spot_img

Artikuj të ngjashëm

Adoloshenca

Fjala adoloshencë vjen nga fjala latine ‘’adolesceso’që do të thotë pjekuri, rritje.

Adoloshenca është periudha ku fillojnë pjekuria dhe ndryshimet fizike, seksuale, emocionale, psikosociale dhe kognitive. Adoloshentët hap pas hapi kalojnë nga fëmijëria dhe fillojnë t’i marrin përgjegjësit e të rriturve.

Adoloshenca e hershme (11-13) karekterizohet me ndryshime të dukshme fizike. Ndryshimet fizike shoqërohen dhe me ndryshime të gjëndrave seksuale .Te shumica adoloshenca fillon në periudhën 12-13 por ka raste edhe nga mosha 9 vjeaçare, sidomos te vajzat.Këto ndryshime sjellin shqetësime te disa adoloshentë. Pjesa më e rrezikshme e adoloshentëve është ajo e adoloshentëve që arrijnë pjekurinë më heret se moshatarët. Zakonishtë vajzat arrijnë pjekuri të hershme dhe kjo ndikon në shfaqjen e depresionit, abuzimit me droga dhe ç’rregullime në të ushqyerit.

Djemtë që arrijnë pjekuri te vonshme ka gjasa të shfaqin shenja depresioni, konflikte me prindër dhe vështirësi në të mësuar, sidomos nëse janë më të shkurtër se moshatarët ata përjetojnë dhunë.

Gjatë adoloshencës rëndesia e moshatreve rritet dukshëm.Ata kërkojnë mbështetje nga moshatarët për tu përballur me ndryshimet fizike, sociale dhe psikologjike, sepse moshatarët përjetojnë të njejtën eksperiencë .Rrethi i shokëve i ndihmon të zhvillojnë shprehite sociale.

Por ka edhe të atillë që zgjedhin vetminë ,sepese ndjejnë se janë të ndryshëm dhe të çuditshëm dhe për këtë arsye nuk i përkasin ndonjë grupi se janë të refuzuar dhe kështu izolohen.

Ata fokusohen më shumë në aparencen e tyre dhe në tiparet e personalitetit që i bëjnë më popullorë. Gjatë kësaj kohe, adoloshentët duan që të përtypin mesazhet që marrin për të konsoliduar identitetin e tyre .

Kur shoqeritë bëhen më intime ata kërkojnë këshilla nga moshatarët, megjithatë ata vazhdojnë të kërkojnë këshilla nga prindërit në aspektin ekonomik të arsimimit dhe zgjedhjet profesionale.

Mradhënja e adoloshentit me prind, mësuesë dhe të rritur të tjerë është e përmbushur me konflikte dhe moskuptime. Në kërkim të identitetit insiston për pavarësi por prindërit janë ‘penges’ dhe kjo është arsye e konflikteve,sidomos me prindër autoritatitv kontrollues. Adoloshentët zakonisht shoqërohen me emocione ambivalente në raporte me prindër.

Adoloshenti identitetin e ndërton duke ju referuar ndonjë personi nga grupi që ndërvepron dhe ka marrëdhënie të ngushta apo me ndonjë individ që ka interesa te përbashkëta si fetare, etnike..etj

Ata joshen nga vlerat e një personi i cili mund të jetë një artist, mësues ,vëlla, një shok. Adoloshentët janë të ndikuar nga një varialitet rolesh që duhen integruar në një identitet personal. Adoloshenti eksperimenton me shumë role derisa ta bëjë një zgjedhje që do ta karekterizojë si idetitetin e tij.

Shumica e sudiuesve bien dakord se adoleshentët duhet të përballojnë dy detyra zhvillimi: formimin e një identiteti , që do të thotë krijimi i vetes se integruar që kombinon një mënyrë të harmonizuar elementë të ndryshëm të personalitetit dhe arritjen e pavaresisë prej prindërve të tyre.

Problemet serioze në adoleshencë

Adoleshentët përjetojnë probleme të ndryshme, disa vuajnë nga një stres ekstrem, më të brengosura bëhen vajzat, nëse menstruacionet shfaqen papritur .

Në disa kultura ky ndryshim mbahet sekret, është si një barrë që ushtron presion dhe mund të dëmtojë shëndetin e tyre.

