HomeArtikujÇrregullimet emocionaleÇfarë ndodh nëse tërë kohën Ankohesh!
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Çfarë ndodh nëse tërë kohën Ankohesh!

Neuroplasticiteti: E mira dhe e keqja

Truri i njeriut është jashtëzakonisht i lakueshëm. Atij mund t’i jepet formë sikur një topi plasteline, megjithëse duhet pak më shumë kohë dhe përpjekje. Brenda 20 viteve të fundit, në sajë të zhvillimit të shpejtë në sferat e imazhit të trurit dhe neuroshkencë, mund të themi me siguri se truri është i aftë të riprojektojë dhe se ne jemi inxhinierë. Në shumë mënyra, neuroplasticiteti – një term që përshkruan ndryshimet e përhershme në tru gjatë gjithë jetës së një personi – është një gjë e mrekullueshme.

Këtu janë disa arsye përse:

– Ne mund të rrisim inteligjencën tonë (“I.Q.”)

– Mund të mësojmë aftësi të reja që të ndryshojnë jetën

– Mund të shërohemi nga lloje të caktuara të dëmtimit të trurit.

– Mund të bëhemi më inteligjentë emocionalisht.

– Mund të “largojmë” sjelljet, besimet dhe zakonet e dëmshme.

Nga ana tjetër, ne mund ta riformësojmë trurin tonë për keq!

Për fat të mirë, falë aftësisë sonë për të çrrënjosur sjelljet, besimet dhe zakonet e dëmshme, ne mund të ecim përpara sërish!

 

Bindjet ndryshojnë trurin

Donald Hebb, një pionier i hershëm i neuroplasticitetit dhe neuropsikologjisë, tha:

“Neuronet që luftojnë me njëri-tjetrin, edhe lidhen me njëri-tjetrin.”

Dr. Michael Merzenich, tashmë i njohur si ndoshta neuroshkencëtari më i njohur në botë, ndihmoi në ndërtimin e punës së Hebb duke provuar lidhjen mes mendimeve tona (“neuronet që ndizen”) dhe ndryshimet strukturore në tru (“lidhen së bashku”).

Ndër zbulimet e shumta të Dr. Merzenich, kjo mund të jetë më e rëndësishmja: “Përvojat tuaja, sjelljet, zakonet, mënyrat e të menduarit dhe mënyrat e reagimit ndaj botës janë të pandashme nga mënyra se si truri juaj ndërlidhet me vetveten. Zakonet negative e ndryshojnë trurin tuaj për keq. Zakonet pozitive ndryshojnë trurin tuaj për mirë.”

 

ANKESAT DHE NDRYSHIMET E TRURIT

Tani do ta shprehim në një mënyrë më specifike, duke diskutuar efektet e sjelljeve negative – në mënyrë specifike, ankesave – dhe si këto sjellje ndryshojnë strukturën e trurit.

Të gjithë e njohim një person që është gjithnjë negativ. Person i cili nuk është kurrë i kënaqur me askënd dhe asgjë.

Njërëzit negativ ankohen pothuajse gjithmonë. Akoma më keq, nuk duan t’i mbajnë ato mendime dhe ndjenja për vete, por në vend të kësaj, ata do të kërkojnë ndonjë pjesëmarrës të gatshëm dhe të shfryhen. Pa dyshim që janë të bezdisshëm për miqtë dhe familjen e tyre, por nuk duhet të ndëshkohen, por të kuptohen. Ju e shikoni që ne të gjithë ankohemi sa në një moment në tjetrin. Në fakt, hulumtuesit nga Universiteti Clemson treguan se të gjithë shfryjnë me raste. Thjesht disa e bëjnë këtë gjë më shpesh se disa të tjerë.

Ankuesit në përgjithësi bëjnë pjesë në njërin nga të tre grupet:

Ankuesit që kërkojnë vëmendje: Njerëzit që kërkojnë vëmendje nëpërmjet ankimit; gjithmonë duke u ankuar që ata janë më keq se të tjerët. Ironikisht, njerëzit (racional) janë të prirur për ta injoruar në mënyrë të drejtpërdrejtë personin, në vend që të shpenzojnë energji mendore për t’u fokusuar në negativitetin e tyre.

Ankuesit kronikë: Këta njerëz jetojnë në një gjendje të vazhdueshme ankimi. Nëse ata nuk po i japin zë qëndrimit të tyre “I mjeri unë”, ka mundësi të jenë duke menduar për të. Psikologët e quajnë këtë sjellje të detyrueshme rutinore, të përcaktuar si “një problem i menduar në mënyrë të përsëritur pa u zgjidhur.” Ankesa, për fat të keq, transmetohet direkt në trurin që është në ankth dhe depresion.

Ankuesit me koeficient të ulët emocional: Këta njerëz nuk janë të interesuar në perspektivën, mendimet apo ndjenjat tuaja. Ju jeni për ta një bori, një mur me tulla. Si të tillë, ata do të ankohen dhe do të shpërthejnë në çdo rast.

 

A duhet fajësuar truri?

Përgjigja është (kryesisht) “po”.

Ju e shikoni, shumica e njerëzve negativë nuk duan të ndihen kështu. Kush do të donte?

Sjelljet e dëmshme si ankesat, nëse lejohen të përhapen vazhdimisht brenda trurit, në mënyrë të pashmangshme do të ndryshojnë proceset e mendimit. Mendimet e ndryshuara çojnë në besime të ndryshuara që çojnë në një ndryshim në sjellje. Truri ynë posedon diçka të quajtur anësi negativiteti. Në terma më të thjeshta, anësia negative është tendenca e trurit që të fokusohet më shumë në rrethana negative sesa pozitive.

Stimujt negativë prodhojnë më shumë aktivitet nervor sesa ato pozitivë. Ata gjithashtu perceptohen më lehtë dhe shpejt.

Përsëritja është nëna e të gjithë të mësuarit. Kur përqendrohemi në mënyrë të përsëritur në anën negative duke u ankuar, ne po ndezim dhe rindezim neuronet përgjegjëse për anshmërinë e negativitetit.

Ne po krijojmë sjelljen tonë negative përmes përsëritjes!

Herën tjetër që do të ankohesh, kujto këtë…

– Herën tjetër që do të ankohesh se sa e keqe është jeta jote, kujtohu që dikush sapo dha frymën e tij të fundit.

– Herën tjetër që do të ankohesh për ushqimin që do të hash, kujtohu se dikush nuk e di se kur do të vijë vakti tjetër.

– Herën tjetër që do të ankohesh për shokun ose partnerin tënd, kujtohu se dikush është i vetëm e në mëshirë të fatit.

– Herën tjetër që do të ankohesh se e ke shtëpinë rrëmujë, kujtohu që ka njerëz që jetojnë rrugëve.

– Herën tjetër që do të ankohesh për udhëtimin e gjatë, kujtohu që disa njerëz duhet ta bëjnë në këmbë.

– Herën tjetër që do të ankohesh për punën tënde, kujtohu për ata që punojnë për pak ose që nuk kanë fare punë. Herër tjetër që do të ankohesh pë fajet e dikujt, kujtohu që të gjithë bëjmë gabime. Zgjidh të shohësh të mirat që ke.

Je më i mirë nga se mendon.

Previous article
Next article

Të fundit