spot_img

Artikuj të ngjashëm

Egoizmi

Shoqëria moderne duket se më së shumti po rrëmbehet nga sëmundja e egoizmit. Fjala egoizëm vjen nga latinishtja EGO, që do të thotë mënyra e të reaguarit, duke kufizuar dhe shkatërruar interesat e tjetrit për hir të vetvetes.Të qenurit mosbesues e bën njeriun të sundojë te të tjerët. Mirëpo edhe nga ana tjetër qëndron e njëjta gjë, kështu ne jemi në një luftë, në një sfidë të vazhdueshme, me veten dhe të tjerët. Egoizmi na shtyn të veprojmë në atë mënyrë që na sjell rezultatin më të mirë personal. Motivi i njeriut është egoizmi sepse egoizmi na jep mundësinë e eksplorimit tonë dhe në të njëjtën kohë të të gjithë mundësive tona.

Lind pyetja: Egoizmi është kujdes apo dashuri për vetveten?

Për shumë kohë ka ndodhur që dashuria për veten të ngatarrohet me egoizmin. Por është mirë dhe kërkohet ta kemi të qartë se të duash veten do të thotë të kemi dashuri e cila kthehet në qëllim, e cila është motiv për punë, vepra të mira, emër të mirë, kënaqësi (kur them të duash veten kam parasysh “veten”ta trajtosh si një person tjetër të cilin e orienton me urtësi ,duke i çuar ndonjë mesazh falënderimi për ndonjë arritje por edhe duke i kujtuar ndonjë shkujdesje, është sikundër shikimi në pasqyrë në të cilën i themi vetes të mirat dhe të këqiat tona) nuk do të thotë të jesh egoist, por do të thotë të jesh një njeri cili e shtyn veten për t’u shfaqur në publik, për karrierë dhe për shumë pasuri. Me mijëra janë veset dhe reagimet psikologjike, mendore, sjellore, të cilat shprehin instiktin e dashurisë për veten. Falë tyre njeriu e mbron veten, manifeston kujdes për veten e tij, i do të mirën dhe urren të keqen. Sipas hiearkisë së nevojave të Abraham Maslou ,vetëpërmbushja konsiderohet si nevoja më e rëndësishme e njeriut. Në aspektin teologjik (fetar) dashuria ndaj tjetrit është të duash për tjetrin atë çka duam për veten tonë , atëherë edhe dashuria ndaj vetes është njerëzore dhe është diçka e damkosur në jetën e njeriut e nuk është egoizëm. Kur njeriu e humbet ndjeshmërinë për veten ,vetëvlerësimin dhe rendësinë e tij, nuk mund të shënojë asnjë arritje, nuk mund të jetë i sukseshëm dhe nuk jeton, edhe pse është gjallë. Edhe Shkrimi i Shenjtë na porosit që të duam tjetrin si veten. Gjithashtu, këtë e gjejmë edhe në aspektin psikologjik, që nuk pranon se dashuria ndaj vetes dhe dashuria ndaj të tjerëve e përjashtojnë njëra-tjetrën, por përkundrazi ato e forcojnë njëra- tjetrën. Njeriu e ka të nevojshme e të domosdoshme që të jetë i bashkuar me të tjerët. E kjo nevojë fshihet prapa të gjitha dukurive që përbëjnë një gamë të tërë të pasioneve njerëzore.

Vetja, që në greqisht quhet ndryshe si egoo dhe në latinisht si ego dhe që për anglezët është “I” nënkupton thelbin e të qenit apo eksperiencën e dikujt. Fjala “ego” dhe “vetja” kanë të bëjnë me të kuptuarin e individit në lidhje me ekzistencën e tij. Kjo do të thotë se egoja ndikon në mënyrën e të menduarit të individit, në mënyrën e tij të të vepruarit dhe në stilin e tij të jetesës. Duke theksuar edhe më tepër këtë ide, Simon Blackburn e përkufizon egon si “të menduarit në mënyrë aktive të vetes”, “si vetkonceptimin dhe autorin e çdo veprimi të kryer nga individi”. Është egoja ajo që përcakton mënyrën se si duhet të mendojmë dhe duhet të veprojmë dhe që në një farë mënyre kjo përbën një eksperiencë që i jep kuptim ekzistencës së saj. Egoja apo vetja na mundëson që ne ta kuptojmë botën dhe që të ndërveprojmë me të. Pasi përbën përmbushjen e misionit fuksional në personalitetin e njeriut. Egoja luan rol në menaxhimin e indentitetit

