HomeFokusPorosi për prindërit që kanë fëmijë me ADD
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Porosi për prindërit që kanë fëmijë me ADD

  • Hartimi i një plani ditor.

Mund të realizojnë një plan ditor ku të shkruajnë sa herë në ditë ka kryer sjellje të pavemendshmërisë, si veproi, sa minuta zgjati sjellja, cilat ishin emocionet. Duke parë se sa shumë sjellje të tilla ka kryer gjatë ditës, do të arrijë t’i pakësojë, në fillim duke zvogëluar kohën e zgjatjes, pastaj nga pak duke e eliminuar atë.

 

  • Largo shpërqëndrimet.

Muzika e lartë, lojërat kompjuterike, televizioni janë shumë nxitëse për fëmijën dhe e pengojnë atë të përqendrohet në detyrën kryesore. Duhen vendosur rregulla se kur duhen përdorur ato. Gjithashtu, kur është e mundur duhen shmangur vendet e zhurmshme.

 

  • Mbaj shënime për format e reagimit të fëmijës.

Që së bashku me këshilluesin, me seancat e ndihmës të vendosen në forma të tjera pune.

 

  • Shpërble fëmijën.

Shpërble fëmijën kur sillet mirë. Këto shpërblime janë si materiale, ashtu edhe shpirtërore, si: të përqafuarit, të puthurit, etj. Ndihmojeni fëmijën që energjinë e tepërt ta drejtoj në ndonjë aktivet sportiv apo në ndonjë aktivitet tjetër fizik.

  • Përdor checklist-a/ listë kontrolli për t’i ndihmuar fëmijët që të organizohen.

Çdo fëmijë duhet të ketë një listë të aktiviteteve dhe detyrave që duhet të kryejë, përfshirë këtu dhe detyrat e shkollës. Sapo përfundojnë një detyrë apo aktivitet ata e fshijnë atë apo bëjnë një shenjë tick (P). Kjo gjë i ndihmon  fëmijët të ndihen të vlefshëm dhe të aftë për të përfunduar diçka vetëm (pa ndihmë).

 

  • Kaloni kohë në natyrë

Studimet tregojnë se koha e shpenzuar në natyrë mund të zvogëlojë simptomat e ADD te fëmijët. Inkurajoni fëmijën tuaj për të luajtur jashtë për të paktën 30 minuta çdo ditë, nëse është e mundur.

 

  • Shkruaj çdo gjë, bëje atë të përhershme.

 

  • Pozicionimi në klasë

Vendi më i preferuar për këta fëmijë është banka e  parë pasi janë më afër mësuesit për çdo problem apo nevojë që mund të kenë.

 

Të fundit