Adoleshntët mund të jenë të dekoncentruar në mësim e në punë.

Si pasojë ulet dukshëm produktiviteti i tyre.

Raporti me prindërit

Kur adoleshentët provojnë ndjenjën e identitetit përpiqën vazhdimisht të fitojnë me tepër pavarësi. Mënyra se si prindërit do të ragojnë ndaj prirjes së tillë të fëmijëve, tashmë adoleshenti, do të përcaktojë shpeshherë;

klimën e marrdhënjeve brenda familjes.

Prindërit dhe adoleshentët gjatë ndërveprimit të tyre do të përballen me shumë shqetësime lidhur me komunikimin, kontrollin, pavarësinë, përgjegjësitë, autoritetin dhe stilet e bashkëveprimit.

Se sa do të jenë të aftë të përballen me këtë realitet, kjo varet nga klima e marrëdhënieve sociale në familje .

Disa konflikte brenda familjes janë të pashmangshme.

Studiuesi Steinberg (1988) , konsideronte se periudha e pubertetit karakteriozhet me dëshirën e një adoleshenti për një autonomi të theksuar dhe se konfliktet mes prindit dhe adoleshentit janë të pranishme.E gjithë kjo do të thotë se adoleshenca nuk është gjithnjë e qetë (Laursen & Collins 1984).

Në shumicën e familjeve vihen re një rritje e zënkave midis prindërve dhe adoleshentëve.

Të rinjtë që pjesërisht janë në kërkim të identitetit të tyre, synojnë të përjetojnë një shkallë tensionimi në përpjekjet për t’u pavarësuar nga shaklla aktuale e varësisë.

Ata mund të eksperimentojnë me një seri sjelljesh, si mosrespektimin e rregullave të shtëpisë, daljen nga shtëpija, kthimin e vonshëm në shtëpi, suksesin shkollor, stilin e të veshurit , zhanret e muzikës etj. Pra si burime të konflikteve të vazhdueshme rradhiten : veshja , muzika , moda dhe sjellja seksuale.

Psikologu Dragot (1999) llojet e këtilla të konflikteve i ndërlidhë me ndryshimet shoqërore.

Ai sqaron se sa më shpejt që zhvillohet shoqërija aq më tepër thellohet hendeku midis prindërve dhe fëmijëve .

Zhvillimi i shpejtë i shoqërisë bën që prindërit të bëhen më shpejtë demode me konceptet , shijet dhe preferencat e tyre, ndërkaq fëmijët e tyre rebelohen, bëhen më të ndjeshëm dhe frustrohen vazhdimisht .

Koncepti i Erik Eriksonit për identitetin

Eriksoni harxhoi shumë nga jeta e tij profesionale që të studijojë konceptin e identitetit. Në librin e tij’’ Identiteti, rinia dhe krizat” të botuar në vitin 1968, ai i bën një analizë komplekse konceptit të identitetit. Ai e sheh identitetin si një sinonim të termit vetja . Me termin identitet Eriksoni nënkupton një entitet tërësor , që buron nga e shkuara, por përfshin gjithashtu edhe qëllime e plane të së ardhmes. Sipas tij formimi i identitetit është një proçes shumë i gjatë , kompleks i përkufizimit të vetes, që siguron një vazhdimësi mes të shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes se individit.

Sipas Erikson zhvillimi i identitetit është detyra kryesore për moshën e adoleshencës . Kriza themelore e zhvillimit në adoleshencë është ajo në mes zgjedhjes, pranimit ose zbulimit të një identiteti dhe difuzioni ( shpërndarjes së energjive ) të adoleshentit që rezulton nga konfliktet dhe dyshimet e tij në lidhje me zgjedhjen e identiteteve .

