HomeFokusTipi ISFJ
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Tipi ISFJ

Ndryshe njihet edhe si MBROJTESI

Dashuria rritet vetëm duke e ndarë. Ti mund të kesh më shumë për vete duke u dhënë të tjerëve. Brian Tracy

Personaliteti ISFJ është mjaft i veçantë pasi që shumë prej cilësive të tyre kundërshtojnë përkufizimin e tipareve të tyre individuale. Edhe pse posedojnë tiparin Ndjenjë (F), ISFJ-të kanë aftësi të shkëlqyera analitike; edhe pse introvertë (I), ata kanë të zhvilluara mirë aftësitë për tu marrë me njerëz dhe lidhje shoqërore të fuqishme; edhe pse janë tip Gjykues (J), ISFJ-të janë shpesh të hapur për ndryshim dhe ide të reja. Si me shumë gjëra të tjera, njerëzit me këtë lloj personaliteti janë më shumë se sasia e pjesëve të tyre dhe është mënyra sesi i përdorin këto fuqi që i bën ata që janë.

ISFJ-të janë altruistë të vërtetë që e kthejnë mirësinë në më tepër mirësi dhe merren me punën dhe njerëzit në të cilët besojnë me entuziazëm dhe bujari.

Vështirë se mund të gjejmë një tip më të mirë që të përbëjë një përqindje kaq të madhe të popullsisë, gati 13%. Duke kombinuar më së miri traditën dhe dëshirën për të bërë mirë, ISFJ-të gjenden në vende të punës që kanë një ndjenjë historie pas tyre siç janë mjekësia, pedagogjia dhe puna bamirëse. Personalitetet ISFJ (sidomos ata Turbulent) janë shpesh të përpiktë deri në perfeksionizëm dhe pavarësisht faktit që zvarrisin gjërat, gjithmonë mund të mbështetesh në ta për të përfunduar një punë. ISFJ-të i marrin përgjegjësitë e tyre personalisht, vazhdimisht duke shkuar më shumë dhe më larg, duke bërë gjithçka që mund të bëjnë për t’i tejkaluar dhe për t’i kënaqur të tjerët, në punë dhe në shtëpi. Sfidë për ISFJ-të është të sigurohen se ajo që çfarë ata bëjnë vërehet nga tjerët. Ata janë të prirur të minimizojnë arritjet e tyre dhe përderisa mirësia e tyre shpesh respektohet, njerëzit më cinik dhe egoist ka gjasa të shfrytëzojnë përkushtimin dhe modestinë e ISFJ-ve duke ua lënë atyre punët dhe duke marrë lavdatat për vete. ISFJ-të duhet të dinë kur të thonë jo dhe të mbrojnë veten nëse duan ta ruajnë vetëbesimin dhe entuziazmin e tyre.

Natyrshëm të shoqërueshëm, një cilësi e çuditshme për introverta, ISFJ-të shfrytëzojnë kujtesën e shkëlqyeshme jo për të mbajtur mend të dhëna dhe gjëra pa rëndësi, por për të mbajtur mend njerëzit dhe detajet rreth jetës së tyre. Kur vjen puna për të dhënë dhurata, askush nuk mund të krahasohet me ISFJ-të, duke përdorur imagjinatën dhe ndjeshmërinë e natyrshme për të shprehur zemërgjerësinë e tyre në mënyra që prek zemrat e përfituesve të dhuratave. Përderisa kjo është padyshim e vërtetë edhe për kolegët e tyre të cilët ISFJ-të i konsiderojnë si shokë, është familja vendi ku këto shprehje të dashurisë lulëzojnë plotësisht.

Nëse mund të të mbrojë, atëherë do e bëj

ISFJ-të janë të mahnitshëm në grup, shumë rrallë qëndrojnë kot kur një çështje me vlerë është e papërfunduar. Aftësia e ISFJ-ve për tu lidhur me të tjerët në nivel më të madh është e pakrahasueshme mes Introvertave dhe kënaqësia që përjetojnë në të përdorurit e këtyre lidhjeve për të ruajtur një familje të lumtur e përkrahëse është dhuratë për çdo anëtarë të saj. Ata mund të mos jenë kurrë rehat në qendër të vëmendjes dhe mund të ndihen fajtorë që t’i marrin lavdatat e punës në grup, por nëse sigurohen se përpjekjet e tyre po vërehen, ISFJ-të ka shumë gjasa të ndjejnë kënaqësinë për atë që bëjnë në atë nivel sa tipet e tjera vetëm mund të ëndërrojnë.

