A keni menduar ndonjëherë se përse dikush që menduat se ishte shoku/shoqja juaj dukej sikur kënaqej kur bënte “shaka pa kripë” rreth jush ose hidhte vrer mbi sukseset tuaja?
Ato raste kur dukeshin çuditërisht të mërzitur kurdo që bisedonit për gjithçka që po shkonte mirë në jetën tuaj.
Padashur, ju mund të keni ftuar një person toksik në jetën tuaj, dikë që nuk gëzohet nga sukseset tuaja, por hidhërohet më shumë sa më i lumtur që të jeni ju.
Njerëzit e tillë janë xhelozë për ju dhe mund ta bëjnë jetën tuaj të mjerueshme pa e kuptuar. Ka disa shenja me të cilat mund t’i dalloni:
- Ata ju përqeshin sa herë që bëni një gabim
Edhe gabimet tuaja më të vogla janë municion për t’u përdorur kundër jush. Ata gjejnë gëzim në gjetjen e difekteve të vogla dhe gjërave që shkojnë keq në jetën tuaj për t’ju bërë të ndiheni keq. Ata do të jenë të parët që do të thonë “Unë të thashë kështu” kur diçka shkon keq. Mos lejoni që të ndiheni keq kur të tjerët tallen me dështimet tuaja, por zgjidhni rrugën tuaj dhe lejojani vetes të mësoni nga gabimet tuaja.
- Ata thonë gjëra të këqija për ju pas shpinës
Këta njerëz njihen për mosthënien e gjërave në sy, por ata janë të fshehtë kur është fjala për t’u përballur me problemet që kanë të bëjnë me ju. Ju mund të mos jeni të vetëdijshëm për këtë, por ata ju përulin në sy të të tjerëve dhe flasin negativisht për ju, kur ju nuk jeni përreth, edhe pse jeni të bindur se ata janë vërtet njerëz të këndshëm. Këta janë njerëzit që ju duhet t’i largoni menjëherë nga jeta juaj.
- Ata minimizojnë arritjet tuaja
Kur të arrini pikat të reja në karrierën tuaj ose në jetën tuaj, nuk keni sesi të mos i festoni me miqtë tuaj. Për fat të keq, këta njerëz janë të parët që shfaqen dhe ata përpiqen të minimizojnë suksesin tuaj. Ata do të thonë gjëra të tilla si, “Oh, edhe unë mund të arrija këtë” ose “Kjo nuk është asgjë e veçantë, të gjithë e kanë bërë këtë.” Sa më shumë që e dëgjoni këtë, aq më shumë jeni të kushtëzuar të besoni se arritjet tuaja nuk janë asgjë. Ju keni punuar shumë dhe keni arritur diçka përmes përpjekjeve tuaja, ndaj mos lejoni që dikush t’ua marrë atë.
- Ata ju lënë në baltë kur nuk kanë më nevojë për ju
Njerëzit toksikë mezi presin të përfitojnë nga ju, kështu që ju do të përfundoni duke qenë të rëndësishëm për ta vetëm në kohën kur kanë nevojë. Ata do t’ju thirrin sa herë kanë nevojë për ndihmën tuaj ose kur kanë nevojë për dikë që t’i mbështesë. Pastaj, ata menjëherë do ta humbasin interesin nëse shohin se nuk keni asgjë për t’u ofruar atyre ose nëse keni nevojë për ta më shumë sesa ata kanë nevojë për ju.
- Ata ju shohin si rivalë dhe jo si miq
Ju gjithmonë do të jeni dikush që ata duan të mundin në çdo aspekt të jetës së tyre. Është në natyrën e tyre të vjedhin qendrën e vëmendjes prej jush dhe ta sjellin vëmendjen tek vetja. Nëse ata ju shohin duke shkëlqyer dhe duke ecur përpara në jetë, ata do ta gjejnë vullnetin që në njëfarë mënyre të sabotojnë punën tuaj ose t’ju bëjnë të ndiheni keq.
- Ata ju “mbysin” me lëvdata të rreme
Këta njerëz janë të vetëdijshëm se sa mirë jeni dhe mund të jeni, prandaj, ata nuk duan të duken xhelozë për ju ose për arritjet tuaja. Përpara të tjerëve, ata ju komplimentojnë dhe ju mbytin në lëvdata të pasinqerta, por pas shpinës tuaj, ata përbuzin talentet dhe arritjet tuaja dhe duan t’ju shohin vetëm në rënie.
- Ata qëllimisht ju japin këshilla të këqija
Ata nuk duan t’ju shohin që të ngjitni shkallët e suksesit, kështu që ata përdorin çdo taktikë për t’ju përulur. Ndër to, duke ju dhënë këshilla të këqija ose duke ju mbushur me gënjeshtra, ata nuk iu ndahen taktikave më të këqija. Ata duan që ju të dështoni në jetë dhe ata do të shkojnë aq larg sa t’ju dekurajojnë të bëni diçka që doni, vetëm për t’ju parë të pakënaqur.
- Dështimet tuaja janë fitoret e tyre
Ata nuk mund të festojnë haptazi kur punët tuaja po shkojnë keq, por thellë brenda ata ndihen sikur ia kanë arritur. Kjo u jep atyre një kënaqësi të ligë kur ju shohin tek dekurajoheni. Për ta shtuar edhe më shumë dhimbjen ndaj plagës, ata madje mund të bien aq poshtë sa të thonë që ndoshta nuk e keni merituar arritjen e asaj për të cilën keni punuar aq shumë.
- Ata do t’i shfrytëzojnë mundësitë për t’ju poshtëruar
Ata gëzohen kur ju përulin në sy të të tjerëve, u jep atyre një ndjenjë kënaqësie të diturit se janë më të mençur ose më të mirë se ju. Ata kënaqen dhe kërkojnë në mënyrë aktive mundësitë për të minimizuar karakterin ose arritjet tuaja.
- Ata në përgjithësi nuk ju pëlqejnë
Ata nuk e pranojnë se janë xhelozë ndaj jush pasi kjo do të shtonte pasigurinë e tyre. Ka raste kur ata nuk mund ta shpjegojnë vrazhdësinë ose sjelljen gjithë urrejtje ndaj jush, por shpejt bëhet e qartë për të gjithë xhelozia e tyre ndaj jush. Nuk mund t’u lini mbresa të gjithë atyre që vinë në jetën tuaj. Ju jeni të detyruar që të përballeni edhe me njerëz toksikë, që ju urrejnë pa marrë parasysh se sa të mirë tregoheni me ta.
Megjithatë, ju takon ju që të vendosni se çfarë është më e mira për ju dhe kjo shpesh përfshin shkëputjen nga të gjithë njerëzit toksikë të jetës tuaj.