- Lërini të largohen njerëzit që ndajnë vetëm ankesa, probleme, histori katastrofike, frikë dhe gjykime të të tjerëve. Nëse dikush është duke kërkuar një kosh plehrash për të hedhur mbeturinat e veta, sigurohuni që ky kosh të mos jetë mendja juaj.
- Paguani borxhet tuaja në kohë. Në të njëjtën kohë bëjini ata që ju detyrohen të paguajnë, ose zgjidhni t’i lini të shkojnë nëse nuk e bëjnë dot tani.
- Mbajini premtimet tuaja. Nëse nuk e keni bërë, pyesni veten pse luftoni. Gjithmonë keni të drejtë të ndryshoni mendim, të kërkoni falje, të kompensoni, të rinegocioni dhe të ofroni një alternativë ndaj një premtimi të thyer; por mos e bëni zakon. Mënyra më e lehtë për të shmangur mos mbajtjen e një premtimi, është të thoni “jo” që në krye të herës.
- Eliminoni sa më shumë që të jetë e mundur dhe delegoni detyrat që preferoni të mos bëni, dhe kaloni kohën tuaj duke bërë ato që ju pëlqejnë.
- Lejoni vetën të pushoni kur keni nevojë dhe jepini vetes leje për të ndërmarrë çdo veprim nëse keni një shans të mirë.
- Hidhni, mblidhni dhe organizoni, asgjë nuk ju merr më shumë energji sesa një hapësirë e çrregullt, plot gjëra nga e kaluara që nuk ju duhen më.
- Jepini përparësi shëndetit tuaj, pa një funksion të përsosur të makinerisë së trupit, , nuk mund të bëni shumë. Bëni pushime.
- Merruni me situatat toksike që po toleroni, që nga shpengimi i një miku ose një anëtari të familjes, te tolerimi i veprimeve negative nga një partner ose grup; ndërmerrni hapat e nevojshme.
- Pranoni. Jo të dorëzoheni, ama asgjë nuk ju bën të humbni më shumë energji sesa të grindeni me një situatë që nuk mund ta ndryshoni.
- Falni, lini një situatë që shkakton dhimbje, gjithmonë mund të zgjidhni të lini pas dhimbjen e kujtesës.