gjetjet e deritanishme sugjerojnë se efikasiteti i kësaj terapie është për t’u vënë në pah.

Kjo lloj terapie parashtron faktin që mendimet irracionale, të lidhura me aftësinë e një personi për të kontrolluar lojën dhe për të parashikuar fitimin, përfaqësojnë faktorët kryesorë në zhvillimin dhe mbajtjen e kësaj varësie.

CBT synon të ndihmojë në ndalimin e sjelles tërheqëse ndaj lojërave të fatit. Ky trajtim terapeutik siguron një kornizë të përgjithshme për të lehtësuar ndryshimet në jetesë dhe për të rritur përforcimin e sjelljeve kundra lojrave të fatit.

 

Previous article
Next article

Të fundit