HomeArtikujÇrregullimet emocionalePërmbajtja e Emocioneve
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Përmbajtja e Emocioneve

Aristoteli për drejtimin e emocioneve ka thënë dikur: “Të zemërohesh me personin e duhur, në masë të duhur, në kohë të duhur, për arsye të duhur në mënyrë të duhur”.

Vetëkontrolli i emocioneve ka qenë dhe është një nga luftërat më të mëdha të njeriut me vetveten. Humbja e mendjes dhe drejtimi i qenies nga emocionet e furishme ka sjell jo pak herë rrjedhoja nga më shkatërrueset jo vetëm për “shpërthyesin e emocioneve”, por edhe për njerëzit e tjerë. Dhe në fakt shumë herë vetëpërmbajtja është më e vështirë se mbajtja e të tjerëve, transmeton Telegrafi.

Por megjithatë sidomos në dekadën e fundit deri më tani janë regjistruar një numër i madh i punimeve shkencore mbi emocionet. Më të veçantat janë realizuar falë metodave bashkëkohore, siç është teknologjia e re për incizimin e trurit. Falë kësaj teknologjie, për të parën herë në historinë e njerëzimit, është bërë e mundur të shihet ajo që ka qenë burim i mistereve më të mëdha: saktësisht, në ç’mënyrë funksionon masa e ndërlikuar e qelizave derisa mendojmë, ndiejmë, imagjinojmë, ëndërrojmë.

Një forcë e këtillë e shënimeve neurobiologjike na ka bërë të mundur që më qartë se kurrë më parë t’i kuptojmë se si qendrat mendore emocionale arrijnë deri tek zemërimi apo lotët, dhe në ç’mënyrë pjesët e vjetra të trurit na shtynë të bëjmë luftëra, sa edhe dashuri, dhe na orienton kah e mira apo e keqja. Kjo qartësi e paparë mbi ndikimin e emocioneve dhe mungesës së tyre i nxjerr në plan të parë ilaçet e freskëta për krizat kolektive emocionale.

Argumenti për vlerën e inteligjencës emocionale varet nga lidhshmëria midis ndjenjave, karakterit dhe instinktit moral. Ekzistojnë një mori argumentesh dhe komponentë, që dëshmojnë se pikërisht qëndrimet themelore etike varen prej shkathtësive emocionale. Ata të cilët janë të varur nga impulsi, atyre të cilëve iu mungon vetëkontrolli, vuajnë nga mungesa e moralit: shkathtësia për ta kontrolluar impulsin paraqet bazën e vullnetit dhe karakterit.

Ngjashëm me këtë, rrënjët e altruizmit janë në empati (në shkathtësinë për t’i “lexuar” ndjenjat e tjetrit); po qe se nuk ekziston ndjenja për vuajtjet dhe dëshirat e tjetrit, atëherë nuk ekziston as brengosja. Edhe pse ekzistojnë dy drejtime morale, pas të cilave koha jonë aq shumë lakmon ato janë, më se të vërteta, vetëkontrolli dhe ngushëllimi.

 

Është vërejtur mënyra në të cilën faktet neurologjike e shprehin talentin themelor për jetesën të quajtur inteligjencë emocionale: për shembull, si të mposhtet impulsi emocional; të dallohen ndjenjat e thella tek tjetri; në ç’mënyrë të harmonizohen marrëdhëniet reciproke personale etj. Një model i këtillë i zgjeruar i të kuptuarit “të jesh inteligjent” i vënë emocionet në qendër të mjeshtërisë së të jetuarit.

Trashëgimia gjenetike e çdo njërit prej neve i ka dhuruar disa pika kryesore emocionale, të cilat përcaktojnë temperamentin tonë. Por procesi psikik për të cilën po flitet është shumë i ndryshëm; temperamenti nuk është fat. Gjithashtu, emocionet të cilat fëmijët i mësojmë në shtëpi dhe në shkollë i formulojmë si procese emocionale, duke na bërë të përvojshëm apo të papërvojshëm mbi bazat e inteligjencës emocionale. Kjo do të thotë se fëmijëria dhe adoleshenca janë pika kritike, ku krijohen shprehitë emocionale, të cilat do të na udhëheqin në jetë.

Llojet e rreziqeve, të cilat i presin ata të cilët në rrugën e pjekurisë nuk mund ta mposhtin mbretërinë e emocioneve se si mungesa e inteligjencës emocionale e zgjeron fushën e rrezikut, prej depresionit dhe dhunës deri tek çrregullimet në të ushqyer dhe përdorimit të drogës. Por edhe vërteton se në ç’mënyrë shkolla e porsaformuar i mëson fëmijët për shkathtësitë emocionale dhe shoqërore të nevojshme për t’u çuar jeta në rrugë të drejtë.

