HomeArtikujÇrregullimet emocionaleAta që vdesin ngadalë brënda vetes
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Ata që vdesin ngadalë brënda vetes

Vdes ngadalë brënda vetes kush bëhet skllav i zakonit, duke përsëritur të njëjtat zakone jofunksionale çdo ditë, ata që nuk e ndërrojnë marshimin, ata që nuk rrezikojnë por ndryshojnë vetëm ngjyrën e rrobave të tyre, ata që nuk flasin me ata që nuk dinë… ..

E vetmja gjë për të cilën nuk ka ilaç është vdekja, por edhe ata që nuk jetojnë vdesin. Sigurisht që shumë do ta njohin fjalën e urtë “më mirë një ditë si luan sesa njëqind si një dele”; ata që besojnë në këtë proverb, besojnë në një jetë të jetuar në maksimum, besojnë në një jetë plot me “jetë”, lumturi, emocione, empati, ndjenja, miqësi, dashuri, takime, zbulime … në praktikë kush nuk jeton, vdes ngadalë.Një jetë e pajetuar nuk bën gjë tjetër veçse e afron njeriun drejt humbjes së tij dhe vdekjes.

Kush vdes ngadalë çdo ditë brënda vetes?

Qëndrimi që marrim është i rëndësishëm për të jetuar intensivisht

Shikohuni në pasqyrë për disa sekonda. Lini mënjanë ato që vishni dhe si jeni fizikisht. Ka diçka që shkon përtej veshjes dhe pamjes fizike: dëshira për të jetuar, për të mos lejuar që dikush t’iu fiki emocionalisht.

 

Me cilin qëndrim dëshironi të filloni ditën?

Nuk ka rëndësi nëse sot do të jetë një ditë për ta kujtuar ose nëse nuk mund të marrim atë që duam: mund të provojmë përsëri nesër, ose pasnesër përsëri, sepse jemi luftëtarë, sepse nuk duam të jetojmë një jetë boshe. Kush di se si t’i luftojë betejat e tij/saj me krenari, e di se nuk ka rëndësi të jesh në anën fituese, por të dijë se si të ndërmarrë rreziqe për atë që beson.

Karakteristikat e atyre që vdesin ngadalë çdo ditë

 

Kanë frikë se dështojnë në gjithçka

Të gjithë kemi frikë, një terror të madh se mbase nuk ia dalim dot, se do gjykohemi, se do lëndohemi apo do përçmohemi. Përvojat e jetës dhe karakteri ndoshta na kanë bërë të brishtë, të pasigurtë por në fund secili prej nesh mbart me vete dobësitë e tij. Askush nuk është perfekt, të gjithë mund të bëjnë gabime, edhe ne mund të bëjmë gabime por kjo nuk duhet të zhvlerësojë jetën tonë…përndryshe pasiguritë tona do të na vrasin ngadalë çdo ditë.

 

Nuk janë ëndërrimtarë

Ëndrrat nuk kushtonjnë asgjë. Thotë Coelho “Bota është në duart e atyre që kanë guximin të ëndërrojnë dhe të rrezikojnë të jetojnë ëndrrat e tyre.” Ky aforizëm e shpjegon plotësisht konceptin.Shumë prej nesh kanë një ëndërr, një qëllim që e konsiderojmë aq të madh dhe ambicioz sa që insistojmë ta mbajmë të mbyllur në sirtar për të marrë myk, nga frika se duhet të përballen me të, madje duke dalë nga ajo mbase të mundur. Duke e ditur në atë sirtar na jep besim dhe një shtytje të vogël për të na tërhequr në një ekzistencë gri. Por ajo ëndërr në sirtarin e saj të dobët shpesh mbytet dhe vdes ngadalë. Nuk është mungesa e rrudhave, por aftësia për të ndier zemrën të rrahi si adoleshent është ajo që na bën të jetojmë intensivisht. Le të praktikojmë t’i japim hapësirë ëndrrave tona, le t’i japim guxim “çmendurisë” tonë, le të mos lejojmë që dikush t’i fikë ato, kurrë.

 

Janë pesimistë

Ata janë gjithmonë të torturuar nga mendimet mbi mendimet, problemet mbi problemet, nuk mund të pushojnë mëndjen e tyre e cila gjithmonë është e kthyer tek ndonjë problem që bëhet “falë vetvetes” gjithmonë i pakapërcyeshëm. Pesimizmi mund të jetë, metaforikisht në krahasim me një sëmundje të keqe, një sëmundje që po e lamë të zgjasi në kohë bëhet e pashërueshme që na vret ngadalë çdo ditë.Edhe kur jemi të dekurajuar, të trishtuar ose duket se gjithçka do të shkatërrohet, natyra kurrë nuk pushon së krijuari ngjyrat dhe aromat e mrekullueshme që çdo ditë, pavarësisht gjithçkaje, dinë të çelin nga betoni. Ne thithim aromën e një lule, mbyllim sytë dhe i hapim përsëri për të vlerësuar çdo nuancë të vogël të jetës sonë. Jeta nuk do të bëhet më e thjeshtë, por të dish të shohësh bukurinë që na rrethon na jep energjinë e duhur dhe dëshirën për të jetuar plotësisht.