personal dhe duhet të konsiderohet si diçka natyrore ,një orientim drejt vetvetes, i quajtur si egoizëm që bëhet subjekt i vlerësimit moral. Ego përbëhet nga një aftësi e ndërgjegjshme për të perceptuar dhe për tu marrë me realitetin në mënyrë inteligjente. Ajo vepron si ndërmjetësues midis idit (duke i larguar dëshirat për kënaqësi të menjëhershme)dhe superegos ( duke pranuar sr disa forcat penguese të saj nuk janë racionale). Ego vepron në bazën e pranimit të realitetit dhe përpiqet të gjejë mënyra të pranueshme nga shoqëria.

Egoizmi është përkufizuar gjerësisht si “interes ndaj vetes” dhe si “vetëbesim i tepruar”. Një prirje egoiste fillimin e ka nga vetja e cila fillon të perceptoj gjithçka në lidhje me veten vetëm për përfitimin e saj. Kjo përbën një shqetësim për të kënaqur dëshirat individuale dhe për të përmbushur po këto nevoja individuale. Sapo individi e konsideron egon si pjesë të brendëshme të tij, egoizmi në mënyrë të natyrshme na bën që të krijojmë një ide në mendjen tonë ku themi “e imja” për çdo gjë që duam. Jemi egocentrik në atë që duam. Siç shprehet edhe Kanti, “në momentin që një qenie njerëzore fillon të thotë “Unë”, ai e shfaq veten e tij sa herë që të mundet dhe në këtë mënyrë egoizmi rritet vazhdimisht. Sa më shumë që një individ të jetë i fiksuar pas vetes dhe që vepron po në bazë të kësaj, aq më shumë do të rritet edhe egoizmi i tij. Pra, egoizmi konsiston në një prije ose zgjedhje për të kënaqur ndjenjat e dikujt.

Të qënurit egoist, në fakt, nuk është gabim në vetvete, por ndikimi negativ që krijon ndaj të tjerëve që e mbulojnë aktin me ligësi. Michael Mok thotë se “kur themi se një person është egoist, zakonisht kuptojmë se ai nuk shqetësohet për njerëzit e tjerë, ai interesohet vetëm për veten e tij. Nëse është kështu, atëherë përdorimi korrekt i egoizmit duhet të jetë “mungesa e interesit ndaj interesit të individëve të tjerë”. Meqë një person egoist dëshiron që të ketë gjithçka për veten e tij, ai ose ajo nuk ndien kënaqësi duke dhënë por duke marrë. Ky lloj personi nuk mund të shohë asgjë tjetër përveç vetes dhe i gjykon të gjithë dhe çdo gjë përreth tij nga dobia që ata kanë për atë. Një person egoist është ai që është i vendosur për të nxitur interesin e vet apo të saj edhe përtej moralit të lejuar. Ai ose ajo është një person që e konsideron veten si të parë dhe të vetëm dhe nuk e kufizon ndjekjen e të mirës së tij ose të saj edhe kur kjo bie ndesh me të mirën e të tjerëve. Për këtë arsye egoizmi konsiderohet si “armiku natyror i lidhjeve të tjera (pra moraliteti)”.

Egoizmi nuk është vetëm mungesa e interesit për nevojat e të tjerëve, por edhe mungesa e respektit për dinjitetin dhe personalitetin e të tjerëve. Ajo që e bën një veprim egoist nuk është fakti se është vetërelacionale, por sepse nuk e konsideron me të vërtetë mirëqenien e të tjerëve. Për këtë arsye “është thelbësisht shkatërruese për çdo marrëdhënie”. Motoja e përbashkët publike ‘mos jini egoistë’ është vetëm një mësim i thjeshtë moral, një tregues i humbjes së ndjenjës njerëzore për të qenë në vetvete në aktin e egoizmit. Religjoni e identifikon egoizmin si burim të konflikteve dhe kërkon që individi të dalë nga rrethi i “vetes së vogël” në mënyrë që të arrijë lirinë e të vepruarit të veprave të tij në ndërveprim me individë të tjerë . Meqë ata e tregojnë egon si rrënjën e ndarjes dhe trazirave brenda vetes dhe me të tjerët, ata e justifikojnë arritjen e përvojës së mirë fetare dhe përsosmërinë morale në drejtim të kapërcimit të qëndrimit të egos.

Të fundit