Në etikën e Nikomahut me hulumtimin filozofik aristotelian të virtytit, karakterit, jetës së mirë, shtytja gjendet në harmonizimin e jetës emocionale me atë intelektuale. Epshet tona, nëse shfaqen drejt, posedojnë urtësinë; udhëheqin me mendimet, vlerësimet dhe ekzistencën tonë. Por ato lehtë mund të shtrembërohen dhe kjo shpesh ndodh. Sipas Aristotelit problemi nuk qëndron në emocione, por në rregullsinë e emocioneve dhe në shfaqjen e tyre.

Përderisa si hap kah vetëdija dëgjojmë ndjenjat tona dhe mësojmë nga ato, vetëkontrolli është kontrolli dhe udhëheqja me këto ndjenja kështu që nga këto të ketë më shumë të mira sesa dëm. Përmbajtja emocioneve krijon anën racionale dhe kohën e qetësimit të ndjenjave kur është nevoja. Gjithashtu ajo ndihmon në veprimin me qëllim, e jo në mënyrë impulsive.

Ndërmerrja e përgjegjësive për reaksionet emocionale në jetë i rrit edhe më shumë aftësitë e përmbajtjes emocionale. Kur ndieni se jeni të paparashikuar, pranoni fuqinë personale, gjeni një mënyrë që të veprojë si ndërprerës “emocional”. Secilën situatë irrituese formësojeni në “ushtrim të zgjidhjes së problemit”.

Kur ballafaqoheni me situatën, e cila shkakton reaksion të padëshiruar emocional, zvogëlojeni zemërimin tuaj ashtu që do të forcoheni në sjellje. Këtë formësojeni ashtu që sjellja të bëhet problem e jo personi në fjalë. Ekziston dobi e madhe nga vetëdistancimi i ndonjë situate të pakëndshme dhe orientoni energjinë tuaj në ndonjë aktivitet të ri. Kjo do t’ju ndihmojë që të ktheni perspektivën, të rrisni koncentrimin dhe të riorganizoheni.

“New Scientist” nga ana tjetër ka zbuluar se vetëkontrolli varet nga faktorë të tjerë, siç janë hapësirat që rregullojnë vetëkontrollin në lobet frontale, sidomos i djathti. Kur këto hapësira dëmtohen, njerëzit bëhen të paaftë të kontrollojnë emocionet dhe humbasin frerët pengues. Këto zona frontale janë edhe vatra e kujtesës operative, një regjistër mendor, ku mbajmë informacionet për kohën që na nevojitet për kryerjen e një detyre.

Kur kujtesa operative është shumë e angazhuar në një detyrë vetëkontrolli është më i vështirë dhe priremi më tepër ndaj tundimeve, nga zemërimi e deri tek e ngrëna pa limit. Lobet frontale maturohen rreth moshës 20-vjeçare dhe me kalimin e moshës bëhen më pak funksionuese. Kjo shpjegon faktin se përse adoleshentët nuk janë aq të disiplinuar sa të rriturit, apo që të moshuarit shpesh shprehen pa u menduar.

Por vetëkontrolli fitohet mbi të gjitha që nga fëmijëria dhe zhvillohet gjatë viteve të para të jetës. Por nuk është e thënë që vetëkontrolli të jetë i shpejtë apo i avashtë. Mundësia për të shtyrë një dëshirë varet nga faktorë të ndryshëm. Përveçse dëshirës për një çmim, faktorët e tjerë po kaq të rëndësishëm ishin: zgjatja e kohës së pritjes dhe mundësia për të parë shpërblimin, por pavarësisht kushteve, disa fëmijë arrinin t’i kontrollonin më shumë impulset e tyre. Kjo varet nga edukata, por ndoshta edhe nga trashëgimia gjenetike. Mesa duket shkenca ka ende shumë punë për të bërë.

Forca e vullnetit ka edhe baza fiziologjike. Një psikologe nga Universiteti Kentucky, ka theksuar se personat më të rezervuar kanë një rritje provizore të frekuencës kardiake, pikërisht kur forca e tyre e vullnetit është vënë në provë. Ky ndryshim i rrahjeve të zemrës tregon sforcon që bën zemra në tentativë për të injoruar atë që dëshirojmë, duke u përqendruar kështu tek ajo që është më e mirë për ne.

 

Të fundit