HomeArtikujKompleksetAftësia Ripërtëritëse
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Aftësia Ripërtëritëse

Kush nuk ka përjetuar momente të vështira në jetën e tij. Ne të gjithëve na ka ndodhur, dhe për fat të keq askush nuk është i paprekur. Janë me të vërtetë shumë peripeci  me të cilat ne potencialisht mund të biem në kontakt çdo ditë. Një zi, një sëmundje, vështirësi personale ose familjare …

Por gjëja pozitive është që ne individët jemi të programuar të rezistojmë dhe të zhvillohemi përballë ndryshimit. Të rritemi në vështirësi dhe të shkojmë drejt një ekuilibri të ri.

Ne e kemi bërë atë shumë herë dhe në shumë raste, dhe ka qenë kështu që nga agimi i kohës, edhe pse me mënyra dhe situata të ndryshme. Dhe pikërisht këtu hyn në lojë një koncept vërtetë i rëndësishëm, ai i (Reziliencës) Aftësisë Ripërtëritëse.

Aftësia për t’u përballur me vështirësitë, për t’u ringritur më të fortë se më parë, për t’u riorganizuar dhe ristrukturuar pavarësisht nga çdo gjë. Nga kjo rrjedh se të kesh një aftësi ripërtëritëse të mirë psikologjike është një plus i vërtetë. Një burim themelor që ju lejon të përballeni me jetën edhe në momentet më të vështira, duke gjetur në vetvete dhe në marrëdhëniet tuaja fuqinë për të rifilluar dhe rindërtuar.

Aftësi ripërtëritëse nuk do të thotë të jesh i pamposhtur, por të përballosh vështirësitë në një mënyrë funksionale dhe të mos lejosh që të thyhesh.

Sepse nëse është e vërtetë se jo gjithçka varet prej nesh dhe se situata të caktuara hyjnë papritur dhe pa u dëshiruar në jetën tonë, varet nga ne si të reagojmë dhe të menaxhojmë të gjithë këtë. Ne jemi thelbi i gjithçkaje dhe se si vendosemi ne mund të bëjë një ndryshim të vërtetë.

Jo të gjithë kanë të njëjtën aftësi ripërtëritëse në përballimin e kohërave të vështira. Por ne të gjithë mund ta zgjerojmë atë, duke mësuar mënyrën dhe cilat aspekte duhet të përdoren.

Aftësia ripërtëritëse e ulët shoqërohet përgjithësisht me disa karakteristika: vetëbesim/vetëvlerësim i ulët, kontroll i dobët mbi emocionet, izolim, qëndrim mbyllës. Prania e konflikteve familjare, vështirësia në komunikim, aftësi  të dobëta sociale.

Rrjedhimisht, për të forcuar aftësinë tonë ripërtëritëse ekziston nevoja për të punuar në këto aspekte të fundit, kur lind nevoja.

Sepse të kesh aftësi ripërtëritëse do të thotë të besosh në vetëvete dhe në mundësitë personale që do ia dalësh ta bësh pavarësisht nga gjithçka, të jesh në gjëndje të kuptosh dhe kapësh më të mirën dhe mundësitë madje edhe atje ku duket se nuk ekzistojnë. Dhe të kesh marrëdhënie të dobishme që mund ti përdorësh në kohë nevoje.

 

Çfarë nevojitet për të forcuar aftësinë tonë ripërtëritëse?

  • Ne duhet të punojmë me vetëbesimin/vetëvlerësimin tonë, sepse besimi në veten tuaj është vendimtar. Qoftë në kohë të mira për të bërë të mirën tënde dhe të mos humbasësh mundësitë, por sidomos në ato të vështira.
  • Ne duhet të zhvillojmë aftësinë për të parë atë që kemi dhe se si të jemi në gjëndje për të nxjerrë më të mirë nga ajo dhe jo vetëm atë që mungon.
  • Duhet të ndërtohen marrëdhënie të mira. Për shkak se dhimbja dhe vështirësitë tejkalohen më lehtë së bashku. Ndarja është thelbësore. Prandaj, nëse ka vështirësi në komunikim ose në marrëdhënie, këto aspekte duhet të forcohen.

Le të përpiqemi për të parë problemet nga një perspektivë të tjetër. Momentet e vështira nuk janë vetëm kjo, por edhe mundësi të mëdha për ndryshim.

Dhe pikërisht është në këto momente që ne mund të nxjerrim më të mirën nga vetja, kjo është aftësia ripërtëritëse. Dhe të bësh gjëra që nuk kemi menduar kurrë se mund ti bëjmë sepse kemi nevojë për to, sepse duhet dhe është e nevojshme të ndryshojmë.

Ndoshta ishte e nevojshme edhe më parë, vetëm se ne nuk e pam atë ose nuk donim ta shihnim.

Sepse ne kemi shumë më shumë burime sesa zakonisht shohim dhe përdorim.

Ne thjesht nuk e kuptojnë atë derisa të vijë diçka për të na hapur sytë tanë, shpesh janë vetë vështirësitë. Ndryshimi është një pjesë integrale e jona, është vetë jeta, dhe nganjëherë na trullos.

Por nëse e shohim atë si një mundësi, ajo mund të bëhet fillimi i një faze të rëndësishme të rritjes dhe përmirësimit. Aftësia ripërtëritëse është brënda nesh, ne kemi të gjitha burimet për t’ia dal dhe atë që nuk e dimë ose nuk mund ta bëjmë, mund ta mësojmë, nuk është kurrë vonë.

Të fundit