“Mund të fokusoheni në pengesa dhe barriera ose mund të fokusoheni në kapërcimin dhe zgjidhjen e problemeve”
Dhe kjo vërtet, para së gjithash, është zgjedhje jona. A do të angazhohemi apo do të heqim dorë është vetëm vendim yni. Është fakt që shpesh ne vetë e pengojmë zhvillimin tonë shpirtëror. Sapo të kuptoni që po veproni gabimisht, mund ta përmirësoni këtë. Në atë rast edhe jetën do ta ndryshoni rrënjësisht..
Mos u përkufizoni
Suazat e vetme të përkufizimit të cilat ekzistojnë në këtë jetë janë ekskluzivisht në kokën tonë. Kur të përballemi me diçka që duket se është e pamundshme të realizohet, ajo nuk është asgjë tjetër pos një mur të cilin vetë e kemi vënë. Zgjidhja është shumë e thjeshtë: rrëzoni të gjitha muret, sepse mund t’i arrini të gjitha, pa përjashtim.
Pushoni ta kritikoni veten
Vetëkritika mund të na pengojë në rrugën drejt realizimit të ëndrrave. Shpesh jemi ndaj vetvetes më të vrazhdë dhe kritikë më mizorë, gjë që është tërësisht gabim. Kur ta zëvendësoni kritikën me mendimet inkurajuese, do të mund të vazhdoni përpara.
Qetësohuni dhe lirohuni nga frika
Më së shpeshti frikësohemi nga ajo me të cilën veten e kemi bindur. E panjohura dhe e reja duhen të jenë ngazëllim, jo burim frike dhe ankthi.
Mos pranoni çdo gjë që dikush thotë personalisht
Mendimet e huaja në asnjë masë nuk duhet të ndikojnë në emocionet tona. Ajo që dikush mendon ashtu nuk bën t’ju godasë. Mendim i vetëm i rëndësishëm është ai të cilin ju e keni për veten tuaj.
Lirohuni nga ndjenja e fajit
Pendimi dhe mendimi për gabimet është tërësisht humbje kohe. Të gjithë gabojnë dhe ai është pjesë përbërëse e jetës.
Reagoni menjëherë
Nëse duhet patjetër të zgjidhni një detyrë të rëndë, filloni menjëherë zgjidhjen e saj, pa pyetur se a mund ta zgjidhni vërtetë atë. Nëse dyshoni në veten, vetëm do të zgjasni zgjidhjen, ndërkaq me të rrezikoni që kurrë as të mos përfundoni atë që keni filluar.
Thoni lamtumirën mendimeve negative nga rrethi juaj
Askujt nuk i nevojiten njerëzit të cilët do t’ua rikujtojë të metat dhe gjithmonë kërkojnë anën negative të çdo tregimi.
Mos kërkoni leje nga askush
Në vend që të kërkoni leje nga të gjerët, dëgjoni instinktin tuaj. Ju jeni personi i vetëm i cili guxon të marrë vendime të cilat i përkasin jetës suaj.
Lirohuni nga e kaluara
Mendimi për të kaluarën ju pengon të ecni përpara. Jetoni të tashmen dhe kënaquni në çdo moment.