HomeSuksesiThëniet të Bukura Flamande
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Thëniet të Bukura Flamande

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përmbledhur një koleksion të ndritshëm nga thesaret e mençurisë flamande. E si gjithmonë, në fund, mos harroni të na thoni cila iu mbeti më së shumti në kujtesë.

Bëj sikur je i ditur, por mëso edhe si të dukesh injorant.

Drejtuesi (komandanti) duhet të vdesë në këmbë.

E drejta është, por ligj s’ka.

E pyetën bretkosën: “Pse gërhet vazhdimisht?” U përgjigj: “Më magjeps zëri”. E pyetën peshkun: “ç’të reja kemi nga deti?” u përgjigj: “Kam shumë për të thënë, por e kam gojën gjithnjë me ujë.”

Është e lehtë të hapësh vrimë në ujë se sa të nxjerrësh edhe një metelik nga kopraci.

Fjala është argjend, heshtja është ar, ndërsa fjalë e pëshpëritur – diamant.

Fukarait askush s’i jep bukë. Të gjithë i japin këshilla.

Ka fjalë të cilat edhe me shumë mjaltë, nuk mund t’i përpish.

Kam me tepri mollë dhe dardha, por zemra më lakmon ftoin.

Kërkon gomarin dhe është mbi të i hipur.

Lypi Zotit sa të duash por belin mos e hiq dore.

Kur është shkaktuar dëmi, të gjithë dinë të këshillojnë.

Me njërën dorë u jep për të ngrënë pulave, me tjetrën kërkon vezët.

Më mirë të humbasësh një sy se emrin e mirë.

Mos i shkëput sytë nga ajo që është më e shtrenjtë (vëmendje).

Mundimi nuk do të thotë fund.

Ndërsa i urti mendohet, budallai përshkon urën.

Në ditën me shi shumë u japin të pijnë pulave.

Ngaqë s’i dhamë mish maçokut, tha: “Është e premte!”

Nga sytë e bukur nuk rrjedhin lot.

Ngrohe gjarprin e prit kur të të kafshojë.

Nuk do ta marrësh vesh plakun derisa nuk do të plakesh vetë.

Nuk ka shtëpi e vazhdon të kërkojë portën.

Para së gjithash mos humb dinjitetin (respektin për veten).

Pasuria zbulon cilësitë e këqia që fsheh varfëria.

Peshqit zihen me grep, ndërsa njerëzit me fjalë.

Për mëkatet qahet, por borxhet paguhen.

Pleqëria është spitali i të gjitha sëmundjeve.

Politikë e keqe dhe politikanë të këqinj janë ata që pajtohen me të keqen.

Po, o gra; ju na bëni keq edhe atëherë kur doni të na bëni mirë.

Prej gruas së keqe edhe djalli ikën.

Qeshja është e mirë, në qoftë se nuk mbaron me të qarë.

Që të jetë vendi i mirë, duhet që politika të jetë e mirë.

S’fillohet agjërimi me bakllava në dorë.

Sikur ty të digjet mjekra, ai do të ndizte cigaren.

Stomaku është i ngopur, kurse syri do akoma.

Sytë tremben nga ato që shohin.

Të falësh s’do të thotë të inkurajohesh.

T’u thye qerrja, prit me shumicë këshilla.

Uji pastron trupin, ndërsa lotët shpirtin.

Ata që humbasin ëndrrat, janë të humbur.

Historia përsëritet, shkrihet, por nuk provohet.

Kush ndërron shpesh shtëpi, nuk ka shtëpi.

Në asnjë vend nuk është e shkruar se duhet të jemi heronj, ndërsa njerëz – po.

Ai që nuk ka para dhe nuk është i bukur, i ka dy të meta.

Alternimi në punë është një pushim.

Bota jonë është perdja teatrale, mbas së cilës fshihen fshehtësi (sekret) të mëdha që koha gjithnjë zbulon.

Duhet të jetë shumë më i matur çdo njeri që flet fjalë për atdhe dhe nuk bën vepra.

Kujtesa njerëzore dhuratë e mrekullueshme dhe e tmerrshme.

Kush u beson ëndërrave, ushqehet me erën.

Mallkimi për djallin është uratë.

Më mirë është të shkosh me kalë në ferr, se në këmbë.

Mos qeshni shumë: njerëzit e zgjuar qeshin pak.

Njerëzit që nuk njohin dhimbjet janë të neveritshëm.

Një ndjesë, falje e thatë, është më e dobët se gjethi i fikut të Adamit.

Opinioni i mirë mbulon jo pak defekte.

Pija i ka tri veti të mira: ajo na bën të pasur pa para, të fuqishëm pa forcë, dhe të urtë – pa arsye.

Puna është e madhe, ushqen, rritë, fisnikëron ata që e ushtrojnë.

Trashëgimia e babait, zanat i fëmijëve.

Virtyti nuk qendron kurrë jetim, i braktisur, po kështu edhe vesi.

Armiku të sheh në këmbë, miku në sy.

Budallai dhe pasaniku bëjnë çka u bie në mend.

Më mirë një vajzë e urtë, sesa dhjetë djem budallenj.

Një dimër në vendin tënd është më i ëmbël se njëqind pranvera në vend të huaj.

Të të vijë keq për ujkun, do të thotë të sakrifikosh delen.

Zemra nuk është çarçaf që t’ia shpalosësh kujtdo.

Gjarprit mos i shtyp bishtin por kokën.

Gjumi është shok i vdekjes.

Atij që shet i nevojitet një sy, atij që ble, i nevojiten njëqind sy.

Dinjiteti është shumë më i mirë se grada.

Djalli sidoqoftë, megjithësa qoftë, nuk mund t’i fshehë brinjët.

Falsiteti njihet se është i ftohtë.

Më mirë është të jesh i kamur, se i fuqishëm.

Njerëzit e mëdhenj fillojnë të jetojnë vetëm pas vdekjes.

Njeriu shpesh e lë fatin të veprojë pas pasurisë.

Një djall i vetëm nuk bën ferrin.

Stili paraqet njeriun, është toni ai që bën muzikën.

Shumë duken të thjeshtë, ndërsa janë dinakë të matrikuluar.

Zoti krijoi borën një ditë pastaj krijoi edhe femrën, por atëherë bota nuk pati qetësi.

Biri i dëshiruar – sundimtar i babait.

Forca e grave qendron te lotët.

Kur digjet një pyll të gjithë e shohin, kur digjet shpirti askush nuk e vë re.

Lumit, gruas dhe bishës me brirë mos u beso.

Perëndisë – lutjen, ndërsa punëtorit, – pagën.

Atje ku admirohen deshët nuk njihen buajtë.

Kallami i sheqerit gjithnjë është i ëmbël, njeriu, nganjëherë.

Kishte qenë mrekulli sikur rinia të dinte gjithë çka mundet, ndërsa pleqëria të mundte gjithë çka di.

Kur bien kambanat e mëdha, zilkat nuk dëgjohen.

Një pemë – dru u rrëzua, ti mbjell një tjetër.

Punët e mëdha nuk bëhen me fuqinë e trupit, me rrëmbim dhe shpejtësi, por me arsye, me këshillim dhe fjalë të urtë të cilat pleqëria i ka me bollëk.

Shikoje shpesh, do të duket i vogël; adhuroje shpesh, do humbë parfumin.

Dituria jo e plotë është më e rrezikshme se padituria.

Të fundit