HomeFokusA duhet “ndëshkuar” fëmijën tuaj?
spot_img

Artikuj të ngjashëm

A duhet “ndëshkuar” fëmijën tuaj?

Sipas statistikave, pothuajse çdo prind është i bindur se po bën punën e duhur për rritjen e fëmijës dhe për t’i dhënë atij/asaj mësime të vlefshme.

Por në fakt nuk është kaq e thjeshtë.

Shumicën e kohës, të rriturit nuk mund t’i kontrollojnë emocionet e tyre dhe i dënojnë fëmijët e tyre më shumë se sa e meritojnë. Kjo, nga ana tjetër, ka pasoja negative për fëmijët: ata zhvillojnë frikë dhe stereotipa që e bëjnë gjithçka më të vështirë për ta. Ne jemi të bindur se askujt nuk i pëlqen t’i ndëshojë fëmijët e vet, por nganjëherë nuk ka zgjidhje tjetër. Rekomandimet e ekspertëve mund të na ndihmojnë të përballemi me këto situata, prandaj vendosëm t’i ndanim ato me ju.

 

Nëse një fëmijë nuk ka pasur qëllime të këqija, nuk duhet të ndëshkohet

Pjesën më të madhe të kohës, fëmijët nuk po përpiqen t’i bëjnë keq askujt, ata thjesht duan të zbulojnë gjëra. Dhe kur një fëmijë po përpiqet të mësojë, ato duhet të mbështeten edhe nëse veprimet e tyre çojnë në rezultate të këqija. E njëta gjë vlen edhe për situatat kur gjërat ndodhin komplet rastësisht. Mbajeni afër fëmijën dhe tregojini se si ta rregullojë situatën. Kur i ndëshkojnë fëmijët për aksidente, prindërit rrezikojnë të rrisin një person të pavendosur. Ata mund t’i bëjnë me të vërtetë mirë gjërat nën komandë, sepse ata janë mësuar të sillen në praninë e dikujt të fuqishëm. Por ky i rritur nuk mund t’i marrë vendimet vetë dhe gjithashtu nuk do të jetë shumë i përgjegjshëm.

Sugjerimet dhe urdhrat janë dy gjëra të ndryshme

Këto situata quhen veprime stereotipike. Pjesën më të madhe të kohës, prindërit mendojnë se mënyrat tradicionale të edukimit të fëmijës është më e drejta. Të rriturit mendojnë kështu sepse sipas tyre: “kjo është gjëja e duhur” ose “sepse prindërit tanë kanë bërë të njëjtën gjë.” Ka një ndryshim të madh ndërmjet të thënit: “Mbase është më mirë të mos luash,” dhe “Mos luaj.” E para është një sugjerim dhe e dyta është një urdhër. Pra, duhet t’i ndëshkoni fëmijët tuaj vetëm nëse i keni urdhëruar të bëjnë ose të mos bëjnë diçka. Nëse një fëmijë është emocionalisht i fortë dhe i qëndrueshëm dhe dënohet sepse ka kundërshtuar një sugjerim, atëherë nuk do të jetë problem për të. Por nëse ata janë të ndjeshëm, kjo gje mund t’i lëndojë ata. Kur një fëmijë i ndjeshëm rritet, kjo mund t’i bëjë ata që të ndjekin urdhrat e të gjithë njerëzve që respektojnë, sepse kanë frikë nga pasojat.

 

Ndëshkimet nuk duhet të jenë emocionale

Nëse një fëmijë nuk dëshiron të bindet, disa prindër zemërohen kaq shumë sa nuk e kontrollojnë dot zemërimin edhe pse i duan fëmijët e tyre. Shpesh kjo shkaktohet për shkak të pritshmërive të mëdha që kanë ndaj fëmijës. Dhe kur këto pritshmëri takohen me realitetin, prindërit ngelin të pakënaqur, por këto emocione duhet të shtypen. Nëse një fëmijë është lehtësisht i ndikueshëm, ai/ajo mund të ketë probleme në të ardhmen për shkak të të gjitha “ulëritjeve”. Psikologët thonë se ata mund të jenë të varur nga njerëzit që kanë një status të lartë shoqëror.

 

Ndëshkimi në publik është i papranueshëm

Ndëshkimi publik i bën fëmijët të zihen ngushtë dhe u shkakton zemërim. Psikologët nuk e rekomandojnë përdorimin e frazave popullore si “çfarë do të thonë njerëzit e tjerë?” Meqë ra fjala, e njëjta gjë ndodh kur fëmijët shpërblehen në publik, ato mund të bëhen shumë arrogantë. Një fëmijë i cili dënohet shpesh në publik gjithmonë ndihet i turpëruar dhe pret që situata të përsëritet. Në jetën e tyre prej të rrituri, ata mund të kthehen në një person që e mbështet tërësisht mendimin e shumicës dhe ata nuk do të jenë në gjendje t’i marrin vetë vendimet e tyre.

