Është ndër aspektet e shëndetit që i kushtohet më pak rëndësi, pasi shoqëria jonë ka realisht pak njohuri për shëndetin mendor. Ama është komponenti më i rëndësishëm i shëndetit në tërësi, ndaj edhe i duhet kushtuar një vëmendje maksimale. Më poshtë do të mund të lexoni mbi disa ide të rëndësishme se si tëkujdesemi për shëndetin mendor.
- Jepi vetes leje të marrësh një ditë pushim për shëndetin mendor, kur ke nevojë. Mos u stërmundo pamasë në punën tënde. Në momentin që ndjen lodhje, merr një ditë pushim dhe kushtoja plotësisht shëndetit dhe qetësisë tënde mendore.
- Bëj diçka tjetër, perveçse të shohësh filma në Netflix para se të flesh. Mos e lodh trurin duke parë tv, apo duke përdorur celularin para se të flesh. Zgjidh të lexosh një libër, apo diçka tjetër qetësuese.
- Mendo se çfarë gjërash të shijojnë, kur je me pushime dhe injektoji pak në jetën e përditshme. Është e kuptueshme që jo çdo gjë nga pushimet, mund ta bësh në përditshmëri, por mundohu që çfarë mund ta përsërisësh, t’ia realizosh vetes.
- Medito, sikur vetëm pesë minuta në ditë. Nuk ka gjë më të vlefshme që mund të bësh për shëndetin tënd mendor, se sa të meditosh. Nëse nuk di se si, ke plot video në YouTube që mund të mësosh se si tëmeditosh dhe do ndjesh një relaks mendor të jashtëzakonshëm.
- Limito sheqernat dhe shto më shumë magnez në dietën tënde. Thuhet se sheqernat bëjnë që truri tëfunksionojë më mirë, pasi ka nevojë për glukozë që të funksionojë, ama për një mirëqenie të shëndetit mendor, sipas studimeve, sheqernat janë të dëmshme dhe magnezi është më i efektshmi.
- Konsidero të ulësh alkoolin, nëse ndihesh më keq sa herë që del për të pirë. Mos porosit alkool, vetëm për t’u dukur mirë në një shoqëri që pi alkool. “Presioni” i tillë nga shoqëria jo vetëm ju dëmton shëndetin fizik, por edhe atë mendor.
- Kërko për një terapist, nëse mendon se nuk mund t’ia dalësh dot. Edhe pse kemi një kulturë shumë tëvarfër në pranimin e psikoterapisë, është një nder i madh që do i bësh vetes nëse kontakton një terapist, kur je duke u ndjerë në vështirësi që të duken të pamundura për t’i përballuar.
- Mjaft u ankove se je i zënë gjithë kohës. Gjej kohë për të fjetur gjumë. Punët nuk mbarojnë asnjëherë, ama kushtoji kohë vetes edhe për gjumë, pasi kështu do të ndihesh më i/e qetë edhe mendërisht.
- Shkruaj disa afirmime pozitive dhe mënyra të shëndetshme për të përballuar gjërat, dhe futi në njëkavanoz për kur të kesh nevojë. Shkruaj edhe disa mendime pozitive për veten tënde, pasi kështu do tëndihesh edhe më mirë në situatat e vështira.