HomeFokusShëtitja e fokusuar te natyra
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Shëtitja e fokusuar te natyra

Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, një “shëtitje e fokusuar tek natyra” mund të ketë një efekt të madh mbi emocionet, shëndetin tuaj mendor, ndoshta edhe në funksionin tuaj njohës.

Këto përfitime mund t’i përjetoni edhe vetëm përmes një shëtitje 15-minutëshe në javë në natyrë, për sa kohë që e bëni këtë gjëme mendësinë e duhur. Në fillim të këtij viti (para pandemisë), studiuesit rekrutuan 60 të rritur të shëndetshëm mbi moshën 60 vjeç për të matur efektin e shëtitjeve në natyrë mbi shëndetin mendor dhe emocional.

Të rriturit u zgjodhën për shkak të efekteve të mirë-dokumentuara, që mund të kenë emocionet negative në shëndetin e tyre fizik. Virxhinia Shturm, profesore e asociuar e neurologjisë në Universitetin e Kalifornisë, udhëhoqi ekipin që zhvilloi eksperimentin në përgjigje të një thirrje për kërkime për të identifikuar mënyra të thjeshta dhe me kosto të ulët për të përmirësuar shëndetin mendor.

Dhe nuk ka gjë më të thjeshtë dhe me kosto më të ulët sesa kjo. Pjesëmarrësit në studim u ndanë rastësisht në njërin nga dy grupet. Anëtarëve të grupit të kontrollit iu kërkua thjesht të bënin një shëtitje 15-minutëshe në natyrë të paktën 1 herë në javë, vetëm dhe duke ecur ngadalë.

Atyre iu kërkua të shmangin përdorimin e telefonave apo pajisjeve të tjera teknologjike gjatë shëtitjes. Grupit tjetër iu dhanë të njëjtat udhëzime, plus një tjetër. Pas një diskutimi të shkurtër mbi ndjesinë që kishin përjetuar në natyrë të përcaktuar si “një emocion pozitiv, i shkaktuar nga prania e gjërave të mëdha që nuk kuptohen menjëherë”, pjesëmarrësit në grupin e dytë u inkurajuan të përjetojnë habi gjatë shëtitjeve të tyre.

Studiuesit i vëzhguan për 8 javë të dy grupet. Pjesëmarrësit plotësonin pyetësorë të përditshëm për të vlerësuar mirëqenien e tyre emocionale, madje edhe në ditët kur ata

nuk shëtisnin. Gjithashtu ata plotësuan pyetësorë pas çdo shëtitje se çfarë po mendonin

gjatë shëtitjes, si një mënyrë për të vlerësuar gjendjen e tyre shpirtërore dhe ndjenjat e tyre të magjepsej me natyrën. Ndërkohë, të gjithë pjesëmarrësve iu kërkua të bënin një selfi në fillim dhe në fund të çdo shëtitjeje.

Më shumë mirënjohje, më pak ankth

Pa dyshim, ky ishte një grup i vogël dhe një studim relativisht i shkurtër. Sidoqoftë, rezultatet janë shumë domethënëse. Edhe pse grupi i kontrollit kreu më shumë shëtitje sesa grupi i dytë ku ishte fokusuar studimi (ndoshta pasi ata menduan se studimi ishte duke matur nivelet e tyre të stërvitjes), sondazhet e përditshme zbuluan se grupi i dytëpati një përmirësim të dukshëm në emocionet pro-sociale, si dhembshuria dhe mirënjohja gjatë 8 javëve.

Njëherazi, ata përjetuan një rënie të dukshme të ndjenjave të shqetësimit. “Unë e shoh këtë si mjetin më të thjeshtë në botë. Mjaftoi një bisedë 3-minutëshe në fillim të studimit që u sugjeroi pjesëmarrësve të praktikonin ndjenjën e meditimit gjatë shëtitjeve të tyre javore –që ishte në gjendje të sillte ndryshime të rëndësishme në përvojën e tyre të përditshme emocionale”-thanë në një deklaratë studiuesit.

Aspektet që binin më shumë në sy zbuloheshin nga selfit. Studiuesit e trajnuar në analizimin e shprehjeve të fytyrës, analizuan selfit pa e ditur se cilët pjesëmarrës ishin në grupin e kontrollit apo në grupin tjetër. Në fund të 8 javëve, grupi i dytë u duk dukshëm më i buzëqeshur dhe më i lumtur.

Por edhe më intrigues është fakti që vetë selfit ndryshuan me kalimin e kohës. Duke e vënë re këtë tendencë, studiuesit matën madhësinë e personit që bënte selfi si përqindje e të gjithë imazhit në foto. Me kalimin e kohës, pjesëmarrësit në grupin e studimit zinin gjithnjë e më pak hapësirë ​​në selfit e tyre, duke i kushtuar një pjesë më të madhe peizazheve përreth tyre.

Pra, selfit shfaqnin aftësinë e tyre në rritje për të menduar përtej vetvetes. Kjo aftësi duket se u forcua me kalimin e kohës. Jo vetëm që selfit e grupit të dytë zbuluan gjithnjë e më shumë nga bota përreth tyre, por sasia e ndjenjës së tyre të magjepsjes që ata përjetuan gjatë shëtitjeve u rrit, siç u pa edhe nga pyetësorët.

E gjithë kjo sugjeron që ashtu si ndërgjegjësimi edhe magjepsja pas natyrës mund të jetë një praktikë, e cila forcohet sa më gjatë që praktikohet, dhe nga e cila njerëzit përfitojnë gjithnjë e më shumë. Mund të jetë i përshtatshëm fakti që po e shkruaj këtë në një ditë me diell në Uashingtonin Perëndimor, para se të shfaqen retë dhe shiu i dimrit.

Në përputhje me temën e kësaj pjese, unë shëtita për disa orë për një shëtitje në Parkun Lord Hill me pyje të dendur, dhe deri në një vend vëzhgimi ku mbërrita pak para perëndimit të diellit. Në perëndim, dielli hodhi një dritë të pjerrët mbi barin dhe pemët në vendin ku po qëndroja.

Në jug, Mali Rainier qëndronte paqësisht mbi horizont. Ishte e vështirë të mos ndjehesha i magjepsur dhe i qetë. Është e lehtë të besosh se edhe 15 minuta në javë të kaluara në

në natyrë, duke u ndjerë i lidhur me madhështinë e jashtëzakonshme të botës sonë, mund të jenë të mjaftueshme për të përmirësuar shëndetin tuaj mendor dhe emocional. Unë do të përpiqem që të vazhdoj t`a bëj. Po ti?

 

Të fundit