HomeFokusMetoda Montessori e edukimit
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Metoda Montessori e edukimit

Është një metodë “revolucionare” vëzhgimi, mbështetje dhe të mësuari për fëmijët. Mban emrin e studiueses dhe pedagoges italiane që e konceptoi dhe e vuri në jetë, Maria Montessori.

Bazohet mbi praktika edukimi të mbështetura në krijimtari, origjinalitet, në zgjidhjen e problemeve dhe në aftësimin e shprehive të jetës së përditshme.

Të mësuarit Montessori është i përqendruar tek puna dhe kërkimi individual i secilit fëmijë, më shumë sesa tek puna në grup e të mësuarit e përbashkët, si klasat tipike të shkollave tradicionale.

Disa nga vecoritë mbi të cilat bazohet kjo metodë për të punuar dhe edukuar fëmijët, janë:

  1. Aplikimi i saj mund të nisë që në moshën 2.5 vjecare.
  2. Grupet janë të përbëra me fëmijë që kanë diferencë 1-2 vjet me njëri-tjetrin, nuk janë të gjithë moshatarë.
  3. Klasa është një mjedis që përmban materiale të cilat i përgjigjen nevojave për zhvillim të fëmijëve, jo lodra tipike.
  4. Klasat janë të rregullta, të pastra dhe inkurajojnë pavarësinë.
  5. Punohet individualisht me cdo fëmijë, duke i mësuar konceptet përkatëse. Shpjegimi i koncepteve të reja bëhet vetëm kur fëmija është gati, në të kundërt nuk do të kishte rezultat.
  6. Fëmijët punojnë në bazë të zgjedhjeve dhe të aftësive të veta, jo me një program standard apo duke u krahasuar me të tjerët.
  7. Materialet e përdorura në klasat Montessori lejojnë vetëkorrigjimin. Vlera e tyre qëndron në mbrojtjen e vetëvlerësimit të fëmijëve nga pesha e gabimeve, të cilat sigurisht janë të pashmangshme përgjatë ecurisë së të mësuarit.
  8. Në pjesën më të madhe të kohës, fëmijët punojnë individualisht, me qëllim që të nxitet dhe kultivohet pavarësia.
  9. Fëmijët mësojnë konkretisht nëpërmjet materialeve dhe aktiviteteve praktike; jo vetëm teorikisht nëpërmjet teksteve shkollore.
  10. Fëmijët inkurajohen të përsërisin mësimet dhe aktivitetet e parapëlqyera sa herë kanë dëshirë, sepse nuk është kriter që të mësojnë një gjë të re cdo ditë, pasi përsëritja, përqendrimi, koha dhe vëzhgimi janë thelbësore në procesin e të mësuarit të fëmijëve sipas kësaj metode.
  11. Fëmijët orientohen të respektojnë punën e të tjerëve, duke mos i prekur, shpërqendruar apo shqetësuar të tjerët ndërkohë që punojnë.
  12. Fëmijët më të mëdhenj shpesh ndihmojnë më të vegjëlit për të vendosur materialet dhe mjetet e punës në vend.

Të fundit