 

Janë përjetësisht të pakënaqur

Jo të gjithë e duan punën e tyre, jetën e tyre, por dëshpërimi për ato që nuk kanë mund të na japin vetëm grushtin e fundosjes. Të jesh i pakënaqur me gjithçka na bën të mos vlerësojmë as komplimentin e një prej kolegëve tanë, miqve, familjarëve tanë, apo një shaka të këndshme, një takim të këndshëm…. Në këtë pikë kemi dy mundësi: të pranojmë agoninë tonë të të pakënaqurve të përhershëm ose të fillojmë të riprogramojmë ekzistencën tonë. psh;”Sot do të punoj me një frymë tjetër, do të shmangë marrjen e ngjarjeve negative personalisht, ka diçka pozitive që më pret”: le të fillojmë ditën duke i përsëritur vetes këtë mendim.

 

Për të jetuar intensivisht, duhet të besoni në atë që ju meritoni me të vërtetë

Në mëngjes vishuni me një qëndrim luftarak. Ndonjëherë flasim për “pozitivizëm”, por pozitiviteti është i kotë nëse nuk e besojmë vërtet atë dhe nëse nuk e përdorim mirë realitetin tonë.Ne të gjithë e dimë se cilat janë vështirësitë tona, të gjithë i dimë problemet tona, kështu që nuk ka kuptim t’i lëmë ato mënjanë dhe t’i harrojmë. Ne kemi nevojë të përballemi me to, për këtë kemi nevojë për një qëndrim të fortë, si luftëtarët. Kemi nevojë për një qëndrim, më shumë se pozitiv, si të atyre që dinë të përballen me çdo gjë dhe janë elastik dhe rezistentë.

 

Gjithmonë ka diçka për të mësuar nga momentet gri

Ka nga ata që, pas një dite të keqe vendosin të zhyten ngadalë në momente negative dhe të përjetësojnë këtë gjëndje të negativitetit. Nuk është gjëja e duhur për të bërë. Përkundrazi, ky qëndrim mund të çojë në depresion.

 

Për këtë, është e nevojshme të mbani në mend disa mendime:

  • Jeta nuk është gjithmonë e lehtë dhe askush nuk garanton se lumturia do të na shoqërojë ditë pas dite
  • Ata që nuk kanë përjetuar kurrë një zhgënjim, një dështim, një humbje apo thjesht që s’kanë bërë një gabim,

atëherë ata nuk kanë jetuar ende plotësisht, jashtë zonës së komfortit.

  • Ditët e errëta duhet të na mësojnë të jemi të fortë. Ato ekzistojnë për të na provuar, për të na sfiduar dhe për

të na treguar se vështirësitë mund të na bëjnë të jemi më të mençur dhe më të aftë.

 

Si ta jetojmë plotësisht ekzistencën tonë

Nëse jeni përballur me ditë të zeza, si mund të mos i duroni ato gri? Ju duhet vetëm të drejtoheni në strategji që tashmë i dini: besimi në veten tuaj, siguria që gjithçka kalon, që ka ditë të këqija, por edhe ditë të bukura. Me një vetëvlerësim të mirë dhe me shumë vendosmëri, ju do të jeni në gjëndje ta jetoni jetën tuaj në mënyrë të plotë.

Nëse disa familjarë ose miq që ju doni janë pak negativë, atëherë vendosni pak distancë. Nuk është çështje e prishjes së marrëdhënieve, por e ruajtjes së një ekuilibri emocional në të cilin të ndjeheni të mbrojtur. Shqetësohuni për njerëzit që ju doni, por në mënyrë konstruktive. Mos grumbulloni dhimbje pa qëllim, shqetësimi duhet t’ju japë forcë dhe të gjeni zgjidhje. Qëndrimi juaj duhet të jetë ai i dikujt që ka shpresë se çdo ditë është e bukur dhe që gjithmonë mund të përmirësohet.

Nuk është gjithmonë e lehtë të dilni nga dera e shtëpisë me një buzëqeshje në fytyrën tuaj. Por ka një gjë që duhet të kemi gjithmonë ndër mend: nëse nuk duam të vdesim çdo ditë ngadalë nga brënda, duhet të rivendosim dhe rimodelojmë mendimet tona dhe të përpiqemi të përmirësohemi gjithmonë, duke ushqyer shpirtin tonë në mënyrë që të jemi vërtet të lumtur çdo ditë. Sepse të gjithë e meritojmë.

Gjithmonë mësohet dhe nuk mbaron kurrë … Gjithçka është rezultat i të mësuarit.

Pra, çështja nuk është vështirësia, por sa jemi të gatshëm të përfshihemi në procesin e pashmangshëm të mësimit që kërkohet për të kapërcyer këtë vështirësi…

Të fundit