Adoleshentët gjenden para pyetjeve Kush jam unë ? Ku jam duke shkuar ? Cfare lloj profesioni do zgjedh? etj. Mjedisi përreth iu ofron atyre alternativa të ndryshme mirëpo këto alternativa mund të jenë në konflikt me njëra tjetrën dhe e vështirëson proçesin e zgjedhjes mes tyre dhe bën që adoleshentët të përjetojnë një krizë të identitetit. Ata adoleshentë që ja dalin mbanë me sukses dhe zgjedhin mes alternativave të ndryshme te cilat janë konfliktuoze , e kalojnë krizën dhe stabilizojnë një identitet , ndërsa adoleshentët që nuk janë të suksesshëm në zgjedhjen e krizës së identitetit mund të vuajnë nga ajo që Erikson e quan konfuzioni i identitetit

Ky konfuzion sipas Erikson , mund të marrë njërën nga këto dy rrugë :

Individi mund të tërhiqet nga pikëpamja sociale dhe të izolohet nga moshatarët dhe familja.-Individi mund të humb fare identitetin e tij.

Sipas Erikson konfuzioni i identitetit është më i madh në një shoqëri demokratike sepse këtu njeriu ka shumë mundësi për të zgjedhur .Në një shoqëri totalitare , individit i imponohet me forcë një identitet , të cilin ata janë të detyruar ta pranojnë. P. sh. Ne kohën e komunizmit te ne të drejtat e studimit i caktonte pa deshirën e individit senksioni i arsmit , dhe thuajse të gjithë njerëzit bënin atë profesion që nuk u pëlqente dhe këta njerëz përjetonin një krizë identiteti edhe më vonë ( jo vetëm në moshën e adoleshencës ).

Gjithashtu sipas Freud stadi gjenital është periudha e adoleshencës , në këtë stad fokusi është në kënaqësinë e marrdhënieve seksuale . Freud mbeshteste faktin se turbullimet e adoleshentit mund të jenë pjesërisht shkak i këtyre konflikteve . Me zgjidhjen e suksesshme të konflikteve një person është i aftë të formoj lidhje të forta dashurie .

Studiuesi Onevai (1981) , Konfirmonte eksistencën e krizës së identitetit dhe e shpjegonte, si pasojë e kërkesave kunderthënëse që ushtron shoqëria mbi ta. Ai thekson faktin se përkundrejt pjekurisë së arritur seksuale, prej adoleshentëve kërkohet të jenë të përmbajtur nga përvoja seksuale.

Nga ana tjetër zhvillimi i tyre kognitiv i bën më të aftë për të menduar në mënyrë abstrakte , të parashikojnë ngjarjet, të jenë në gjendje të mendojnë relativisht mirë ( periudha e operacioneve formale sipas Piazhesë) , megjithatë nuk u mundësohet që vetëvetiu të marrin vendime të rëndësishme lidhur me jetën e tyre si : formimi i familjes, zgjedhja e profesionit të ardhshëm etj.(Petijjon , 1966)

Studiuesja Xhailigen(c.gilligen 1383) e ndërlidhte formimin e identitetit me ndryshimet gjinore. Ajo mendonte se meshkujt e formojnë identitetin e tyre si indivit te veçuar, ndryshe nga femrat, te cilat me sa duket identitetin e tyre e formojnë duke u bazuar më tepër në përgjegjësitë dhe raportet sociale sesa në marrdhënjet individuale.

Këto diferenca gjinore në formimin e identitetit na ndihmojnë për të kuptuar më mirë disa nga problemet që kanë meshkujt dhe femrat gjatë bashkëveprimit.

Diferencat gjinore në lidhje me identitetin

Studiuesit kanë vërejtur diferenca mes djemve dhe vajzave lidhur me identitetin. Në statusin e identitetit të arritur dhe moratoriumit , djemtë kanë një vetëvleresim goxha të rritur , ndërsa vajzat kanë më shumë konflikte të pa zgjidhura , sidomos lidhje me familjen dhe zgjedhjen e profesionale. Lidhur në aspekte tjera të identitetit (feja dhe besimet politike ) , rezultatet janë mikse. Për besimin fetar , nuk ka shumë diferenca , por përsa i përket besimit politik meshkujt janë në statusin e identitetit të arritur , ndërsa femrat janë shpesh në statusin e imponuar.

Adoleshentët ndjejnë një nevojë shumë të madhe për përkatësi, për tu pranuar nga grupi dhe për të qenë pjesë e një grupi. Këto nevoja bashkekzistojnë me nevojën tjetër po aq të fortë për autonominë. Për fat të keq, grupi mund të ushqej disa herë konfromizëm që shfaqen në paragjykime dhe diskriminime .

Të fundit