Nëse besoni që, njerëzit me të cilët rrini kanë ndikim tek ju – për mirë, a për keq – atëherë bëni mirë që këta pesë lloje njerëzish t’i mbani sa më pranë.
Ata që thonë të vërtetën
Ata që ju thonë të vërtetën, edhe kur ajo dhemb, ju mbajnë me këmbë në tokë. Ju vareni prej tyre që t’ua thonë gjërat ashtu si janë, sepse pas kësaj mun të ecni përpara, me këmbët në realitet.
Transformuesit
Kur lidheni me tipa transformues, ata dëgjojnë atë që thoni dhe atë që e lini pa thënë, dhe pastaj e kuadrojnë atë që ju keni thënë në mënyra të tjera. Ju mund të thoni: “Ja ku e prisha fare”, ndërsa një transformues thotë: “A bëre më të mirën që mundeshe?” Kur ti thua: “Po”, tipi transformues thotë: “Më e mira që ke bërë mjafton dhe s’mund të kishe bërë më mirë. Atëherë, ç’mësove?” Ju mbeteni të befasuar. I keni thënë më të keqen, dhe ajo dëgjon atë që i keni thënë, por nuk e sheh si fundin e botës. Ju shtyn ta shihni dhe ju në të njëjtën dritë. Dhe ju shtyn që të nxirrni mësime.
Ata që ju bëjnë të qeshni
Ju keni humbur krejt sensin e humorit, për shkak të asaj që shefi, kolegu apo i dashuri ju ka thënë. Ndiheni shumë keq dhe i telefononi asaj për t’ia rrëfyer. Dhe ajo qesh. Edhe ti nis e qesh, krejt papritur, sepse shihni humor në atë që më herët e kishit parë si vrimë të zezë.
Mentorët
Nëse keni fat, do të gjeni një mentor, apo mësues. Dikush që është i interesuar të zhvilloheni dhe të bëheni më e mira që mundeni. Si mund ta gjeni? Shihni dikë që admironi dhe pyesni: “A mundem t’ju kërkoj këshilla, kur kam pyetje apo jam përballë një sfide?” Nëse personi që keni zgjedhur thotë po, konsiderohuni me fat.
Ata që janë gjithmonë aty për ju
Personi më i vyer që mund të keni në jetë është personi që do jetë aty për ju, në çdo kohë – kur i telefonojmë, e ngre në cilëndo orë. Këta tipa na mbrojnë dhe nuk na lënë të ndjehemi sikur jemi vetëm në këtë botë.