HomeFokusGjërat që mund të na bëjnë të lumtur
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Gjërat që mund të na bëjnë të lumtur

Të gjithë duam të jemi të lumtur, por me gjithë gjërat e bukura që shohim në instagram, me motin e ftohtë, me dështimet tona të vazhdueshme, e kemi pak të vështirë ta arrijmë lumturinë. Të gjesh hapësirë në jetë për lumturinë mund të duket e vështirë. Në një libër kam lexuar këtë thënie “Në vetëm pak minuta kohë të shpenzuara me dikë, mund ta mësosh atë si të ndryshojë mendjen dhe të jetë më i hapur ndaj ndryshimeve, më pas i jep atij optimizëm që e lejon të ndryshojë mendimet e tij negative dhe të besojë më tepër tek vetja”. Këto janë disa nga gjërat që ti mund të bësh për të qenë më i lumtur:

 

  1. Mundohu të shikosh vazhdimisht fotot e bukura që ke bërë kohët e fundit dhe përpiqu të mos i harrosh ato kujtime.

 

2. Shpenzo disa minuta dhe dërgoju mesazh njerëzve që do më shumë, duke i falenderuar që janë pjesë e jetës tënde. Nuk është e nevojshme të mendohesh gjatë se çfarë do t’i shkruash. Një “Faleminderit që më bërë të qesh sot” është e mjaftueshme.

 

3. Harxho 15 minuta dhe shkruaj në një fletë disa nga gjërat pozitive që të kanë ndodhur. Shkruaj edhe disa nga gjërat e bukura që do të doje t’i shihje të realizuara në të ardhmen. Bëji këto lista me pasion dhe entuziazëm. Kur nuk do të mundësh dot t’i shkruash ndonjë ditë, të paktën mbaj në mendje tri arsye se pse duhet të jesh falenderues/e në jetën tënde.

 

4. Bëj ushtrime për qetësimin mendor. Vendos një alarm pas 15 minutash në celular dhe gjej një vend të rehatshëm për t’u ulur. Mbylli sytë. Merr frymë thellë dhe nxirre frymën ngadalë. Kupto çdo ndjesi që ke dhe pastaj mbaje vëmendjen tek frymëshkëmbimi yt. Përsërite këtë proces, derisa të kalojnë 15 minutat. Kështu do të kuptosh ndjesitë që ke dhe me të cilat do të duhet të përballesh përgjatë ditës për t’i ndryshuar, nëse janë negative.

 

5. Nëse ndjen varësi nga rrjetet sociale, konsideroje edhe mundësinë e largimit prej tyre. Përdori rrjetet sociale vetëm pasi të kesh përfunduar punën. Edhe kur të jesh në kohën e lirë, mos e shpenzo të gjithë atë kohë përpara celularit. Lëre atë në një dhomë tjetër dhe kontrolloje një herë në një orë. Nëse ndjen varësi nga ndonjë app në veçanti, mund ta mendosh edhe mundësinë e çaktivizimit të llogarisë tënde, apo fshirjen e atij aplikacioni për ta shkarkuar më vonë në të ardhmen dhe për ta përdorur më me limit.

 

6. Merr një laps dhe një letër dhe listo gjërat që të pëlqejnë të bësh. Planifiko se kur do e bësh secilën dhe mendo me këmbë në tokë se çfarë hapash duhet të ndërmarrësh për të arritur drejt realizimit të çdo ëndrre që ke.

 

Të fundit