Pikat e forta dhe të dobëta të ISFJ-ve

Pikat e forta të ISFJ-ve
Përkrahës- ISFJ-të janë përkrahës të gjithanshëm të cilët ndajnë diturinë, përvojën, kohën dhe energjinë e tyre me këdo që ka nevojë për to dhe më së shumti me familjen dhe shokët. Njerëzit me këtë lloj personaliteti përpiqen të gjejnë zgjidhje nga të cilat të gjithë dalin fitues, duke zgjedhur empatinë para gjykimit çdoherë që është e mundur.

Serioz dhe të durueshëm- në vend se të ofrojnë nxitime të rastësishme dhe rrëmbyeshme që lënë gjërat të papërfunduara, ISFJ-të janë të përpiktë dhe të kujdesshëm, duke marrë një qasje të qëndrueshme dhe duke u përshtatur nevojës së situatës mjaftueshëm sa për t’i arritur qëllimet e tyre. ISFJ-të jo vetëm që sigurohen se çdo gjë është bërë në mënyrën më të mirë, por shpesh ata ia kalojnë asaj që u është kërkuar.

Imagjinativ dhe vëzhgues- ISFJ-të janë shumë imagjinativ dhe e përdorin këtë cilësi si ndihmës për empati, duke vëzhguar gjendjen emocionale të të tjerëve dhe duke parë gjërat nga pikëpamja e tyre. Me këmbë në tokë, ajo është një imagjinatë shumë praktike edhe pse i shohin gjërat si mjaft inspiruese dhe magjepsëse.

Entuziastë- kur qëllimi i tyre është me vend, ISFJ-të marrin gjithë këtë mbështjetje, seriozitet dhe imagjinatë dhe e vendosin në një gjë të cilën besojnë se do ta ndryshoj jetën e të tjerëve- qoftë luftimi i varfërisë me një iniciativë globale ose thjeshtë tja ndreqin ditën një konsumatori.

Besnik dhe punëtorë- me kohë ky entuziazëm do të shndrrohet në besnikëri- ISFJ-të shpesh krijojnë lidhje emocionale me idetë dhe organizatat të cilëve u janë përkushtuar. Çdo gjë që nuk arrin t’i plotëson obligimet e tyre me punë serioze dhe të mirë thyen besimin e tyre.

Aftësi praktike- pjesa më e mirë është se ISFJ-të kanë aftësinë të bëjnë diçka me gjithë këtë altruizëm. Nëse detyrat e rëndomta, rutinore janë ato çfarë kërkohen prej tyre, ISFJ-të mund të shohin bukurinë dhe harmoninë që ato mund të krijojnë sepse e dinë se ato u ndihmojnë të kujdesen për shokët, familjen dhe çdokënd që ka nevojë.

 

Dobësitë e ISFJ-ve

Modest dhe të turpshëm- butësia duhet të udhëheq botën, por është një rrugë e gjatë nëse ata nuk marrin asnjë miratim. Kjo mund të jetë sfida më e madhe për ISFJ-të pasi që ata janë shumë të brengosur për ndjenjat e të tjerëve e për këtë shkak refuzojnë t’i shprehin mendimet e tyre, ose të marrin lavdatat e merituara për kontributin e tyre. Standartet e ISFJ-ve për veten janë shumë të larta sa që nëse e dinë se mund ta bënin më mirë ndonjë detaj të një pune, ata do ta zhvlerësojnë gjithë suksesin e tyre.

I marrin gjërat afër zemrës—ISFJ-të kanë problem t’i ndajnë situatat personale nga ato jopersonale- në fund të fundit, çdo situatë është bashkëveprim mes dy njerëzve dhe çdo negativitet i konfliktit ose kritikës mund të bartet nga jeta profesionale në atë personale dhe anasjelltas.

