HomeFokusBiseda me njerëzit
spot_img

Artikuj të ngjashëm

Biseda me njerëzit

Biseda me njerëzit dhe përfshirja në biseda interesante është e barabartë me injeksionin e endorfinës, oksitocinës dhe serotoninës, e konfirmon shkenca.

 

Çfarë na duhet që të jemi të lumtur? Një dorë mbi supe ngushëllimi në momentet më të këqija, një përqafim i sinqertë dhe plot dashuri, prania e dashur e njerëzve që na kujtojnë se jeta nuk përbëhet vetëm nga qëllimet që duhen arritur dhe nga rolet profesionale për të aspiruar, aq më pak objektet e çmuara, që përcaktojnë statusin tonë.

 

Sidoqoftë, kemi nevojë për njerëz për të folur. Miq, të njohur, kolegë dhe partnerë të cilët vërtet dëshirojnë të na dëgjojnë dhe që me të vërtetë duam t’i dëgjojmë në mënyrë që të endemi në biseda interesante, të cilat mund të na intrigojnë dhe stimulojnë. Mbi të gjitha, të gjithëve na ka ndodhur të përjetojmë atë lidhje magjike dhe të pashpjegueshme menjëherë pas një dialogu me një person që menduam se nuk ishte interesant.

Shkenca e shpjegon këtë magji të trurit: bisedat janë një injeksion i vërtetë enforfine dhe serotonine për trurin tonë.  Kjo është arsyeja pse, ndonjëherë, lidhja me disa njerëz është para së gjithash mendore.

 

Kjo demonstrohet nga fakti që shpesh mendja mund të joshë edhe më shumë sesa një trup i bukur.

Një artikull i botuar në revistën shkencore Science Daily mendonte për efektet e dobishme të një bisede interesante. Sipas studimit, ka dalë që dialogët me njerëzit janë në gjendje të gjenerojnë ndryshime në tru që mund të përmirësojnë mirëqenien tonë, ose ta dobësojnë atë, si në rastin e vampirëve të energjisë ose të gjithë atyre njerëzve që shkarkojnë negativitetin e tyre mbi ne.

 

Nga ana tjetër, njerëzit e tjerë kanë fuqinë magjike për të na bërë të ndihemi më mirë falë dialogëve që janë zhvilluar me ta. Kjo ndodh kur kemi parasysh tema interesante dhe stimuluese, kur kemi gjëra të përbashkëta për të folur, kur e gjejmë veten duke dëgjuar fjalime të drejtpërdrejta.

Truri i do këto përvoja. Eshtë falë fjalëve të dikujt, në fakt, që ne mund të përfitojmë nga një rritje e konsiderueshme e endorfinës, oksitocinës dhe serotoninës, hormone që luftojnë dhe zvogëlojnë natyrshëm stresin dhe na bëjnë të ndihemi më mirë.

 

Sepse nëse është e vërtetë që truri ynë është hapësira ku jetojnë të gjitha emocionet tona, është po aq e vërtetë që “mbushja e tij” me përvoja të kënaqshme kontribuon vetëm në mirëqenien tonë mendore dhe fizike, e cila, tani kemi konfirmim, gjithashtu kalon përmes bisedave.

 

Le të krijojmë, pra, disa hapësira ditore gjatë të cilave të flasim. Le të rrethohemi me njerëz interesantë me të cilët ta bëjmë atë për të ndarë përvojat, mendimet dhe nocionet e jetës, për të krijuar alkiminë magjike. Le ta hapim hapësirën tonë të trurit për biseda interesante, në mënyrë që ta gjejmë veten të mbushur me ndjesi të bukura

 

 

 

Të fundit