spot_img

Artikuj të ngjashëm

Burnout

Përkufizimi i (ezaurimi/rraskapite/lodhje e tepërt) është “një gjendje lodhjeje emocionale, fizike dhe mendore e shkaktuar nga stresi i tepërt dhe i zgjatur”.

Kjo më së shumti ndodh në ambiente pune dhe akademike, por ju mund ta përjetoni në çdo fushë të jetës. Kur provoni këtë ndjesi, duket se nuk mund të përqendroheni as në gjërat më të thjeshta dhe gjithçka duket se zgjat më shumë se zakonisht. Ju vini në dyshim aftësitë tuaja, duke menduar se nuk jeni të aftë për asgjë.

Mërziteni me të gjithë dhe gjithçka, dhe asgjë duket se nuk ju bën më të lumtur. Përjetimi i një burnout (ezaurimi) mund të jetë rraskapitës dhe për këtë arsye pse është shumë e rëndësishme të njihni shenjat që më herët, në mënyrë që të bëni diçka për t’u kthyer në normalitet.

Si të kuptojmë nëse po përjetojmë një burnout (ezaurim fizik e mendor)?

  • Ndiheni të lodhur mendërisht e fizikisht, nuk keni energji. Pavarësisht sesa gjumë keni fjetur apo sa keni pushuar, sërish ndjeni lodhje.
  • Edhe pse jeni shumë të lodhur, keni vështirësi me gjumin. Vuani nga pagjumësia dhe bëni gjumë të parehatshëm me zgjime të shpeshta.
  • E keni të vështirë të përqendroheni. Edhe detyrat më të thjeshta ju marrin shumë kohë për t’u përqendruar.
  • Lodhja ndikon në sistemin imunutar. Mund të ndjeni dhimbje koke e fyti më shpesh.
  • Gjithçka që bëni do ju duket pa vlerë. Do vini në dyshim aftësutë tuaja për gjithçka.
  • Acaroheni me gjithçka, edhe e aktivitete tërësisht normale, si për shembull përgatitja për një takim.
  • Ankthi do shtohet dhe mendimi “s’do ia dal dot” do jetë shumë i shpeshtë.

 

Si ta ndihmojmë veten në gjendje ankthi?

Në gjendje ankthi njerëzit përjetojnë frikë e cila prek shumë fusha të funksionimit, tri aspekte themelore janë:

  1. Reaksion emocional ku si përgjigje ndaj situatës ndjejmë rëndesë mbi muskuj, ndjenjë që rreziku gjendet afër, plogështi për të përballuar situatën, ndjenjë e ngushtimit të fytit etj.
  2. Reakson i sjelljes ku si përgjigje veprojmë duke shmangur situatën, bllokim i të folurit apo vështirësi në të folur, bllokim i aftësive motorike, ulje e përformancës së përgjithshme etj.
  3. Reaksion fiziologjik ku si përgjigje ndaj situates që na sjell ankth muskujt tensionohen apo shtrëngohen, zemra fillon të rrahë më shpejt, marrim frymë me vështirësi, tharje e gojës, të përziera në stomak ose marrje mendsh.

 

Hapat që shërbejnë për ta ndihmuar vetën në gjendje ankthi

  1. Mundohu t’i shohësh mendimet ankthioze si vizitorë që vijnë e shkojnë, ato nuk kanë qenë tek ne dhe shumë shpejt do të kalojnë. Mendimet ankthioze nuk janë fakte, janë vetëm dyshime.
  2. Praktikoje që t’i vëzhgosh mendimet më tepër se sa të reagosh ndaj tyre.
  3. Identifiko çfarë ke pranë me zë të lartë dhe fokusohu në të tashmen, KKËTU dhe TANI.
  4. Emërto llojin e mendimeve që po i përjeton, si përshembull: “shqetësim”, “vetëkritikë, “zbrazëti”, “tension”, “mbingarkesë ” etj.
  5. Zgjero horizontin tënd: A është i rëndësishëm problemi që ke tani? A do ta kishe me prioritet pas një muaji? A është diçka që rregullohet dhe ka zgjidhje? Çfarë do të ishe duke bërë nëse nuk do të ishe brenda këtij rrethi vicioz?
  6. Ndërpite çdo mendim duke u angazhuar me aktivitete që ju mund t’i kryeni lehtësisht dhe ju dhurojnë ndjenja pozitive.
  7. Konsultohu me të afërm apo ndonjë profesionist të licencuar të shëndetit mendor.
Previous article
Next article

Të fundit