Shtypin ndjenjat e tyre– Njerëzit me personalitetin ISFJ janë privat dhe shumë të ndjeshëm duke i mbyllur ndjenjat e tyre shumë. Në të njejtën mënyrë që ata i mbrojnë ndjenjat e të tjerëve, ata duhet të mbrojnë ndjenjat e tyre dhe kjo mungesë e shprehjes së shëndetshme të ndjenjave mund të çoj në stres dhe zhgënjim.

Mbingarkojnë veten- Ndjenjat e forta të detyrës dhe perfeksionizmit kombinohen me mospëlqimin ndaj konfliktit emocional për të krijuar një situatë ku është shumë lehtë për ISFJ-të për të mbingarkuar veten- ose të mbingarkohen nga të tjerët- pasi që përpiqen heshtazi të plotësojnë pritjet e të gjithëve, e sidomos të tyret.

Ngurrues ndaj ndryshimeve- Këto sfida mund të jenë veçanërisht të rënda të drejtohen pasi që ISFJ-të çmojnë shumë traditën dhe historinë në vendimet e tyre. Një situatë shpesh mund të arrij në pikën kulminante para se ISFJ-të të mund të binden nga rrethanat ose një person i dashur me personalitet të fortë, që ta ndryshoj drejtimin.

Shumë altruistë- e gjithë kjo bashkohet dhe përforcohet më cilësinë e mrekullueshme të ISFJ-ve për altruizëm. Pasi që janë njerëz aq të ngrohtë dhe me natyrë të mirë, ISFJ-të janë të gatshëm t’i lënë gjërat të rrëshqasin, duke besuar se ato do të përmirësohen së shpejti, për të mos i ngarkuar të tjerët duke pranuar ofertat e të tjerëve për ndihmë gjatë kohës që telashet e tyre shkojnë duke u rritur.

Lidhjet e isfj-ve

Kur është fjala për lidhje romantike, mirësia e ISFJ-ve kthehet në një kënaqësi që gjendet vetëm në të kujdesurit për familjen dhe shtëpinë, në të qenët aty për mbështetje emocionale dhe praktike kurdo që ka nevojë. Shtëpia është vendi ku gjindet zemra e njerëzve me personalitetin ISFJ dhe në asnjë sferë tjetër të jetës së tyre nuk përpiqen me aq përkushtim që të krijojnë harmoninë dhe bukurinë që duan ta shohin në botë. Problemi është se këto janë dobitë e një lidhje të vendosur afatgjatë dhe turpi i papërballueshëm i ISFJ-ve nënkupton se do të marrë shumë kohë për të arritur në atë pikë. ISFJ-të janë më së shumti tërheqës kur janë thjeshtë vetvetja në një ambient të rehatshëm siç është puna, ku rrjedha e tyre e natyrshme shfaqë këtë mirësi dhe përkushtim. Lidhjet e krijuara në një afërsi të vendosur janë shpresë për ISFJ-të- ata e marrin fillimin e lidhjes seriozisht dhe hyjnë vetëm në ato lidhje që kanë gjasa të zgjasin deri në fund të jetës.

Turpi dhe ndjeshmëria e ISFJ-ve mbrojnë atë që gjendet nën sipërfaqe- ndjenja jashtëzakonsiht të forta. Pavarësisht faktit që ato shpesh nuk janë të dallueshme nga të tjerët, rrjedha e emocionit nuk mund të merret shkujdesshëm ose si e mirëqenë- personaliteti ISFJ mund të vlerësoj idenë e një lidhje të përkushtuar pothuajse në të njëjtën lartësi sa disa të tjerë u referohen besimeve fetare. Kjo mund të jetë e vështirë nëse partneri dyshon në ndjenjat e tyre, ata duhet t’i ndajnë rrugët para se të jetë bërë dëmi i vërtetë emocional. Gjatë kohës që lidhja përparon, ISFJ-të shpesh vazhdojnë të kenë problem në të shprehurit e ndjenjave, por e kanë mundësinë të lënë dashurinë fizike të zëvendësoj fjalët. Njerëzit me këtë personalitet marrin kënaqësi të mëdha në të kënaqurit e të tjerëve, shpesh duke e konsideruar këtë si detyrë personale dhe kjo përfshinë gjithashtu edhe intimitetin. Përderisa seksi bamirës mund të mos tingëlloj tërheqës në këto terme, intimiteti është tmerrësisht i rëndësishëm për ISFJ-të dhe ata nuk kursehen aspak në këtë aspekt.

