HomeArtikujKompleksetNuk i Detyroheni Askujt
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Nuk i Detyroheni Askujt

Asnjëherë mos jepni shpjegime- miqtë tuaj nuk kanë nevojë për to dhe armiqtë tuaj nuk do t’ju besojnë gjithsesi.”

– Sa gjëra bëni gjatë ditës, sepse ju mendoni se duhet t’i bëni? Sinqerisht, fjala “duhet” duhet të eliminohet nga fjalorin ynë. Gjërat që “duhet” të bëjmë na largojnë nga gjërat që kanë rëndësi, nga gjërat që duhet të bëjmë për të jetuar jetën më të mirë dhe më të lumtur.

Kur ndalojmë së bëri gjëra, sepse mendojmë se kështu duhet t’i bëjmë dhe fillojmë të përcaktojmë kufijtë rreth asaj që do t’i rrisë vlerën jetës sonë, atëherë mund të vazhdojmë me jetën tonë.

Gjëja që së pari duhet të ndalojmë së bëri është shpjegimi i vendimeve tona tek të tjerët me shpresën për të marrë mbështetje prej tyre. Ne duhet të kemi besim të mjaftueshëm në vendimet tona tona dhe se mendimi i dikujt tjetër nuk ka rëndësi.

Ne të gjithë gjykojmë edhe kur përpiqemi me gjithë forcë që të mos e bëjmë. Ne i shohim njerëzit, krijojmë opinione dhe bëjmë supozime të bazuara tërësisht në vrojtimin e tyre.

Pra, nuk është çudi që supozojmë se njerëzit tjerë na gjykojnë. Duke e ditur se po gjykohemi, ne ndiejmë nevojën për të shpjeguar vazhdimisht veten për t’u siguruar që njerëzit na shohin ashtu siç duam të shihemi.

Sa herë keni bërë sikur ndjeheni mirë dhe jeni përpjekur të bindni dikë për këtë fakt edhe pse është e qartë që nuk ndjeheni aspak mirë? Ne të gjithë e kemi bërë këtë. Në vend që të shtireni sikur jeni mirë, thjesht përpiquni të jeni të vërtetë pa patur nevojën për të kërkuar falje apo për të dhënë shpjegime. Jepini vetes lirinë thjesht për të … Qenë. Njeri.

Gjithkush ka mangësi, pse shqetësoheni t’i fshihni ato?

Shpjegimi ju merr fuqinë dhe kjo fuqi i jepet personit tjetër. Vendimet më të mira vijnë kur dëgjojmë se si ndihemi thellë brenda vetes. Por burime të tilla (si ndjenja) zakonisht nuk priten mirë në një shpjegim, prandaj bëjmë një shpjegim që ka të bëje edhe me personin tjetër.

Për fat të keq, ka shumë prej nesh që e ndiejnë nevojën për të shpjeguar edhe pse e dinë se nuk duhet. Një shpjegues është duke pritur miratimin e dikujt tjetër dhe në këtë pritje ka shumë shpenzim energjie. Është kjo periudhë e pritjes që nxit dyshimin; depresioni fillon të zgjerohet, dhe pakënaqësia zë rrënjë. Pritja është një humbje kohe.

Kur shpjegojmë, ne i largohemi burimit tonë më të madh të mençurisë – udhëzuesit tonë të brendshëm. Ne ndalojmë së respektuari veten dhe fillojmë t’i japim më shumë rëndësi personit tjetër.

Është e vështirë për të kapërcyer tendencën për të shpjeguar, por kjo mund të bëhet me përqëndrim dhe me qëllim. Ndërgjegjësimi është çelësi. Për t’ju ndihmuar të bëheni më të vetëdijshëm, këtu janë 20 gjëra që ju nuk i detyroheni askujt që t’ua shpjegoni.

Ju nuk i detyroheni askujt një justifikim për vlerat dhe prioritetet tuaja.

Ju nuk i detyroheni askujt një “po” kur doni të thoni “jo.”

Ju nuk i detyroheni askujt një shpjegim për marrëdhëniet tuaja, si në qofshi të dashuruar apo miq.

Ju nuk i keni borxh askujt për t’i ndihmuar në udhëtimin e tyre të lumturisë me koston e udhëtimit tuaj.

Ju nuk i keni borxh askujt një debat rreth pikëpamjeve tuaja politike sidomos kur personi tjetër e ka të ndarë mendjen.

Ju nuk i detyroheni askujt falje kur nuk ju vjen keq dhe do të merrnit të njëjtin vendim përsëri.

Ju nuk i detyroheni askujt racionalizime, sepse investimi në veten tuaj është i rëndësishëm

Ju nuk keni borxh askujt kuptimin e asaj në të cilën besoni.

Ju nuk i detyroheni askujt ndryshim në pamjen tuaj vetëm për t’i kënaqur ata.

Ju nuk i detyroheni askujt me një miqësi, sidomos kur ata nuk i ndajnë vlerat tuaja.

Ju nuk i detyroheni askujt një mendim negativ në mënyrë që të mund të bashkoheni me ta.

Ju nuk i keni borxh askujt informata për jetën tuaj që ju duken të pakëndshme.

Ju nuk i detyroheni askujt materiale për thashetheme me njerëzit e tjerë vetëm për t’u bërë pjesë e tyre.

Ju nuk i detyroheni askujt nga koha juaj për projektet e tyre ose për gjërat që kanë rëndësi për ta, nëse nuk kanë rëndësi për ju.

Ju nuk keni borxh askujt angazhimin për të provuar diçka “të re” vetëm për shkak se ju kanë kërkuar.

Ju nuk i detyroheni askujt një vend të sigurt për t’u ankuar vazhdimisht dhe për të banuar për shkak të zgjedhjeve të tyre të dobëta.

Ju nuk i detyroheni askujt një përgjigje tjetër përveç të vërtetës për të parandaluar që ata të shqetësohen.

Ju nuk i detyroheni askujt shërbimet tuaja si një këshillues vetëm nëse në fakt jeni një këshillues vërtetë.

Ju nuk i detyroheni askujt komplimente të rreme vetëm për t’i bërë ata të ndihen më mirë.

Ju nuk i detyroheni askujt asgjë që nuk ju bën të ndiheni mirë dhe shkon kundër instinktit tuaj.

Vetëm mos e harroni këtë:

“Se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë mendojnë për mua nuk është puna ime.” – Wayne Dyer

dhe pastaj mbani mend këtë:

Vetë ju jeni mjaftueshëm. Ju nuk keni asgjë për të provuar. “- Maya Angelou

Herën tjetër që tundoheni për të justifikuar diçka, mos harroni se nuk mund të kontrolloni atë se çfarë mendojnë të tjerët. Mund të kontrolloni vetëm atë që mendon dhe si ndiheni. Nëse jeni të sigurt me vendimet tuaja atëherë një shpjegim nuk është i nevojshëm, apo jo?

 

Të fundit