HomeShërbimet tonaKëshillimetStrategjitë në klasë për fëmijët me ADHD
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Strategjitë në klasë për fëmijët me ADHD

Vendi në klasë për menaxhimin e zbavitjes.

Në varësi të fëmijës me ADHD përcaktohet dhe vendi i tij në klasë. Vendi më i preferuar për këta fëmijë është banka e parë pasi janë më afër mësuesit për çdo nevojë që mund të kenë. Nëse zhurma në klasë nuk i shpërqëndron shumë, këta fëmijë mund të vendosen dhe në fund të saj por duhet të jenë gjithmonë nën mbikëqyrjen e mësuesit.

 

Përdorni lodra për të tërhequr vëmendjen e fëmijëve dhe për t’i zbavitur ata.

Çdo mësues duhet të ketë në tavolinën e tij të punës kuti me lodra të ndryshme. Fëmijët hiperaktivë mund të ngrihen në çdo moment nga banka e tyre dhe të marrin një lodër prej kutisë. Qëllimi kryesor i këtyre lodrave është shkarkimi i energjisë negative të marrë gjatë ditës.

 

Mos lejoni që mjetet apo lodrat të hutojnë fëmijët.

Shpeshherë, lodrat e përdorura për të zbavitur fëmijët mund të kthehen në objekt hutimi. Ky hutim apo zhvendosje e vëmendjes nga mësimi nuk është i mirë si për fëmijët hiperaktivë ashtu dhe për fëmijët e tjerë që janë në klasë.

 

Përdor checklist-a/ listë kontrolli për t’i ndihmuar fëmijët të organizohen.

Çdo fëmijë duhet të ketë një listë të aktiviteteve dhe detyrave që duhet të kryejë, përfshirë këtu dhe detyrat e shkollës. Sapo përfundojnë një detyrë apo aktivitet ata e fshijnë atë apo bëjnë një shenjë tick (P). Kjo gjë i ndihmon fëmijët të ndihen të vlefshëm dhe të aftë për të përfunduar diçka vetëm.

 

Shkruaj çdo gjë, bëje atë të përhershme.

Pikat kryesore të mësimit duhet të shkruhen nga mësuesi siç janë tema, qëllimi, objektivat, përfundimet etj. Në këtë mënyrë fëmijët e fiksojnë më mirë informacionin dhe e mbajnë mend më gjatë atë. Kjo vlen dhe për fëmijët jo hiperaktivë.

 

Jep udhëzime dëgjimore/auditive.

Mësuesi rregjistron disa udhëzime dhe u’a paraqet fëmijëve kur është nevoja. Kur këto udhëzime janë auditive, fëmijët priren t’i zbatojnë më tepër.

 

“Peer tutoring”.

“Peer tutoring” është një strategji ku një individ me ADHD bashkëpunon me një mësues apo bashkëmoshatar, për të punuar në një aktivitet të caktuar mësimor. Kjo metodë siguron një udhëzim dhe ndihmë në përputhje me ritmin e vetë fëmijës me ADHD.

 

Ndarja e detyrave në pjesë të vogla

Zvogëlimi i detyrave në gjatësi, duke e ndarë detyrën në nën-njësi dhe duke dhënë udhëzime të qarta për zgjidhjen e saj, e ndihmojnë fëmijën.

Të fundit