E pafund është kënaqësia që marrin në të siguruarit për lumturinë e partnerëve të tyre jashtë dhomës së gjumit- ISFJ-të harxhojnë jashtëzakonisht shumë kohë dhe energji për të gjetur mënyra se si ta bëjnë lidhjen kënaqësi për partnerët e tyre. Gjithë çka ata kërkojnë si kthim është përkushtim, dashuri dhe ndoshta më së shumti mirënjohje.

Si në çdo familje të mirë, ne kemi mospajtimet tona…

Sidoqoftë, jo të gjithë janë të gatshëm të paguajnë çmimin për përfitimet që marrin nga mirësia e ISFJ-ve. Nëse partnerët e tyre nuk munden ose nuk duan të shprehin falenderim, ose akoma më keq nëse ata janë haptazi kritikues të partnerëve të tyre ISFJ, do ta kuptojnë se nëse u jep presion dhe kohë, gjithë ato ndjenja të shtypura mund të shpërthejnë në sulme të mëdha verbale që nuk do ti zbus as pendimi më i madh në botë.
Këto shpërthime nuk duhet neglizhuar, por çështja më e përhapur në lidhjet e ISFJ-ve është se altruizmi dhe mirësia e tyre lehtë mund të shfrytëzohen në mënyrë të pandershme, ndoshta pa vërejtur partnerët e tyre këtë gjë, përderisa lënë nevojat dhe ëndrrat e ISFJ-ve të paplotësuara. Kjo është diçka që partnerët e ISFJ-ve dhe vet ISFJ-të duhet t’i kushtojnë rëndësi nëse duan atë lloj lidhje të gjatë dhe përmbushëse të cilën e ëndërrojnë. Të shprehësh mirënjohjen është shpesh më shumë sesa të thuash fjalët e duhura, është reciprocitet.

Nëse këto çifte menaxhojnë balancin e vlerësimit dhe vendosjes së synimeve të përbashkëta, do ta kuptojnë që cilësitë më të mira të ISFJ-ve shfaqen më vonë gjatë lidhjes, gjatë kohës që punojnë drejt vendosjes së familjeve dhe shtëpive së bashku. Përderisa plotësisht të aftë në vendin e punës dhe mes shokëve, pasionet e vërteta të ISFJ-ve shtrihen në të kujdesurit për familjet e tyre, duke filluar nga të luajturit me fëmijët e tyre e deri tek nevojat e zakonta të shtëpisë, gjëra në të cilat ISFJ-të janë shumë të lumtur të kontribojnë.

ISFJ-të janë besnik dhe të dashur dhe asgjë nuk u jep më shumë kënaqësi sesa një lidhje ku partnerët janë mirënjohës. Njerëzit me të cilët më së shumti përshtaten janë ata që ndajnë këto ndjenja, përkatësisht ata që ndajnë cilësinë Shqisor (S), me një apo dy cilësi të kundërta për tu siguruar se të dy partnerët kanë hapësirë të rriten, zhvillohen dhe ndihmojnë njëri-tjetrit deri në fund të jetës së tyre.

ISFJ-të si shokë

Pasi e thamë se sa zemërgjerë janë ISFJ-të me përkrahjen dhe lavdërimet e tyre, nuk është për tu habitur pse të tjerët e pëlqejnë shoqërimin me ta mjaftueshëm sa për t’i quajtur miq. Sfida është që ISFJ-të t’i konsiderojnë ata si shokë- njerëzit me këtë lloj personaliteti janë të turpshëm dhe pak mbrojtës të vetes, por ata gjithashtu kanë nevojë të lidhen në një nivel më të thellë emocional. Pra, ka kuptim pse shumica e shoqërive të ISFJ-ve formohen jo nga takime të rastësishme në një natë të kaluar jashtë, por nga kontakte të vazhdueshme dhe të rehatshme, si për shembull në vendin e punës ose në klasë ku kanë kohë të njohin njërin-tjetrin pak e nga pak.
Ajo çka i krijon dhe bën më të thella shoqëritë e ISFJ-ve është përkrahja e dyanshme, këshillat dhe siguria që shokët i japin njëri-tjetrit.