 

Nëse i kërcënoni se do t’i ndëshkoni, ndëshkojini

Nëse të rriturit premtojnë se do ta dënojnë një fëmijë, ata duhet ta bëjnë këtë. Një kërcënim që ju thjesht keni premtuar, sipas psikologëve të fëmijëve, është më keq se sa të mos ndëshkoni aspak. Fëmijët shpejt e kuptojnë se prindërit vetëm thonë fjalë dhe nuk i besojnë atyre. Sistemi i tyre i vlerave së shpejt dëmtohet: ata nuk mund ta kuptojnë dallimin mes të mirës dhe të keqes, sepse nuk kanë një sistem rregullimi. Sidoqoftë, mund të neglizhoni dënimin nëse rezultati i tij ishte tashmë i efektshëm. Por në këtë rast, ju duhet t’i shpjegoni fëmijës se kjo sjellje nuk është normale, është vetëm një përjashtim i rrallë.

 

Kur nuk e dini se kush është fajtori, ndëshkojini të gjithë

Nëse një prind nuk është i sigurt se cili fëmijë është fajtor, ata nuk duhet ta dënojnë vetëm njërin prej tyre. Në një situatë ku fëmija juaj ishte me ndonjë mik, ju nuk duhet t’i kritikoni fëmijët e tjerë fare. Nëse ata ishin me vëllezërit ose motrat e tyre dhe gjëja që ata bënë ishte serioze, atëherë të gjithë duhet të ndëshkohen. Nëse nuk e bëni këtë, personi që ju ndëshkoni do të dëmtohet dhe fëmijët e tjerë do të kenë një vetëbesim të tepruar dhe një ndjenjë të imunitetit të plotë që nuk mund të ketë një ndikim pozitiv në jetën e tyre të ardhshme. Natyrisht, kjo ndodh vetëm nëse prindërit dënojnë vetëm një fëmijë.

 

Fëmijët duhet të ndëshkohen vetëm për gabimet aktuale, por jo për gabimet e kaluara

Një nga rregullat më të rëndësishme të rritjes së fëmijëve është: “ndëshkimi – falja – harresa”. Një fëmijë që dënohet vazhdimisht për gabimet e kaluara nuk mund të jetë një person i fortë. Ata do të kenë frikë të bëjnë diçka të re dhe do të preferojnë rutinën. Gjithashtu mund të jetë vërtet e vështirë për ta për të mësuar nga gabimet e tyre. Në vend që të analizojnë gabimet e tyre, ata thjesht do të fiksohen pas tyre.

Gjithashtu, nëse prindërit zbulojnë diçka të keqe që një fëmijë ka bërë shumë kohë pasi ka ndodhur, edhe psikologët nuk e rekomandojnë ndëshkimin. E gjithë ajo që prindërit duhet të bëjnë është thjesht t’i shpjegojnë fëmijës se ka bërë gabim.

 

Ndëshkimi duhet të jetë i përshtatshëm për moshën dhe hobet e tyre

Sistemi i ndëshkimit duhet të jetë i qartë dhe i balancuar. Mos i jepni të njëjtin dënim për notat e këqija dhe për një dritare të thyer. Gabimet e vogla – dënime të vogla. Gabimet e mëdha – dënime serioze. Gjithashtu, duhet të marrësh parasysh moshën dhe preferencat e fëmijës. Nëse një fëmije i pëlqejnë mediat sociale, duhet ta kufizoni kohën e përdorimit të tyre, që do të jetë një ndëshkim i mirë. Dhe nëse një fëmijë nuk i përdor fare ato, duhet të mendoni për një mënyrë tjetër për t’i ndëshkuar ata. Një fëmijë që gjithmonë merr të njëjtin dënim për gjëra të ndryshme nuk mund të ndërtojë një sistem të mirë të vlerave morale, sepse nuk mund të bëje dallimin midis rëndësisë së gjërave.

 

Mos përdorni fjalë të këqija ose ofenduese

Kjo ndodh kur njerëzit janë vërtet emocionalë. Shumë prindër as që e vënë re se e bëjnë këtë. Psikologët rekomandojnë vetëm përdorimin e një fjalori neutral. Fëmijët e ndjeshëm mund të kenë probleme me një vetëbesim të ulët. Ata mund ta mbajnë mend kohën kur nëna ose babai i tyre kanë përdorur një fjalë të keqe. Kjo është më serioze për vajzat, prandaj veçanërisht jini të kujdesshëm me to.

 

Të fundit