ankthit të përgjithësuar, sipas definicionit të profesorit të psikiatrisë, Malcolm Lader, është shqetësimi i tepruar dhe jo i duhur, i cili është këmbëngulës dhe nuk kufizohet vetëm në rrethana të dhëna. Secili prej nesh është ballafaquar në jetë me nervozizëm para provimit, takim të rëndësishëm në punë apo vendim të rëndësishëm jetësor. Ndjenja e sëkëlldisë, shqetësimit, por edhe stresit në këto situata është plotësisht e arsyeshme. Kjo parehati e brendshme jo vetëm që është afatshkurtër, por e dimë qartë burimin e saj. Ekspert[ t[ caktuar theksojnë që kjo është madje pozitive, sepse na detyron të jemi më të kujdesshëm dhe më të përqendruar.
Por, tek 3 për qind e popullsisë nuk është ashtu. Tek ata paraqitet një ndjenjë e papërcaktuar e frikës dhe e sëkëlldisë kronike, që janë karakteristike për çrregullimin e ankthit të përgjithësuar.
Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar nuk zhvillohet brenda natës
Ankthi i përgjithësuar mund të paraqitet në çdo moshë të jetës. Edhe pse më shpesh paraqitet në vitet e tridhjeta, para së gjithash, tek femrat. Në moshën fëmijërore është i lidhur me obligimet shkollore, garat sportive dhe presionet e shoqërisë. Derisa tek të rriturit manifestohet për shkak të frikës nga dështimi apo mospërmbushja e qëllimeve të caktuara. Në fakt, në shfaqjen e këtij lloji të ankthit ndikojnë faktorë të shumtë. Është konstatuar që gjenetika luan rol të rëndësishëm, kështu që personat në familjet e të cilëve tashmë ekziston çrregullimi, gjenden në grupin e rrezikuar. Gjithashtu, mjedisi, marrëdhëniet familjare, si dhe vetë karakteri, mund të nxisin zhvillimin e problemit.
Edhe pse çrregullimi i ankthit të përgjithësuar është rezultat i faktorëve të shumtë, një gjë është e sigurt – e shkakton trauma e madhe. Keqtrajtimi, vdekja e një personi të afërt, ndryshimi i vendit të punës, janë vetëm nga disa ngjarjeve stresuese që potencohen. Nuk janë raste të shpeshta që depresioni dhe çrregullimi i ankthit të përgjithësuar të shkojnë bashkë. Kjo gjendje është sidomos e shprehur kur ekziston varesia nga tabletat dhe nga substancat tjera psikoaktive, duke përfshirë edhe alkoolin dhe nikotinën.
Si të identifikoni çrregullimin e ankthit të përgjithësuar?
“Po sikur të gjithë nisemi për rrugë dhe vdesim?”, “Po sikur inspektori më gjen në punë ndonjë gabim dhe më largojnë?”, “Po sikur jodisponimi i fëmijës është një shenjë e sëmundjes së rrezikshme?”, “Po sikur …” është një pyetje e njohur për çrregullimin e ankthit të përgjithësuar. Në të vërtetë, këta persona i frikësohen ndonjë ngjarje të pakëndshme në të ardhmen, edhe pse nuk ka të ngjarë që ajo të ndodh me të vërtetë. Shqetësimi ka të bëjë sidomos me familjen dhe miqtë e ngushtë.
Duke marr parasysh që ndjenja e frikës nga lumturia është bërë pjesë përbërëse e jetës së tyre, është e pamundur që ajo të kontrollohet. Simptomat më të shpeshta janë irritimi, problemet me gjumin dhe përqendrimin, çrregullimet në të ngrënit, ndryshimet në sjellje, madje edhe shmangia e ngjarjeve për të cilët mendojnë që mund të sjellin rrezik.
Çrregullimin e ankthit të përgjithësuar e tregojnë edhe simptomat fizike. Zakonisht shfaqen ngërçet dhe shtrëngimet e muskujve, që përcillen me dhimbje në zverk, qafë, supe, fytyrë dhe kapakë të syve. Pastaj dhimbjet e shpeshta të kokës, lodhja kronike, rrahjet e parregullta të zemrës, goja e thatë, urinimi i shpeshtë, diarreja.
Pikërisht këto manifestime fizike shkaktojnë konfuzion, kështu që pacientët paraqiten tek mjekët specialistë. Derisa vetëm 13,3 për qind prej tyre e potencojnë ankthin si problem.
Si trajtohet çrregullimi i ankthit të përgjithësuar?
Vetëm kur të përjashtohet mundësia e sëmundjeve tjera për shkak të simptomave fizike, mund që të diagnisifikohet qartë çrregullimi i ankthit të përgjithësuar.
Trajtimi është i karakterit individual dhe varet nga pesha e çrregullimit, gjendjes së përgjithshme, si dhe motivimit të tyre. Zakonisht kombinohen metodat e farmakoterapisë dhe psikoterapisë. Viteve të mëhershme është përdorur terapia me benzodiazepinë. Me kalimin e kohës është provuar të mos jetë zgjidhje e mirë, sepse ndikon në simptomë, e jo në shkak. Dhe pas përdorimit të gjatë shkakton varësi. Për këtë arsye sot në trajtim aplikohen antidepresivët. Ata lirojnë tensionin e muskujve dhe zvogëlojnë parehatinë, në të njëjtën kohë duke vepruar në neurotransmetuesit që janë në ekuilibër për shkak të çrregullimit.
Rëndësia e psikoterapisë është e madhe në eliminimin e këtij problemi. Falë asaj pacienti së pari përballet me mendimet e këqija, e më pas mëson si të njohë situatat potencialisht destruktive, që çojnë në vështirësi. Qëllimi i trajtimit është që me teknika të veçanta të zvogëlohet tensioni dhe stresi, si dhe të shihet realiteti i vërtetë.