ISFJ-të kanë nevojë shumë për feedback pozitiv dhe pranimi i kësaj nevoje padyshim tregon cënueshmëri, por nëse kjo trajtohet si duhet, krijon lidhjet e forta të cilat i kërkojnë ISFJ-të. Nëse nuk trajtohet mirë ose nuk është reciproke, është vështirë se kjo shoqëri do të mbijetoj pa asnjë pikë përpjekje. Sidoqoftë, gjatë kohës që shoqëritë zhvillohen, ndjenja e besnikërisë së ISFJ-ve mund t’i shtyej ata të mbështeten edhe më shumë në veten për t’i plotësuar nevojat e shokëve të tyre deri në atë pikë sa të neglizhojnë veten. ISFJ-të e shfaqin këtë në disa mënyra, duke filluar nga të dalurit nga vetja për tiu përmbajtur madje edhe zotimeve më të parëndësishme e deri tek dëshira që të mos kundërshtojnë ose thonë jo nga frika se do të shkaktojnë problem. Tipet më cinike do ta quanin këtë naivitet dhe madje të keqpërdornin altruizmin e ISFJ-ve- por këta nuk janë lloje të njerëzve që mund të quhen “shokë” dhe nuk kanë pse të diskutohen këtu.
Shokët e vërtetë, rrethi i ngushte i tyre, janë ata të cilët ISFJ-të i duan fortë për cilësinë e karakterit dhe të diskutimit. Habitshëm për një tip Shqisor (S), ISFJ-të thujase gjithmonë kanë në mesin e tyre një shok Intuitiv (N), pavarësisht pengesave të padyshimta të komunikimit. Por nuk është edhe aq çudi- këta janë shokët e ngushtë me të cilët ISFJ-të diskutojnë çështje më të thella dhe më me rëndësi dhe cilësia e mendimit që Intuitivët sjellin me vete u jep ISFJ-ve një përshtypje të thellësisë së pafund, misterit dhe mençurisë.

Njerëzit me personalitetin ISFJ nuk janë aq shumë zgjedhës në çfarë lloj personaliteti kanë shokët e tyre, të paktën jo në fillim, por pasiqë parapëlqejnë aq shumë t’i ikin konflikteve dhe moskomunikimit, shumica e shokëve të tyre në fund rezultojnë të jenë tipet të ngjajshme- tipet INtroverte dhe Extroverte, Ndjenjë, Shqisor (ISFJ dhe ESFJ). Tipet Mendje (T) janë thjesht shumë kritikues, dhe tipet Kerkues (P) shumë të dyshimtë për të qenë në gjendje t’i pajisin dhe marrin atë lloj përkrahje dhe lidhje të cilën e kërkojnë ISFJ-të.

ISFJ-TË SI PRINDËR

Ngrohtësia dhe kujdesi i ISFJ-ve e bën të qenët prindër diçka që vjen natyrshëm për ta. Shumë njerëz me këtë personalitet ndjejnë se të qenët prindër është detyra për të cilën janë lindur dhe marrin kënaqësi të madhe në ndjenjën e përgjegjësisë dhe rëndësisë personale që ndjejnë në të siguruarit se fëmijët rriten për të qenë të shëndetshëm, të suksesshëm dhe me vetbesim. Në të njëjtën kohë, ISFJ-të nuk janë aspak arrogant dhe asnjëherë nuk do ta marrin aftësinë e tyre në këtë aspekt si të mirëqenë.

Që nga fillimi, altruizmi i ISFJ-ve është i dukshëm në qasjen e tyre ndaj fëmijëve, duke u siguruar që ata kanë një ambient të sigurt dhe stabil të mbushur më dashuri, kujdes dhe përkrahje. Në vitet më të hershme të fëmijëve të tyre, durimi i ISFJ-ve vjen shumë lehtë, përderisa fëmijët e tyre fillojnë të bëhen më të pavarur dhe më të vendosur, duke testuar të gjitha limitet.

