HomeFokusSi t’i rrisim Fëmijët?
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Si t’i rrisim Fëmijët?

Këto janë kohë të vështira për të rritur fëmijët. Me zhvillimin e internetit dhe teknologjisë, fëmijët janë më të ekspozuar ndaj gjërave që u përkasin të rriturve. Mund të luajnë lojëra elektronike me dhunë, të shohin filma ose programe me tema për të rritur, si dhe të ekspozohen ndaj bullizmit. Secila nga këto veprime ka efekte negative në psikologjinë e tyre. Ekzistojnë shumë gjëra, për të cilat as vetë prindërit nuk janë të familjarizuar dhe nuk dinë të marrin vendimet e duhura në përshtatje me situatën. Sado e vështirë të duket, është detyrë e prindërve të rrisin fëmijë të shëndetëshëm, të përgjegjshëm dhe të dashur, në mes të gjithë aspekteve negative të përmendura më sipër.

 

  1. Kalo kohë të vlefshme me fëmijët e tu.

Fëmijët nuk do të mbeten fëmijë për gjithë jetën. Mirëpo përpara se ata të rriten dhe t’ia dalin vetë mbanë, sigurohu të kesh kaluar kohë të vlefshme me ta. Koha me vlerë që mund të kalosh me ta, nuk blihet as me para, sepse ti do të jesh atje për ata dhe ata do të të besojnë ty plotësisht. Nuk do kërkojnë dikë tjetër kujt t’i besojnë.
Diçka tjetër që duhet të kesh parasysh teksa kalon kohë me ta, është t’u flasësh për aspekte të rëndësishme të jetës, të cilat ata duhet t’i dinë teksa rriten. Është më mirë t’ia shpjegosh ti këto aspekte, se sa shokët e tyre.

 

2. Bëj atë që u thua.

Ji një model për fëmijët e tu. Mos u mëso atyre gjëra që nuk mund t’i bësh dot as vetë. Nëse u mëson vlerën e ndershmërisë, bëja të dukshme se sa i ndershëm je edhe vetë. Fëmijët mësojnë më mirë me shembuj të dukshëm. Mund të ndodhë që të imitojnë edhe veprimet e tua pa ia kërkuar ti vetë, ndaj ji i kujdesshëm me modelin e prindit që u paraqet atyre.

 

3. Mësoji atyre vlerat e duhura.

Thuaji fëmijëve ato që ti i beson edhe vetë. Nëse ata njohin vlerat e duhura ndërkohë që janë ende të rinj, do të jenë më të përshtatur ndaj botës së të rriturve në kohën e nevojshme. Për më tepër, ata do mbështeten tek ato vlera lidhur me mënyrën se si do ta shohin botën që i rrethon.
Këto vlera mund t’ia mësosh duke i treguar histori ose anekdota, në mënyrë që ata vetë të nxjerrin mësimet që ti dëshiron t’ju japësh. Kur të moshohen, këto histori do t’i mbajnë mend dhe me shumë mundësi do t’ia thonë edhe fëmijëve të tyre.

 

4. Mësoji rëndësinë e mirënjohjes.

Mësoji fëmijëve të tu të jenë mirënjohës për çdo gjë që kanë, sado e vogël të jetë. Duke qenë mirënjohës për aq pak sa kanë, ata do ta krahasojnë më rrallë veten e tyre me shokët. Nëse mësojnë se çdo gjë ka vlerë, me shumë mundësi do të kujdesen më mirë për ato gjëra. Duke pasur një zemër mirënjohëse, ata do të rriten më të lumtur.

 

5. Orientoji në botën e jashtme.

Mësoji atyre më shumë për botën jashtë shtëpisë suaj. Mbi të gjitha, mësoji atyre rolin e duhur që duhet të kenë në këtë shoqëri. Mësoji se çdo veprim ka pasoja. Kur të mësojnë se aktet e tyre të vogla janë të rëndësishme, do të jenë më të vetëdijshëm për nevojat e të tjerëve. Përgatiti për gjithë mundësitë e fitoreve ose humbjeve, lumturisë ose trishtimit, kënaqësisë ose zhgënjimit. Mësoji se jo gjithçka do të ecë ashtu siç ata duan, por nëse e duan diçka, duhet të përpiqen shumë për ta arritur.
Kjo gjë do t’i mësojë shumë se si ta përballojnë anën e errët të botës.

 

 

Të fundit