Por, tek 3 për qind e popullsisë nuk është ashtu. Tek ata paraqitet një ndjenjë e papërcaktuar e frikës dhe e sëkëlldisë kronike, që janë karakteristike për çrregullimin e ankthit të përgjithësuar.

Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar nuk zhvillohet brenda natës

Ankthi i përgjithësuar mund të paraqitet në çdo moshë të jetës. Edhe pse më shpesh paraqitet në vitet e tridhjeta, para së gjithash, tek femrat. Në moshën fëmijërore është i lidhur me obligimet shkollore, garat sportive dhe presionet e shoqërisë. Derisa tek të rriturit manifestohet për shkak të frikës nga dështimi apo mospërmbushja e qëllimeve të caktuara. Në fakt, në shfaqjen e këtij lloji të ankthit ndikojnë faktorë të shumtë. Është konstatuar që gjenetika luan rol të rëndësishëm, kështu që personat në familjet  e të cilëve tashmë ekziston çrregullimi, gjenden në grupin e rrezikuar. Gjithashtu, mjedisi, marrëdhëniet familjare, si dhe vetë karakteri, mund të nxisin zhvillimin e problemit.

Edhe pse çrregullimi i ankthit të përgjithësuar është rezultat i faktorëve të shumtë, një gjë është e sigurt – e shkakton trauma e madhe. Keqtrajtimi, vdekja e një personi të afërt, ndryshimi i vendit të punës, janë vetëm nga disa ngjarjeve stresuese që potencohen. Nuk janë raste të shpeshta që depresioni dhe çrregullimi i ankthit të përgjithësuar të shkojnë bashkë. Kjo gjendje është sidomos e shprehur kur ekziston varesia nga tabletat dhe nga substancat tjera psikoaktive, duke përfshirë edhe alkoolin dhe nikotinën.

Si të identifikoni çrregullimin e ankthit të përgjithësuar?

“Po sikur të gjithë nisemi për rrugë dhe vdesim?”, “Po sikur inspektori më gjen në punë ndonjë gabim dhe më largojnë?”, “Po sikur jodisponimi i fëmijës është një shenjë e sëmundjes së rrezikshme?”, “Po sikur …” është një pyetje e njohur për çrregullimin e ankthit të përgjithësuar. Në të vërtetë, këta persona i frikësohen ndonjë ngjarje të pakëndshme në të ardhmen, edhe pse nuk ka të ngjarë që ajo të ndodh me të vërtetë. Shqetësimi ka të bëjë sidomos me familjen dhe miqtë e ngushtë.

Duke marr parasysh që ndjenja e frikës nga lumturia është bërë pjesë përbërëse e jetës së tyre, është e pamundur që ajo të kontrollohet. Simptomat më të shpeshta janë irritimi, problemet me gjumin dhe përqendrimin, çrregullimet në të ngrënit, ndryshimet në sjellje, madje edhe shmangia e ngjarjeve për të cilët mendojnë që mund të sjellin rrezik.

Çrregullimin e ankthit të përgjithësuar e tregojnë edhe simptomat fizike. Zakonisht shfaqen ngërçet dhe shtrëngimet e muskujve, që përcillen me dhimbje në zverk, qafë, supe, fytyrë dhe kapakë të syve. Pastaj dhimbjet e shpeshta të kokës, lodhja kronike, rrahjet e parregullta të zemrës, goja e thatë, urinimi i shpeshtë, diarreja.

Pikërisht këto manifestime fizike shkaktojnë konfuzion, kështu që pacientët paraqiten tek mjekët specialistë. Derisa vetëm 13,3 për qind prej tyre e potencojnë ankthin si problem.

Si trajtohet çrregullimi i ankthit të përgjithësuar?

Vetëm kur të përjashtohet mundësia e sëmundjeve tjera për shkak të simptomave fizike, mund që të diagnisifikohet qartë çrregullimi i ankthit të përgjithësuar.

Trajtimi është i karakterit individual dhe varet nga pesha e çrregullimit, gjendjes së përgjithshme, si dhe motivimit të tyre. Zakonisht kombinohen metodat e farmakoterapisë dhe psikoterapisë. Viteve të mëhershme është përdorur terapia me benzodiazepinë. Me kalimin e kohës është provuar të mos jetë zgjidhje e mirë, sepse ndikon në simptomë, e jo në shkak. Dhe pas përdorimit të gjatë shkakton varësi. Për këtë arsye sot në trajtim aplikohen antidepresivët. Ata lirojnë tensionin e muskujve dhe zvogëlojnë parehatinë, në të njëjtën kohë duke vepruar në neurotransmetuesit që janë në ekuilibër për shkak të çrregullimit.

Rëndësia e psikoterapisë është e madhe në eliminimin e këtij problemi. Falë asaj pacienti së pari përballet me mendimet e këqija, e më pas mëson si të njohë situatat potencialisht destruktive, që çojnë në vështirësi. Qëllimi i trajtimit është që me teknika të veçanta të zvogëlohet tensioni dhe stresi, si dhe të shihet realiteti i vërtetë.