Sidoqoftë, është ky kalim nga varësia e plotë e bebeve, tek eksplorimi i pangopur i fëmijëve, tek refuzimi i autoritetit si adoleshentë që u vjen papritur.

Si tip shumë tradicional, ISFJ-të i pranojnë standartet historike me role e caktuara qartë për prindër dhe fëmijë. Ata e shohin rolin e tyre, dhe shpesh me të drejtë, si dhurues të mençurisë dhe vlerave të tyre, duke u siguruar që fëmijët e tyre e kuptojnë rëndësinë e përkushtimit dhe përgjegjësisë.

Çfarë shumica e prindërve ISFJ nuk kuptojnë është se fëmijët më të pavarur shpesh refuzojnë dashurinë dhe përkrahjen e imponuar në dukje e cila i bën personalitetet ISFJ prindër aq të mrekullueshëm. Ata dëshirojnë të caktojnë vlerat dhe të bëjnë zgjidhjet e tyre dhe qëllimet e mira të ISFJ-ve mund t’i bëjnë të ndihen sikur çdo aspekt i jetës së tyre është i izoluar dhe kontrolluar. Sido që të jetë, ISFJ-të prindër duhet të sigurohen se fëmijët më të pavarur të cilët janë të gatshëm të varen në gjithë këtë kujdes dhe përkrahje në vend se të rebelohen ndaj tij, nuk i marrin këto cilësi të shkëlqyra si të mirëqena, duke e neglizhuar gjithë pavarësinë e tyre. ISFJ-të nuk ndihen rehat kur fëmijët e tyre nuk sillen siç duhet dhe shpeshherë fëmijët më mendjemprehtë shohin dhe nganjëherë shfrytëzojnë pikat e dobëta të mundshme me zemërim dhe ngacmim. ISFJ-ve do tu duhet një vullnet i fortë të vendosin rregulla dhe tu mësojnë kufinjë të qartë e të arsyeshëm, përderisa në të njëjtën kohë duke u dhënë fëmijëve të tyre lirinë për tu rritur dhe zhvilluar vetë.

Të qenët prindër nuk është gjë e lehtë për asnjë tip të personalitetit, por ISFJ-të e kanë përparësinë e jo vetëm të qenët të kujdesshëm por gjithashtu të qenët të matur dhe të përgjegjshëm në mënyrën se si e administrojnë atë kujdes. Shpesh shihen si prindërit ideal, njerëzit me personalitetin ISFJ janë në gjendje të jenë afër fëmijëve të tyre por edhe të dinë se ka shumë më shumë sesa që duket në siperfaqe dhe të respektojnë ato dallime- nëse jo çdoherë ti kuptojnë ato.

Karrierat e isfj-ve

Në shumë mënyra, ISFJ-të janë shtylla e fuqisë punëtore moderne. Altruistë dhe të harmonishëm, asnjë personalitet tjetër nuk përshtatet më shumë se ta për të qenë në shërbim të të tjerëve. Nuk është për tu çuditur pse shumë ISFJ janë të mirë për të mbështetur kolegët dhe konsumatorët e tyre në burime njerëzore dhe pozicione përkrahëse, ata sinqerisht e shijojnë atë pasi që u jep mundësinë që të zbusin mërzinë, t’i shohin gjërat përmes një zgjidhjeje praktike dhe të falenderohen, vlerësohen në fund të çdo përvoje të hidhur.

Ji modest dhe i sinqertë

ISFJ-të janë të aftë t’i mbajnë mend gjëra rreth të tjerëve, gjë që i bën ata jo vetëm asistentë të çmuar, por edhe kolegë të pëlqyer. Gjithmonë mund të mbështeteni në njerëzit me personalitetin ISFJ për të mbajtur mend një ditëlindje, një datë diplomimi apo thjesht emrin e një blerësi dhe kjo e bën gjithë dallimin. Po t’ja shtojmë kësaj edhe cilësitë e përpikshmërisë, përkushtimin dhe punës së palodhur e kuptojmë pse shpesh karrierat e ISFJ-ve përparojnë qetësisht, me pak ulje dhe ngritje që i shoqërojnë tipet më esktravagante.

