spot_img

Artikuj të ngjashëm

Adoleshenca

Adoleshenca është konsideruar nga psikologët si “moshë e vështirë” e njeriut në rritje, shumë delikate dhe jashtezakonisht e vështire, problematike për prindërit, shoqërinë dhe për vetë adoleshentet. Moshë e paqartësive, konfuzionit, dilemave personale, moshë interbrezore, me një këmbë në fëmijëri dhe tjetren në rini.

Adoleshenca është moshë kritike, po thënë ndryshe e “krizës së identitetit” të njeriut, ku shfaqen hapur kontradikta të thella të personalitetit në krizë, në zhvillim, në formim apo edhe në deformim dhe si e tillë është mosha e vështirë e negativizmit, e kundërshtimit, e që duhen konsumuar. Në këtë periudhë moshore të rinjët janë të vrullshëm, të papërmbajtur, të padisiplinuar, agresiv, kokëfort, egoist, me konsume të hallakatura energjish.

Është periudha më e vështirë e komunikimit me ta, e marreveshjes dhe e konsensualitetit e për pasojë mund të konsiderohet si “koha e artë” e moshës, kur atyre iu pëlqen vetja, duken të bukur, dëshirojnë të jenë atraktivë, në qendër të vëmendjes. Si pasojë e shumë faktorëve psikologjik por mbi të gjitha fiziologjikë që ndikojnë në kalimin e kësaj etape rritjeje adoleshentët nuk pranojnë mendimet e të tjerëve, veçanarisht moralizimet e “merzitshme” të prindërve. “Dinë” gjithçka dhe diskutojnë me “kompetencë për çdo gjë”, madje kanë krizat e tyre moshore, dilemat, pavendosmeritë, që lidhen me përspektiven e tyre dhe mbi të gjitha preferojnë të vrasin kohën me diskutime dhe veprime boshe, që mund të kthehen në një kërcënim më pas për ta. E për pasojë nga çdo prind që ka adoleshentë në shtëpi fare lehte mund të dëgjosh ankesa e shqetesime që kanë të bëjnë me komunikimet interpersonale me ta.

 

Të fundit