Sidoqoftë, ka pak gjasa që ISFJ-të të kërkojnë në mënyrë aktive pozita drejtuese dhe ka akoma më pak gjasa që ata të lavdohen për arritjet e tyre. Njerëzit me këtë personalitet parapëlqejnë të shpërblehen duke parë drejtpërsëdrejti ndikimin e përpjekjeve të tyre dhe do të vazhdojnë të mbesin entuziastë thjesht duke e ditur se ajo çfarë ata bëjnë vlerësohet nga njerëzit që kanë rëndësi për ta. Kjo i bën ata këshillues të natyrshëm, punëtorë teknik dhe dizajnues të interierit ku ata janë në gjendje tu ndihmojnë të tjerëve pa pasur nevojë të brengosen për politikat e korporatës.

Pa marrë parasysh se a kërkojnë ngritje në detyrë apo jo, kjo gjë ndodhë shpesh, pasiqë aftësia e ISFJ-ve për të zbatuar idetë dhe “krijojnë rregull prej rrëmujës” patjetër që lë përshtypje. Pasi që respektojnë traditën dhe sigurinë, ISFJ-të nuk kanë problem me idenë e të qenët në një hierarki dhe megjithëse jo gjithmonë kërkojnë pozita drejtuese, ata i përmbushin mirë ato. ISFJ-të janë në harmoni me ndjenjat e të tjerëve dhe kanë një ndjenjë të fortë të dobishmërisë duke zgjeruar aftësinë e tyre për t’i përfunduar gjërat për ekipin e tyre.

Vendi ku ISFJ-të hasin problem është në të krijuarit e ideve të reja dhe në të kuptuarit e koncepteve abstrakte- fusha si hulumtime akademike dhe strategji të koroporatave janë shumë të pakuptueshme dhe shumë të papërcaktura për të shfrytëzuar fuqitë e ISFJ-ve. Sfida të ngjashme lindin në karriera më tipike ku ndryshimet janë të përcaktuara me forcë nga punëdhënësit e ISFJ-ve- një paralajmrim i mëhershëm dhe një shpjegim me vend mund t’i ndihmoj të zbusin tronditjen, por nëse ndryshimet ulen në gjëra si cilësia e një shërbimi të klientëve, kjo gjë mund të duket sikur tradhti në drejtim të besnikërisë dhe përkushtimit të tyre.

Jeto këndshëm dhe bëj mirë

Institucione të forta dhe të zhvilluar mirë të shoqëruara nga shokë që mendojnë njëjtë si ta janë vendet më tërheqëse për të punuar për njerëzit me personalitetin ISFJ dhe karrierat si infermier, mësues të shkollave fillore ose punëtorë fetar apo social janë opcione tërheqëse. Nganjëherë mjafton dëshira për tu ndihmuar të tjerëve- nuk është e pazakontë të gjesh një ISFJ duke bërë punë vullnetare dhe duke i ndihmuar komunitetit në strehimore, apo në shkolla. ISFJ-të janë të ngrohtë, dëshirojnë tu shërbejnë njerëzve dhe vështirë se ka ndonjë person më të mirëseardhur në këto (dhe shumë, shumë) role tjera.

Isfj-të në vendin e punës

Qoftë nënpunës, kolegë apo menaxherë, ISFJ-të ndajnë qëllimin e të ofruarit shërbim të mirë dhe përkushtim më shumë se çdo gjë tjetër. Qoftë të ndihmojnë konsumatorët në mënyrë të drejtëpërdrejtë, të ndihmojnë një koleg të përfundoj projektin në kohë apo të ndihmojnë skuadrave që të jenë të organizuara dhe produktive, njerëzve me personalitetin ISFJ mund tu mbështetesh për mirësinë dhe aftësinë për të dëgjuar brengat dhe të gjejnë mënyra se si t’i zgjidhin ato. Situatat në të cilat të gjithë dalin fitues janë pika e fortë e ISFJ-ve dhe askush nuk merr më shumë knaqësi se ta në të gjeturit e zgjidhjeve të kënaqshme për punët e përditshme.

ISFJ-të si nënpunës

Si nënpunës, ISFJ-të japin shembullin e fuqisë së përkushtimit. Besnik dhe të respektuar për durimin e tyre dhe përkushtimin, njerëzit me këtë lloj personaliteti në të vërtetë kërkojnë për vetëm një shpërblim për punën e tyre: kënaqësinë e të diturit se kujtdo që i kanë ndihmuar i falenderon me zemër. Në anën tjetër, kjo modesti mund t’i bëj hezitues- ISFJ-të nuk duan t’i reklamojnë arritjet e tyre, shpesh nga frika se ato mund të krijojnë tensione të panevojshme të cilat e bëjnë të lehtë që të mbikëqyren kur u vijnë mundësi të reja.

ISFJ-të janë njerëz jashtëzakonisht besnik, shpesh provojnë të pasojnë menaxherët e talentuar në pozita dhe lokacione të ndryshme. Kjo del në kundërshtim me ndjenjat që ata zakonisht kanë për ndryshimin, i cili nëse nuk u përshtatet parimeve të tyre (siç bën ulja e kujdesit për konsumatorët), shkakton stres dhe palumturi. Edhe pse janë plotësisht në gjendje të pranojnë ndryshimin, ISFJ-të duhet të ndjejnë se ky bëhet për arsye të duhura. Nëse një ndryshim në politikë çon në zemërimin e konsumatorëve, ISFJ-të do ta marrin atë personalisht.

ISFJ-të si kolegë

Në mesin e kolegëve, njerëzit me personalitetin ISFJ kërkojnë një ambient pa tensione, një atmosferë ku shokët u ndihmojnë shokëve për të përfunduar punën. Një skuadër e lidhur ngushtë dhe përkrahëse është ajo që ISFJ-të e pëlqejnë më së shumti, duke u lejuar atyre të shprehin shpirtin e tyre altruist në mes të njerzve të cilët varen nga ngrohtësia dhe përkushtimi i tyre. ISFJ-të janë komunikues të natyrshëm, por ata e përdorin këtë aftësi që t’i bëjnë gjërat të ecin lehtësisht e jo si mjet për tu avancuar profesionalisht.

Sidoqoftë këto cilësi mund të jenë pengesë, pasi që mospëlqimi i ISFJ-ve ndaj konfliktit dhe dëshira për të ndihmuar mund të keqpërdoret nga kolegë më pak të ndershëm. Në vend se të kërkojnë ndihmë kur kanë nevojë, disa mund të kërkojnë ndihmë kur nuk janë në disponim që të punojnë shumë, pasi që e dinë se ISFJ-të e kanë shumë problem të thonë jo. Si rezultat ISFJ-të mund të mbingarkohen dhe stresohen dhe duhen disa shokë të mirë që t’i bëjnë presion këtyre personave jo të këndshëm për të mbajtur balancin.

ISFJ-të si menaxherë

Megjithëse menaxhimi nuk është domosdosshmërisht një nga qëllimet kryesore të ISFJ-ve, ky është një përparim i natyrshëm pasi që puna e madhe dhe aftësitë me njerëz vërehen me kalimin e viteve. Shpesh ata nuk e shijojnë aq menaxhimin e të tjerëve por kjo mund të jetë një ndër pikat më të forta të tyre, ISFJ-të janë të ngrohtë, të afrueshëm dhe dëgjues të shkëlqyeshëm. Nuk kanë dëshirë të lëshojnë urdhëra autoritative nga lartë, ISFJ-të parapëlqejnë të punojnë krahas nënpunësve të tyre, duke i organizuar njerëzit dhe zvogëluar konfliktin.

Kjo u ndihmon të krijojnë një lidhje personale me nënpunësit e tyre, të bëhen shokë në vendin e punës të cilët thjesht kanë përgjegjësi të ndryshme. Përderisa mund t’i pranojnë disa ndryshime ngadalë, ata janë të jashtëzakonshëm që t’i ndihmojnë skuadrave të tyre t’i zbatojnë ato në praktikë pasi që janë pajtuar një herë për to. ISFJ-të mund të jenë shumë të ndjeshëm për të qenë persona qeveritarë por ata janë menaxherë tipik që dinë se çfarë duhet bërë për t’i kënaqur konsumatorët e tyre.

 

Previous article
Next article

Të fundit